Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Ibrahim Kadriu: Program trajnimi për diplomatët e rinj nga Maqedonia e Veriut

Ibrahim Kadriu në Berlin

Ibrahim Kadriu në Berlin, © Ibrahim Kadriu

19.05.2022 - Текст

Të nderuar,

Marëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë nuk janë vetëm politike, ekonomike dhe kulturore, por jane më tepër se aq. Ato karakterizohen edhe ne nivel emocional dhe familjar. Shumë shtetas të Maqedonisë së Veriut tani më kanë krijuar edhe lidhje familjare në Gjermani. Gjenerata e parë, duke filluar nga vitet e 70-ta që shkoi për të punuar në Gjermani nga Maqedonia e Veriut, tani më shijon frytet e penzionit, por gjithashtu ka ndikuar edhe në ndryshimin e mentalitetit dhe disciplinës gjermane në punë, eksperiencë të cilën e kanë sjellë edhe këtu.

Gjermania si nje ndër shtetet të cilat ndër të parat njohën pavarësine e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kontribuoi që Maqedonia e Veriut të etablohet në arenën ndërkombëtare, në një kohë shumë sensitive për rajonin e Balkanit Perëndimor.

Perkrahja ekonomike të cilën Gjermania na e ka ofruar gjithmonë, ka ndikuar në përmirësimin e klimës së biznesit dhe reformave në shtet. Gjermania edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë një ndër perkrahësit më të mëdhej ekonomik dhe një ndër investitorët e parë në vendin tonë.

Në aspektin e perkrahjes të cilën Ministria e punëve të Jashtëme Federale vazhdon të ofron edhe sot e kësaj dite përmes programës për trajnim për diplomatët e rinj nga Maqedonia e Veriut është programi për vendet e Ballkanit perëndimor, pjesëmarës i të cilës isha edhe unë në vitin 2013, kontriboi që të njihemi me sistemin politik dhe ekonomk të Republikës Federale të Gjermanisë.

Kjo ishte edhe një motiv më tepër që unë të vazhdoj të mësoj edhe gjuhën gjermane nga niveli A1 qe e fillova në Berlin deri në nivelin B2 që vazhdova në Shkup.

Faleminderime të përzemërta për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme nga Ministria e Punëve të Jashtëme Federale dhe Ambasada Gjermane në Shkup.

Me Respekt,

Ibrahim KADRIU

 

Почеток на страницата