Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Thirrje për të gjithë ish-bursistët e Gjermanisë

07.07.2022 -

Të dashur Alumni,

Për ne si Ambasadë Gjermane, është shumë e rëndësishme që të mbajmë kontakte të mira me Alumnit e programeve tona të  bursave gjermane. Në mënyrë që të vazhdojmë të shkëmbejmë ide me Ju dhe të jemi në gjendje t'Ju mirëpresim në ngjarjet tona, nevojitet një regjistrim i vetëm në bazën tonë të re të të dhënave të ish bursistëve. Andaj i lusim të gjithë Alumnit e interesuar të na dërgojnë një email me të dhënat e mëposhtëme:

  • Emri, mbiemri dhe të dhëna mbi kontaktin (adresa elektronike ose numri i telefonit)
  • Titulli dhe organizata
  • Vendbanimi aktual
  • Kur dhe nga cila organizatë e keni fituar bursën për në Gjermani (p.sh. bursë të DAAD-së nga korriku 2020 deri në janar 2021)

Me nderime

Ambasada Gjermane Shkup