Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Lojë shpërblëyese me rastin e 30-vjetorit të  bashkëpunimit gjermano-maqedonas

28.07.2022 -

Merrni pjesë në lojën tonë të vogël shpërblyese!

Merrni pjesë në lojën tonë të vogël shpërblyese dhe na dërgoni përgjigjet Tuaja deri më datën 12 gusht 2022 përmes formularit të kontaktit.

Fituesit e çmimeve ne do t'i njoftojmë me email. Çmimet do të ndahen në festën e përbashkët të Ambasadës dhe instuticioneve gjermane në vend më 17 shtator në Parkun e qytetit të Shkupit.

Të gjithë pjesëmarrësve ju urojmë shumë argëtim dhe fat të mirë!

Dhe tani tek pyetjet:

  1. Kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike gjermano-maqedonase?
  2. Si quhet Ambasadorja aktuale e Republikës Federate të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut?
  3. Sa institucione gjermane janë të cekura në faqen tonë të internetit?
  4. Si quhet banka gjermane për Zhvillim, e cila është aktive në Maqedoninë e Veriut?
  5. Sa kohë ekziston Shoqata e Biznesit Gjermano-Maqedonas?
  6. Në cilën industri janë më shumë aktive kompanitë gjermane në Maqedoninë e Veriut?
  7. Sa i lartë ishte shkëmbimi tregtar ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 sipas Entit shtetëror për statistikë të Maqedonisë së Veriut?
  8. Sa projekte të vogla ka mbështetur Ambasada Gjermane në vitin 2011?
  9. Cilat janë dy shkollat e mesme në Shkup, ku mund të jepet provimi “Diploma gjermane e gjuhës”?
  10. Në cilën ditë Gjermania feston Ditën e Unitetit Gjerman?  

Ambasada Gjermane Shkup