Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Thirrje projekti për shkëmbim midis të rinjve

13.03.2023 -

Ju drejtoni një shkollë apo një organizatë rinore që angazhohen në fushën e shkëmbimit midis të rinjve? Jeni i interesuar për një shkëmbim të të rinjve ndërmjet  Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë?

Këtë vit, Ministria e Jashtme Federale financon 3 takime të të rinjve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, me qëllim promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, forcimin e tolerancës dhe tejkalimin e paragjykimeve. Takimet mes grupeve të të rinjve gjermanë dhe maqedonas mund të zhvillohen, sipas zgjedhjes, ose në Gjermani ose në Maqedoninë e Veriut.

Kushtet për pjesëmarrje

  • Një grup i të rinjve të grupmoshës 12 deri në maksimalisht 30 vjeç, me vendbanim të përhershëm në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht në Gjermani (Shënim: në rastin e takimeve të nxënësve, projekti është thirrje publike dhe nuk kufizohet vetëm tek pjesëmarrësit e një klase shkollore,  pjesëmarrja është vullnetare dhe nuk vlerësohet me nota).
  • Pjesëmarrësit, së bashku me partnerin e tyre të shkëmbimit,  punojnë në një projekt në fushën e qëndrueshmërisë/mjedisit apo gjinisë dhe marrin përsipër një rol aktiv në përgatitjen dhe zbatimin e projektit.
  • Drejtuesi i shkollës ose organizatës rinore  realizon projektin që do të financohet, kujdeset për mbërritjen, qëndrimin dhe kthimin e grupit të të rinjve  me vetë përgjegjësinë e tyre dhe cakton një person përgjegjës për këtë. Pjesëmarrësit respektojnë rregulloret përkatëse të hyrjes dhe qëndrimit në vendin e destinacionit dhe kanë mbulim të plotë sigurimi shëndetësor gjatë gjithë qëndrimit në vendin e destinacionit (sigurim shëndetësor, sigurim në rast aksidenti, sigurim i detyrueshëm i përgjegjësisë). Për sa i përket dëmeve të shkaktuara në lidhje me zbatimin e projektit, përjashtohet përgjegjësia e Ministrisë së Jashtme Federale ose Ambasadës në Shkup.
  • Përshkrim i arsyeshëm i projektit, jo më i gjatë se 1 faqe dhe një listë e shpenzimeve të parashikueshme.

Cilat shpenzime mund të mbulohen?

Gjithësej mund të financohen 3 takime të të rinjve me një kontribut financiar deri në 15.000.00 euro për çdo takim. Nga kjo shumë mund të rimbursohen shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit, si dhe shpenzimt e projektit (p.sh. materiali i projektit), në bazë të dëshmisë përkatëse.
Ministria  Federale e Jashtme ose Ambasada, në lidhje me projektin që do të financohet, nuk mund të marrin përsipër mbulimin e mëtejshëm të shpenzimeve, përtej fondeve të ofruara dhe të destinuara  për një qëllim të caktuar. Shpenzimet për nevoja personale, ushqim dhe pije, sigurime shëndetësore, para xhepi, etj.  nuk mund të mbulohen dhe duhet të përballohen nga vetë pjesëmarrësit.

Afatet

Propozimet e projektit duhet të dorëzohen ekskluzivisht përmes e-mailit në:  presse.skopje@gmail.com deri më datën 31.03.2023. Takimet me të rinjtë mund të zhvillohen në periudhën kohore midis 01.07.2023 dhe 30.09.2023.