Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
VIZË PËR KËRKIM TË NJË VENDI TË PUNËS (punonjës të kualifikuar me Arsim profesional të njohur më Gjermni) (§20 AufenthG)
Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.
Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.
Gjatë procedurës së shqyrtimit të kërkesës, Ambasada duhet të verifikojë nëse për personat që parashtrojnë kërkesë për vizë ekzistojnë të dhëna për ndonjë shkelje ligjore në Gjermani. Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 2 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel. Nëse aplikuesi ka qëndruar më herët në Gjermani, procedura e shyrtimit mund të jetë edhe më e gjatë, sepse duhet kontaktuar edhe autoritet përgjegjëse në Gjermani. Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.
Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 1 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!
Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:
- 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Ju lutemi printoni të gjitha faqet e aplikacionit dhe bashkëngjitni të gjitha faqet së bashku me kodin QR.
- 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
- Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
- 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi ta ngjitni në formularin për vizë kombëtare, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 fotografi të tretë shtesë duhet të keni me vete.
- Pasaportë e vlefshme, në original dhe 1 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
- Tarifa - Tarifa për aplikim 75,00 euro paguhet me para në dorë.
- Biografia (CV) në gjuhën gjermane, e nënshkruar nga vetë personi.
- Letrër motivuese me të dhënat lidhur me kualifikimin e synuar (sektori, rajoni, vendi i qëndrimit të planifikuar/vendbanimi etj.) në gjuhën gjermane dhe e nënshkruar nga vetë personi. Shpjegime të besueshme lidhur me faktin se pse duhet parashtruar kërkesë për vizë kombëtare me qëlllim kërkimi të një vendi të punës në Gjermani, dhe pse vendi i punës nuk mund të kërkohet në kuadër të qëndrimit të lejuar pa viza, ose përmes internetit.
- Dëshmi mbi kërkimin e mëparshëm të një vendi pune (aplikime për punë dhe përgjigjet nga punëdhënësit potencial.
- Dëshmi mbi finansimin e qëndrimit, shuma mjore neto për mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit duhet të jetë 1.027,- еuro, në formën e një:
1. deklarate detyrimi (fletëgarancion) – Verpflichtungserklärung (e lëshuar nga Zyra për të Huaj) nga një person që jeton në Gjermani për tërë qëndrimin, në origjinal dhe 1 fotokopje, ose
2. vërtetimi nga ndonjë bankë gjermene për hapjen e xhirollogarisë së bllokuar (“Sperrkonto”) në emrin Tuaj, me shumë mujore prej 1.027,- euro në origjinal dhe 1 fotokopje. - Dëshmi mbi shkollimin e kryer (diploma e shkollës profesionale), në origjinal dhe përkthim në gjuhën gjermane me nga 1 fotokopje.
- Dëshmi për njohjen e kualifikimit profesional në Gjermani:
Vërtetim nga autoriteti përkatës gjerman për njohje lidhur me përcaktimin e ekuivalencës së kualifikimit Tuaj profesional, në origjinal dhe 1 fotokopje.
Parakusht pët të ushtruar një veprimtari të kualifikuar është njohja e kualifikimit profesional. Ekuivalentimi i diplomës Suaj duhet të përcaktohet në një procedurë njohjeje të kualifikimeve profesionale/arsimit profesional në Gjermani – “Anerkennungsverfahren”, para se të aplikoni për vizë. Autoritet përkatës konfirmon, nëse kualifikimi Juaj i mesëm profesional është ekuivalent me arsimin e mesëm profesional në Gjermani dhe lëshon lejen për ushtrimin e profesionit.
Informacione lihdur me procedurën e njohjes së kualifikimit, autoritetet përgjegjëse dhe dokumentet e duhura mind të gjeni këtu. - Dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane të nivelit gjuhësor B1, në origjinal dhe 1 fotokopje.
Kujdestarë dhe infermierë duhet të paraqesin dëshmi mbi njohurirë e gjuhës gjermane të nivelit B2, në origjinal dhe 1 fotokopje.
Si çertifikata legale për njohuri gjuhësore vlejnë çertifikatat e Goethe Institut-it, Çertifikata ÖSD (Österreichisches Sprachdiplom) ose çertifikata të lëshuara nga shkolla të licencuara për mësimin e gjuhës (Telc GmbH) ose ECL. Më shumë informacione mund të gjeni këtu.
Qëndrim për kërkim të një vend pune mund të lejohet për më së shumti 6 muaj. |
UDHËZIM – PARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG
U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.
Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.
Shkup / Skopje ___________________ Nënshkrimi / Unterschrift ______________________