Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

VIZË PËR KËRKIM TË NJË VENDI TË PUNËS (punonjës me arsim të lartë të njohur në Gjermani) (§20 AufenthG)

Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.

Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.

Gjatë procedurës së shqyrtimit të kërkesës, Ambasada duhet të verifikojë nëse për personat që parashtrojnë kërkesë për vizë ekzistojnë të dhëna për ndonjë shkelje ligjore në Gjermani.  Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 2 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel. Nëse aplikuesi ka qëndruar më herët në Gjermani, procedura e shyrtimit mund të jetë edhe më e gjatë, sepse duhet kontaktuar edhe autoritet përgjegjëse në Gjermani.  Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.

Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 1 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!

Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:

  • 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Formulari mund të plotësohet online ose të shkarkohet këtu.
  • 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
  • Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
  • 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi  1 fotografi ta ngjitni në formularin për vizë kombëtare, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 fotografi të tretë shtesë duhet të keni me vete.
  • Pasaportë e vlefshme, në original dhe 1 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
  • Tarifa - Tarifa për aplikim 75,00 euro paguhet me para në dorë.
  • Biografia (CV) në gjuhën gjermane, e nënshkruar nga vetë personi.
  • Letrër motivuese me të dhënat lidhur me kualifikimin e synuar (sektori, rajoni, vendi i qëndrimit të planifikuar/vendbanimi etj.) gjuhën gjermane dhe e nënshkruar nga vetë personi. Shpjegime të besueshme lidhur me faktin se pse duhet parashtruar kërkesë për vizë kombëtare me qëlllim kërkimi të një vendi të punës në Gjermani, dhe pse vendi i punës nuk mund të kërkohet në kuadër të qëndrimit të lejuar pa viza, ose përmes internetit.
  • Dëshmi mbi kërkimin e mëparshëm të një vendi pune (aplikime për punë dhe përgjigjet nga punëdhënësit potencial).
  • Dëshmi mbi finansimin e qëndrimit, shuma mjore neto për mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit duhet të jetë 947,- еuro, në formën e një:
    1. deklrate detyrimi (fletëgarancion) – Verpflichtungserklärung (e lëshuar nga Zyra për të Huaj) nga një person që jeton në Gjermani për tërë qëndrimin, në origjinal dhe 1 fotokopje, ose
    2. vërtetimi nga ndonjë bankë gjermene për hapjen e xhirollogarisë së bllokuar (“Sperrkonto”) në emrin Tuaj, me shumë mujore prej 947,- euro ose së paku 5.682,- euro për tërë qëndrimin,  në origjinal dhe 1 fotokopje, (p.sh. Deutsche Bank – www.deutsche-bank.de, firma Fintiba – www.fintiba.com, firma Ekspatrio (X-Patrio) – www.x-patrio.com, firma Korakle (Coracle) – www.coracle.de, etj.).
  • Dëshmi mbi përfundimin e shkollimit të lartë (diplomë dhe pasqyrë notash), në origjinal me përkthim në gjermanisht dhe 1 fotokopje.
  • Dëshmi mbi njohjen e shkollimit të lartë, edhe atë:

    Konfirmim i printuar nga Baza e të Dhënave ANABIN nëse njihet diploma Juaj e shkollës së lartë ose është e  krahasueshme, 1 ekzemplar. Kërkimi në ANABIN duhet gjithmonë të bëhet si në pikëpamje të diplomës universitare, ashtu edhe të universitetit (nëse konsiderohet e krahasueshme shkolla e lartë dhe diploma (Vergleichbarkeit: Hochschule H + und Abschluss: entspricht).

    Në qoftë se shkollimi Juaj universitar ose fakulteti nuk njihen ose nuk janë të barazvlefshëm në Gjermani, ekuivalenca e dipolmës universitare duhet patjetër të konfirmohet nga autoriteti përgjegjës në Gjermani dhe të parashtrohet dëshmia si më poshtë:

    1. Vlerësimi i çertifiktës për mbarimin e shkollimit të lartë (Zeugnisbewertung) nga Zyra Qendrore për Arsimin e Huaj (Zentralstelle für ausländisches Bildungswesen – ZAB), në origjinal dhe 1 fotokopje. Informacione lidhur me procedurën, autoritetet përkatëse dhe dokumentet e nevojshme mund të gjeni këtu.

    2. Leje për ushtrimin e profesionit (Berufsausübungserlaubnis) nga Zyra përkatëse për njohje, për profesione të rregulluara me ligj, për të cilat nevojitet leje për ushtrimin e veprimtarisë (si psh. mjekë, inxhinierë), në origjinal dhe 1 fotokopje.
    Listën e profesioneve të rregulluara me ligj (reglementierte Berufe) mund ta gjeni në linkun këtu.  
    Informacione lihdur me procedurën e njohjes së kualifikimit, autoritetet përkatëse dhe dokumentet e nevojshme mund të gjeni këtu.

Qëndrim për kërkim të një vend pune mund të lejohet për më së shumti 6 muaj.
Pas një vendimi pozitiv në lidhje me aplikimin për vizë, duhet të paraqisni dëshmi për mbulimin e sigurimit shëndetësor të udhëtimit përpara se të lëshohet viza, në rast se kjo dëshmi nuk është paraqitur paraprakisht, në origjinal dhe 1 fotokopje.


UDHËZIMPARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG

U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.

Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.

Shkup / Skopje ___________________               Nënshkrimi / Unterschrift ______________________