Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Viza-Schengen

02.06.2022 -

Për qëndrim afatshkutër deri në 90 ditë

Informacione lidhur me viza për qëndrim afatshkurtër deri në 90 ditë brenda 180 ditëve në Gjermani dhe shtetet e Schengen-it. Shtetasve të Maqedonisë së Veriut nuk iu nevojitet kësi lloj vize.Vizat Schengen vlejnë për një qëndrim prej më së shumti 90 ditësh brenda 180 ditëve në shtetet e Schengen-it. Ambasada Gjermane është përgjegjëse për kërkesën Tuaj për vizë, nëse destinacioni kryesor është Gjermania, dhe nëse si shtetas i vendeve të treta keni vendbanim dhe leje qëndrimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kujdes: Agjensione joserioze vizash
Ambasada nuk bashkëpunon me ndërmjetësues ose agjensione. Për procedurën e vizës paguhet ekskluzivisht vetëm taksa e vizës, pagesa bëhet në Ambasadë. Formularët dhe udhëzimet janë falas.

Të gjitha informacionet lidhur e procedurën e vizave mund t’i gjeni këtu në gjermanisht dhe anglisht.