Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

„Rregulorja për Ballkanin Perëndimor” (nga data 01.01.2021)

15.06.2022 -

Nga 1 janari 2021 në Gjermani hyn në fuqi pjesa vijuese e rregullores aktuale, të së ashtuquajturës „Rregullorja për Ballkanin Perëndimor“ (neni 26 paragrafi 2 i Rregullores për punësim- § 26 Abs. 2 Beschäftigungsverordnung - BeschV). Me këtë, Qeveria Federale deri në vitin 2023 krijoi mundësinë për qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës për shtetas nga Maqedonia e Veriut (sie edhe shtatas nga Shqipëria, Bosna dhe Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, dhe Serbia. Kjo edhe mëtej vlen për të gjitha llojet e punësimeve – pavarësisht nga njohja zyrtare e kualifikimit.

Parakusht për dhënien e vizës ngel miratimi i Agjensionit Federal për Punësim. Sipas ligjit janë paraparë 25.000 miratime për një vit kalendarik, për të gjitha gjashtë shtetet. Kjo afërsisht korrespondon me numrin e vizave të lëshuara në këtë kategori në vitin 2019.

Rregullorja e re për Ballkanin Prëndimor vlen deri më 31.12.2023. Kërkesat e para për vizë mund të parashtrohen vetëm në Ambasadën përkatëse në njërin nga gjashtë shtetet e përmendura. Kjo do të thotë se vetëm kërkuesit e vizave me vendbanim të rëndomtë në njërin nga këto shtete kanë të drejtë aplikimi. Agjensioni Federal për Punësim mundet, si edhe deri tani, ta jep pëlqimin, vetëm në rast se kërkuesit e vizave 24 muaj para parashtrimit të kërkesës nuk kanë përfituar ndihmë financiare sipas Ligjit për asistencë financiare për azilkërkues.

Informacione lidhur me regjistrimin dhe caktimin e tremineve sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor mund të gjeni këtu.

Inmformacione lidhur me procedurën e aplikimit për vizë dhe dokumentet e kërkuara mund të gjeni në faqen e internetit të Ambasadës.

Nëse posedoni arsim të kualifikuar profesional të mesëm ose universitar, mund të parashtroni kërkesë për njohjen e kualifikimit Tuaj në Gjermani. Informacione plotësuese lidhur procedurën e parashtrimit të kërkesës dhe dokumentet e kërkuare mund të gjeni këtu.