Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Termine për parashtrim të kërkesës për vizë kombëtare

Këtu do t’i gjeni të gjitha informacionet lidhur me rezervimin e termineve.

Viza për qëndrime afatgjate (viza kombëtare)

Këtu e gjeni sistemin tonë të ndarjes së termineve. Ai është i ndarë në disa kategori:

  • Bashkim familjar
  • Punësim sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor (informacione më të hollësishme mund të gjeni këtu)
  • Punësime të kualifikuara (për shembull praktikantë, stazhierë, studentë, punëtorë të kualifikuar me arsim të kryer profesional apo studime të kryera (eventualisht me vendim për deficit), persona të vetëpunësuar, shkencëtarë, rihyrje në Gjermani.)

Aplikuesit, të cilëve u duhet vizë në kuadër të një punësimi si drejtues profesionist i automjeteve, punëtor i kontraktuar, si punëtor i anijeve të ujërave vendore apo në kuadër të një punësimi sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, duhet patjetër të rezervojnë një termin tek VisaMetric. Deri te VisaMetric arrini këtu.

Ju lutemi vini re veçoritë e procedurës për ndarjen e terminëve për punësimet sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor.

Aplikuesit në procedurën e përshpejtuar për punëtorë të kualifikuar sipas Nenit 81a të Ligjit për qëndrim do të marrin termin drejtpërdrejtë përmes përfaqësisë diplomatike. Nuk është e nevojshme që aplikuesit të regjistrohen në sistemin e terminëve.

Pasi të jeni regjistruar do të merrni një email për të konfirmuar regjistrimin tuaj.  Ju lutemi kontrolloni rregullisht dosjen tuaj SPAM.

Në rast të paraqitjes pa termin të caktuar ose jashtë një termini të caktuar aplikuesit nuk do të kenë qasje në zyrën e vizave.

Nëse nuk jeni në gjendje të paraqiteni në terminin e caktuar, anuloni atë në kohën e duhur duke përdorur linkun për ndarjen e termineve, në mënyrë që të vihet në dispozicion për aplikuesit e tjerë. Terminet nuk mund të anulohen më në ditën e paraqitjes dhe më pas.

Udhëzime lidhur me procedurën e regjistrimit

Këtu keni mundësinë të regjistroheni për termin në portalin e termineve.

Bashkim familjar:
Në kuadër të bashkimit familjar, në mënyrë të drejtpërdrejtë mund të zgjidhni një termin. Nuk ka listë të pritjes për termin.
Pas të zgjidhni terminin dhe të jeni regjistruar me sukses do t’ju dërgohet një email konfirmimi, në të cilin do të gjeni të gjitha detajet e terminit tuaj. Ky email do t’ju dërgohet në adresën e emailit që e keni dhënë gjatë regjistrimit. Më pas nuk mund të bëhet më ndryshimi i  kësaj adrese të emailit.
Ju lutemi që për çdo anëtar të familjes të kërkoni një termin të veçantë. Terminet aktivizohen gjashtë javë përpara.
Fletë-informacionin me listën e të gjitha dokumenteve të domosdoshme për aplikim mund ta gjeni këtu.

Ju lutemi ta keni parasysh se regjistrimi në sistemin e termineve akoma nuk paraqet aplikim për vizë. Për të aplikuar në afatin e caktuar ju lutemi kontaktoni Zyrën e vizave drejtpërdrejtë me email.

Punëtorë të kualifikuar:
Për të parashtruar kërkesë për ushtrim një veprimtarie të kualifikuar mund të zgjidhni drejtpërdrejtë terminin tuaj të dëshiruar. Nuk ka listë të pritjes për termin.
Edhe këtu vlen: Ju lutemi kontrolloni të dhënat tuaja personale para rezervimit të terminit. Do t’ju dërgohet një email konfirmimi në adresën tuaj që e keni shënuar. Pas rezervimit të terminit nuk mund të bëhet më ndryshimi i të dhënave tuaja.
Veprimtaria e kualifikuar përfshin, mes tjerash:
•    Praktikë
•    Au-Pairs (dado)
•    Arsimim dhe trajnim profesional
•    Studime
•    Punësim në procedurë të njohjes së kualifikimit
•    Punësim me arsim të kryer profesional
•    Punësim me studime të kryera
•    Karta Blu
•    Të vetëpunësuar & Punonjësit e pavarur
•    Rihyrje në Gjermani

Fletë-informacionet për secilën nga qëllimet e udhëtimit me listat e dokumenteve të domosdoshme mund t’i gjeni këtu.

Ju lutemi vini re që kërkesën tuaj për termin ta bëni në mënyrë të plotë dhe drejtë. Në rast se jepni të dhëna të pasakta në kërkesën për termin apo regjistroheni në një kategori të gabuar, mund të refuzoheni në sportel dhe atëherë do të duhet të kërkoni një termin të ri.

Pranimi i aplikimeve përmes VisaMetric:
Për disa qëllime të udhëtimit Zyra e vizave e ka zhvendosur pranimin e aplikimeve:
•    Punësimet e pakualifikuara sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor
•    Drejtues profesionistë të automjeteve
•    Punëtorë të kontraktuar
•    Punëtorë të anijeve të ujërave vendore

Në rast se aplikoni për vizë nëpërmjet VisaMetric, vetë aplikimi bëhet në zyrën e tyre moderne. Këtu mund ta gjeni lokacionin.
Për shërbimet nga VisaMetric krahas tarifës për vizë prej 75,00€ do të paguhet edhe tarifa e shërbimit prej 37,50€. Kjo shumë duhet të paguhet në denarë në ditën e terminit te VisaMetric.

Drejtues profesionistë të automjeteve, Punëtorë të kontraktuar & Punëtorë të anijeve të ujërave vendore:
Pranimi i aplikimit bëhet përmes VisaMetric. Terminet mund të rezervohen këtu në faqen e internetit të VisaMetric. Aty drejtpërdrejtë mund ta rezervoni terminin tuaj të dëshiruar.
Në rast se keni probleme me procesin e rezervimit, drejtohuni drejtpërdrejtë te VisaMetric.

Fletë-informacionet për secilën nga veprimtaritë me listën e dokumenteve të domosdoshme mund t’i gjeni këtu.

Punësime të pakualifikuara sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor:
Ndarja e termineve bëhet përmes sistemit të lotarisë. Informacione më të hollësishme lidhur me këtë mund të gjeni këtu.
Edhe pse pranimi i aplikimeve bëhet përmes VisaMetric erfolgt, ata nuk mund të kenë ndikim për vendimmarrjen lidhur me aplikimin për vizë. Vendimi varet vetëm nga ambasada.

Një pasqyrë të dokumenteve të duhura mund ta gjeni këtu.

Rezervimi i terminit dhe regjistrimi

Nëse dëshironi të rezervoni një termin, klikoni këtu.