Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Pyetjet e parashtruara më së shpeshti rreth vizave

FAQ

Është e mundur që pyetja Juaj tashmë të jetë përgjigjur këtu. Andaj Ju lutemi, hidhini një sy këtyre pyetjeve përpara se të kontaktoni personalisht me Ambasadën. Shumë faleminderit! Ambasada njofton se pyetjet që tashmë janë cekur këtu, nuk do të përgjigjen më me email.

FAQ

Për të aplikuar për një vizë kombëtare, Ju duhet të keni caktuar një termin.

Ju mund të regjistroheni për termin për vizë përmes portalit për termine të Ambasadës.

Informacione më të hollësishme në lidhje me procedurën e caktimit të termineve mund të gjeni këtu.

Koha e pritjes për një aplikim për vizë varet nga kategoria e vizave. Theksojmë shprehimisht se kohët e pritjes të cekura, janë parashikimet e bazuara në kapacitetet aktuale të përpunimit, të cilat përcaktohen nga faktorë që ndryshojnë.

Informacione për kohën e pritjes për secilën kategori mund të gjeni këtu

Jo. Vetëm  regjistrimi i terminit, si i tillë, thjesht nuk paraqet edhe një aplikim për vizë. Nëse në një të ardhme të parashikueshme arrini një kufi moshe, për të cilën vlejnë tjera kushte për aplikimin për vizë (p.sh. nëse fëmijët janë 16 ose 18 vjeç), në raste të tilla mund të parashtroni kërkesë për pranimin/njohjen  e aplikimit për vizë përmes emajlit, pa detyrim për paraqitje personale (i ashtuquajturi respektim i afateve).

Në lidhje me këtë, Ju lutemi na dërgoni një emajl me lutje për pranimin/njohjen aplikimit përmes emajlit, bashkë me numrin përkatës të regjistrimit (Referenznummer) të terminit.

Ju lutemi të keni parasysh, se për çdo anëtar të familjes duhet të rezervohet një termin. Kjo vlen edhe për fëmijët e mitur. Nëse më shumë persona në familjen Tuaj dëshirojnë të aplikojnë, Ju lutemi rezervoni termin për çdonjërin veçmas.

Të gjithë duhet të jenë personalisht të pranishëm gjatë aplikimit për vizë.

Problemet zakonisht lindin kur plotësoni fushën "Numri i telefonit". Numri duhet të shënohet këtu pa kodin e zonës ose "+ / 00389". Gjithashtu në fushën "Numri personal / amë", Ju lutemi sigurohuni që të shënoni numrin e amzës dhe jo numrin e letërnjoftimit.

Sistemi i termineve është i automatizuar, një ndërhyrje manuale në të dhënat bazë që keni dhënë gjatë regjistrimit të terminit, për fat të keq, nuk është e mundur.

Prandaj duhet të keni kujdes gjatë regjistrimit dhe të siguroheni që të lini të pandryshuar e-mailin Tuaj dhe fjalëkalimin deri sa të përfundojë procedura e vizës.

Regjistrimi i vjetër duhet së pari të anulohet, para se të mund të regjistroheni sërish me të dhënat Tuaja aktuale në sistemin e termineve. Nëse nuk keni më qasje në e-mailin Tuaj, ku keni marrë konfirmimin e regjistrimit, Ju lutemi na dërgoni të dhënat e mëposhtme në visa@skop.diplo.de:

Emri dhe mbiemri
Kopje e pasaportës
Numrin e regjistrimit

Ne së pari do të anulojmë regjistrimin Tuaj. Më pas Ju do të merrni një mesazh përmes e-mailit, dhe pastaj mund të regjistroheni përsëri për Termin.

Ejani në terminin e caktuar me pasaportën Tuaj të re dhe të vjetër.

Ju lutemi, fillimisht ta anuloni atë nëpërmjet vegëzës (linkut) të shënuar në konfirmimin e regjistrimit Tuaj dhe regjistrohuni përsëri për një termin me të dhënat e sakta.

Së pari duhet të anuloni regjistrimin Tuaj të gabuar nëpërmjet vegëzës (linkut) të shënuar në konfirmimin e regjistrimit Tuaj. Më pas mund të regjistroheni sërish në kategorinë e duhur. Nuk mund të aplikoni për vizë nëse ju është dhënë një termin në bazë të regjistrimit në kategorinë e gabuar.

Mund të ketë disa arsye për këtë. Ju lutemi fillimisht të kontrolloni kutinë Spam-/Junk dhe opcionet e saj dhe sigurohuni që e-mailet e klasifikuara si të padëshiruara (Spam) të mos fshihen menjëherë. Nëse e-maili i konfirmimit nuk është as aty, atëherë ka gjasa që e keni dhënë adresën Tuaj të gabuar të emailit.

Në këtë rast Ju duhet të rezervoni një termin të ri duke dhënë një email-adresë aktive. Regjistrimi i vjetër me adresën e gabuar duhet të anulohet paraprakisht. Për ta bërë këtë, Ju lutemi na dërgoni të dhënat e mëposhtme në visa@skop.diplo.de:

Emri dhe mbiemri
Kopje e pasaportës
Numrin e regjistrimit

Ne së pari do të anulojmë regjistrimin Tuaj. Më pas Ju do të merrni një mesazh përmes e-mailit, dhe pastaj mund të regjistroheni përsëri për Termin.

Për ta bërë këtë, Ju lutemi na dërgoni të dhënat e mëposhtme në visa@skop.diplo.de:

Emri dhe mbiemri
Kopje e pasaportës
Numrin e regjistrimit

Ne do të anulojmë regjistrimin Tuaj. Ju do të merrni një mesazh përmes e-mailit.

Pasi të konfirmohet termini, nuk mundet më të anulohet nga ana Juaj. Për ta bërë këtë, dërgoni një e-mail tek Zyra e vizave në visa@skop.diplo.de duke shënuar numrin e regjistrimit.

Ju lutemi vini re se një aplikim mund të bëhet vetëm me termin!

Dokumentet e duhura për përgatitjen e aplikacionit Tuaj për vizë, janë të shënuara në fletë-informacionet përkatëse, në rubrikën kategoritë e vizave.

Përdorni fletë-informacionet që i përshtaten qëllimit Tuaj të udhëtimit, dhe mbi bazë të një liste kontrolli mund të përgatitni dokumentacionin e plotë të aplikimit. Ju lutemi lexoni me kujdes fletë-informacionin për kategorinë Tuaj, mblidhni të gjitha dokumentet e listuara në të PARA se të aplikoni për vizë dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë.

Miratimi i vizës sipas § 26 p. 2 të Rregullores për Punësim (Regullores për Ballkanin Perëndimor) si shofer profesionist parimisht është i mundur, megjithatë në raste të tilla vlejnë kushte të krahasueshme për aplikim sipas § 24a të Rregullores për Punësim.

Mos lejoni që si pasojë e dezinformatave të parashtroni një kërkesë për vizë sipas Rregullores për Ballkanit Perëndimor, me shpresën për të zvogëluar numrin e dokumenteve që duhet t’i paraqisni.

Më shumë informacione do të gjeni këtu.

Çdo person që dëshiron të aplikojë për vizë për në Gjermani duhet të jetë i pranishëm personalisht gjatë aplikimit, pavarësisht nga mosha.

Theksojmë shprehimisht se TË GJITHË qytetarët e Maqedonisë së Veriut, EDHE FËMIJËT, kanë nevojë për vizë nëse dëshirojnë të qëndrojnë në Gjermani më shumë se 90 ditë brenda një gjysmë viti.

Fatkeqësisht, Ambasada nuk mund të japë informacion të saktë për këtë, pasi kjo varet nga disa faktorë: nga kompletimi i dokumenteve të dorëzuara, qëndrimet e mëparshme në Gjermani ose vendeve të tjera në zonën Schengen, dhe nevoja për përfshirjen e autoriteteve të brendshme gjermane.

Sapo të ketë përfunduar shqyrtimi i kërkesës Suaj, apo nëse ka ndonjë pyetje, Ambasada do t'Ju kontaktojë me telefon ose me e-mail. Prandaj jeni të detyruar të shënoni në formularin kontaktues një numër telefoni të vlefshëm dhe adresën elektronike, në të cilët mund t'Ju kontaktojmë gjatë gjithë kohës së shqyrtimit të kërkesës.

Ju lutemi të keni mirëkuptim që pyetjeve në lidhje me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit, muajin e parë pas dorëzimit së kërkesës, në përgjithësi nuk do t’iu përgjigjemi.

Pas kësaj vlen: Do të përgjigjen vetëm pyetjet e parashtruara nga vetë aplikuesi, përfaqësuesi i tij ligjor ose një person i cili është autorizuar me shkrim nga aplikuesi. Kërkesa për statusin e lëndës nuk mund të përgjigjet pa shënuarr numrin e dosjes. Numrin e dosjes do ta gjeni në faturën që Ju është dhënë kur keni parashtruar kërkesën për vizë. Numri i dosjes fillon me DEU / 522700 / xxxxxxxx / 0002 ...

Informacione më të të hollësishme në lidhje me procedurat e aplikimit mund të gjeni këtu.  

Formularët e aplikimit për vizë mund të plotësohen online dhe më pas të printohen me Barkod 2D.

Në vegëzat (linqet) e mëposhtme mund të plotësohen formularët: Viza kombëtare (Viza D për një qëndrim afatgjatë, më shumë se 90 ditë).

Tarifa e vizës është zakonisht 75 euro dhe paguhet me para në dorë (vetëm në euro) në sportel gjatë aplikimit.

Vizën që keni marrë nga Ambasada, do të vazhdohet në Gjermani nga autoritetet lokale të Zyrës për të huaj të administratës së qytetit ose të qarkut. Për ta bërë këtë, duhet mundësisht menjëherë pas hyrjes në vend, të paraqiteni tek autoritetet e imigracionit / Zyra pët të huaj (Ausländerbehörde).

Deklarata për marrëdhënie pune nga Agjencia Federale e Punësimit -  Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis - Bundesagentur für Arbeit, duhet të dorëzohet në origjinal dhe dy fotokopje. Nëse nuk e keni marrë origjinalin deri në terminin për aplikim, fillimisht mund të dorëzohen vetëm dy fotokopje.

Meqenëse përgjegjëse për Ju në Gjermani është Zyra për të huaj, fillimisht duhet të konsultoheni me autoritetet lokale atje. Nëse nuk është e mundur vazhdimi i vizës, do të duhet të ktheheni në Maqedoninë e Veriut dhe të parashtroni kërkesë të re me dokumentet e duhura. Për ta bërë këtë, duhet të regjistroheni për një termin të ri.

Personi që jeton në Gjermani dhe që dëshiron të zotohet për Ju, mund ta merr letrën e garancionit nga Zyra përgjegjëse lokale për të huaj (Ausländerbehörde).

Letër garancioni dorëzohet në Ambasadë në origjinal dhe dy fotokopje. Një deklaratë e noterizuar nuk pranohet.

Studentët dhe pjesëmarrësit në kurset e gjuhës, që shkojnë në Gjermani për të studiuar (që zgjasin më shumë se tre muaj), duhet të hapin një llogari bankare të bllokuar si dëshmi për mbulimin e shpenzimeve të jetesës.

Mjetët për jetesë mund të dëshmohen gjatë procedurës së aplikimit për vizë duke hapur një llogari bankare të bllokuar. Jeni të lirë të zgjidhni ofertuesin. Ofertuesit që ofrojnë këtë shërbim në mbarë botën, mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale këtu ose në fletën përkatëse të informacionit.

Ju lutemi vini re! Zyrat përgjegjëse për të huaj në Gjermani zakonisht këmbëngulin në hapjen e një "llogarei bankare të bllokuar" dhe e miratojnë vizën, vetëm pasi të jetë hapur llogaria e bllokuar.

Dëshmia e sigurimit shëndetësor nuk kërkohet gjatë aplikimit në Ambasadë. Por për marrjen e lejes së qëndrimit, Zyrat  për të huaj kërkojnë të dëshmohet një sigurim shëndetësor i vlefshëm. Ju mund ta bëni këtë tek një kompani gjermane të sigurimeve shëndetësore ose mund të paraqisni vërtetimin e Fondit shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për sigurim jashtë vendit. Informacione plotësuese lidhur me  procedurën për lëshimin e formularit dëgjuhësh mund të gjeni këtu.

Si student nga Maqedonia e Veriut Ju keni të drejtë të punoni në Gjermani pa vizë 90 ditë brenda vitit, në përputhje me nenin 14 (2) të Rregullorës për punësim. (§ 14 (2) Beschäftigungsverordnung).

Në çdo rast, Ju nevojitet leja e punës nga Qendra për Ndërmjetësimin e kuadrit të jashtëm dhe profesional – ZAV (Zentrale Auslands- und Fachvermittlung ZAV - www.arbeitsagentur.de).

Për punësim mbi 90 ditë, krahas lejes së punës nga ZAV, duhet të parashtrohet kërkesë për vizë në Ambasadën Gjermane në Shkup. Informacione plotësuese mund të gjeni në fletë-informacionet përkatëse.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të qëndrojnë në zonën e Schengen-it deri në 90 ditë Brenda një gjysmë viti pa vizë. Sa herë që hyni në të ashtuquajturën "Zonën Schengen", në kufi llogaritet se sa kohë keni qenë në një ose më shumë vende të zonës Schengen në 180 ditët e fundit. Këtij numri i shtohen ditët e qëndrimit të planifikuar. Numri i përgjithshëm nuk duhet të kalojë 90-ditëshin.

Ambasada nuk bën llogaritjen e ditëve Tuaja individuale të qëndrimit!

Vegëza (linqe) të dobishme:

Shtetasit e vendeve të tjera mund të parashtrojnë kërkesë për vizë në Ambasadën Gjermane në Shkup, vetëm nëse kanë leje qëndrimi afatgjatë në Maqedoninë e Veriut.

Fatkeqësisht, Ambasada nuk mund të japë asnjë informacion për ndalesat e hyrjes në zonën e Schengen-it. Informacione plotësuese mund të gjeni këtu.

Nëse keni marrë asistencë financiare sipas Ligjit për Azilkërkuesit në Gjermani, mund të parashtroni kërkesë në Ambasadë vetëm dy vjet pas kthimit në vendin e origjinës. Nëse nuk keni marrë ndonjë asistencë financiare, mund të paraqisni kërkesë në çdo kohë.

Megjithatë, në kuadër të procedurës së vizave kotrollohen edhe kushte të tjera.

Kur aplikoni për vizë për bashkim familjar, çertifikata e gjuhës është e vlefshme për një vit. Gjatë parashtrimit të kërkesës aplikuesitt duhet të dëshmojnë zotërimin e njohurive të gjermanishtes në nivelin përkatës.

Informacione plotösuese në lidhje me dëshminë mbi njohuritë e gjuhës gjatë procedurës së vizave mund të gjeni këtu.

Gjatë aplikimit duhet të dorëzohet origjinali i çertifikatës së gjuhës dhe dy fotokopje.

Nëse kërkesa Juaj është refuzuar dhe Ju nuk jeni dakord me këtë, mund të parashtroni një ankimim kundër refuzimit (e kundërshtoni refuzimin e vizës). Informacione plotësuese mund të gjeni këtu.