Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Sqarim rreth qasjes pa barriera në këtë faqe   

Artikel

Ministria Federale për Punë të Jashme dhe përfaqësitë e saj diplomatike jashtë vendit mundohen që faqet e tyre të internetit t'i bëjnë të qasshme pa barriera në përputhje me rregullat kombëtare ligjore për zbatimin e direktivës përkatëse (EU) 2016/2102 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian.

Ky sqarim rreth qasjes pa barriera vlen për versionin e vlefshëm të kësaj faqeje që aktualisht mund të gjendet në Internet.

Ky sqarim është përpiluar më 17.09.2020. 

Cilat fusha ofrojnë qasje pa barriera? 

Pjesët e fushave, të cilat nuk ofrojnë qasje pa barriera janë:

  • Dokumentet e shkarkimit PDF. Ne mundohemi që dokumentet PDF t'i zëvendësojmë sa më shpejtë të jetë e mundur me versionin përkatës pa barriera.
  • Pjesërisht nëntitujt e videove. Ne mundohemi që t'i vëmë në dispozicion edhe nëntitujt mundësisht shpejt pas publikimit, nëse kjo tashmë nuk është bërë gjatë publikimit. 

Informata kthyese dhe kontakti

A keni hasur në mangësi gjatë qasjes pa barriera në përmbajtjet e kësaj faqe? Ose a keni pyetje rreth çështjes së qasjes pa barriera? Atëherë lirisht mund të na drejtoheni. Ju lutemi që për këtë ta përdorni formularin përkatës të kontaktit. 

Ju mund të na kontaktoni edhe nëpërmjet postës, apo telefonit.

Kërkesën Tuaj mund ta paraqitni këtu edhe në gjuhën gjermane të gjesteve. Ju lutemi vini re që telefonata në gjuhën e gjesteve duhet të zhvillohet në gjuhën gjermane të gjesteve.

Procedura e arbitrimit

Pranë Komisionerit të Qeverisë Federale për çështje të personave me aftësi të kufizuara ekziston një zyrë në përputhje me § 16 BGG. Zyra e arbitrimit ka për detyrë të zgjidh konfliktet në mes personave me aftësi të kufizuara dhe insitucioneve publike të federatës.

Ju mund t'i drejtoheni Zyrës së arbitrimit, nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjet e pranuara nga mundësia e përmendur e kontaktimit. Në këtë rast nuk është me rëndësi të gjenden fituesit ose humbësit, por shumë më tepër qëllimi është që me ndihmën e Zyrës së arbitrimit së bashku dhe pa përfshirë gjykatat të gjendet një zgjidhje për problemin.

Procedura e arbitrimit është falas. Ju nuk keni nevojë për person juridik

Në faqen e internetit të Zyrës së arbitrimit i gjeni të gjitha informatat lidhur me procedurën e arbitrimit (në gjermanisht dhe anglisht). Aty mund të lexoni se si zhvillohet një procedurë e arbitrimit dhe si të paraqitni kërkesën për arbitrim. Ju mund ta paraqitni kërkesën edhe në "gjuhë të thjeshtëzuar”, ose në gjuhën gjermane të gjesteve.

Zyrën e arbitrimit e gjeni në adresën e mëposhtme:
Schlichtungsstelle nach dem Behindertengleichstellungsgesetz 
bei dem Beauftragten der Bundesregierung für die Belange von Menschen mit Behinderungen 
Mauerstraße 53 
10117 Berlin 
Telefon: +49 (0)30 18 527-2805 
Fax: +49 (0)30 18 527-2901 

E-Mail: info@schlichtungsstelle-bgg.de
Internet: www.schlichtungsstelle-bgg.de 

nach oben