Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Informacion nga Regjistri Qendror i të Huajve (AZR) ose nga Sistemi i Informacionit Shengen (SIS) dhe çertifikatat/vërtetimet e kalimit të kufirit - Grenzübertrittsbescheinigung

Artikel

Cilat të dhëna të mia personale janë të ruajtura në AZR ose SIS? A kam ndalim hyrjeje për në Gjermani? Ambasada nuk mund t'u përgjigjet këtyre pyetjeve drejtpërdrejt. Edhe për afatin kohor të një ndalimi eventual të hyrjes gjithashtu duhet të bëhet kërkesë drejtpërdrejt tek autoriteti që ka marrë këtë masë.

Nga Zyra për të huaj në Gjermani Ju kërkohet që të largoheni nga territori i Gjermanisë Federale. Lidhur me dokumentet për largimin tuaj, Zyra përgjegjëse për të huaj Ju ka lëshuar një vërtetim për kalimin e kufirit (Grenzübertrittsbescheinigung).

Informacione mbi të dhëna personale nga Regjistri Qendror i të Huajve

Kërkesa për informacion mbi të dhëna personale nga Regjistri Qebdror i të Huajve parashtrohent në formë të shkruar në gjuhën gjermane pranë Zyrës Federale të Administratës (BVA) në Këln (Köln). Për të shmangur rastin që informacioni mbi të dhënat personale t’i dërgohet një personi të paautorizuar, këskesa për informacion mund të shqyrtohet në mënyrë përmbajtësore vetëm pas verifikimit të identitetit të personit në fjalë. Verifikimi i domosdoshëm identitetit jashtë vendit bëhet përmes vërtetimit të nënshkrimit nga ana e Përfaqësisë përkatëse të Gjermanisë.

Vërtetimi i nënshkrimit nga ana e Ambasadës

Për vërtetimin e nënshkrimit në Ambasadën Gjermane në Shkup nuk është i domosdoshëm caktimi i një termini. Ju mund të paraqiteni në Ambasadë çdo ditë pune nga e hëna deri të enjten, prej orës 14:00 deri në orën 15:00. Vërtetimi i nënkrimit bëhet vetëm nëse paraqiteni personalisht. Dokumentet e nevojshme për vërtetimin janë:

  • Formulari i aplikimit të BVA-së, por ende i panënshkruar,
  • Një dokument aktual identifikimi (pasaporta ose letërnjoftimi),
  • Taksa e vërtetimit në shumë prej 34,- €.

Ju lutemi kërkesën dërgoni në:

Informacione mbi të dhëna personale nga Sistemi i Informacionit Shengen (SIS)

Kërkesa për informacion nga Sistemi i Informacionit të zonës së Shengen-it duhet të parashtrohet me shkrim në Zyrën Federale të Kriminalistikës (Bundeskriminalamt (BKA)) në Visbaden (Wiesbaden). Meqë informacioni duhet t’i dërgohet ekskluzivisht personit të autorizuar, BKA ka për detyrë të verifikojë identitetin e kërkuesit të informacionit dhe të kujdeset që vërtetë ai person ta pranojë informacionin në fjalë. Informacione plotësuese lidhur me dokumentet e nevojshme, gjegjësisht përfaqësimin përmes një avokati mund t’i gjeni në  internetit të BKS-së.

Kërkesa parimisht duhet të dërgohen në:

Vërtetim për kalimin e kufirit - Grenzübertrittsbescheinigung

Vërtetim / certifikatë për kalimin e kufirit („Grenzübertrittsbescheinigung“) Ju lëshon Zyra përkatëse për të huajt, nëse nga Ju kërkohet nga Zyra për të huajt që brenda një afati të caktuar kohor të largoheni nga territori i Gjermanisë Federale. Ky vërtetim shërben si dëshmi se Ju me të vërtetë jeni larguar nga Gjermania Federale. Në rast se largimi bëhet drejtpërdrejt nga Gjermania, dhe njëkohësisht nga Zona e Shengen-it përmes rrugës ajrore, ky vërtetim për kalim të kufirit do të merret dhe përpunohet nga autoriteti përkatës kufitar. Në rast se largimi bëhet përmes një shteti tjetër të Shengen-it, vërtetimi për kalimin e kufirit duhet të dorëzohet personalisht në Përfaqësinë e Gjermanisë në vendin e origjinës.

Ambasada mund të vërtetojë në formularin e Zyrës për të huajt se Ju jeni paraqitur personalisht në Ambasadën në Shkup. Ky vërtetim parimisht bëhet pa pagesë. Vërtetimi për kalimin e kufirit pastaj në mënyrë të drejtpërdrejtë i dërgohet Zyrës për të huajt, dhe nuk i kthehet aplikuesve.

Për dorëzimin e vërtetimit për kalimin e kufirit në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup nuk është i domosdoshëm caktimi i një termini. Ju mund të paraqiteni në Ambasadë çdo ditë pune nga e hëna deri të enjten, prej orës 14:00 deri në orën 15:00. Vërtetimi për kalimin e kufirit në Ambasadën në Shkup mund të dorëzohet vetëm personalisht, fëmijët gjithashtu duhet të paraqiten personalisht. Dokumentet vijuese detyrimisht duhet t’i keni me vete:

  • Dokumenti juaj i vlefshëm i udhëtimit ose identifikimit me vulën për dalje nga shteti (në origjinal me një kopje të faqes së fotografisë dhe të gjitha faqet në të cilat ka vulë të daljes). Në rast se nuk paraqitni kopje të faqes së fotografisë dhe faqeve të pasaportës me vulat e daljes, do të duhet të paguani 24 Euro për vërtetimin e kopjeve [Link: •    Dokumenti juaj i vlefshëm i udhëtimit ose identifikimit me vulën për dalje nga shteti (në origjinal me një kopje të faqes së fotografisë dhe të gjitha faqet në të cilat ka vulë të daljes). Në rast se nuk paraqitni kopje të faqes së fotografisë dhe faqeve të pasaportës me vulat e daljes, do të duhet të paguani 24 Euro për vërtetimin e kopjeve. Prandaj, ju rekomandojmë që para se të paraqiteni në Ambasadë vetë t’i siguroni kopjet e duhura]. Prandaj, ju rekomandojmë që para se të paraqiteni në Ambasadë vetë t’i siguroni kopjet e duhura.
  • Formulari i Zyrës për të huajt në origjinal (vërtetimi për kalimin e kufirit - Grenzübertrittsbescheinigung.

Udhëzim: Nëse nuk mund të paraqitet vërtetimi i kalimit të kufirit, ndërsa tek autoritetet gjermane duhet të dëshmohet vërtetimi i daljes nga Gjermania, ambasada mund të lëshojë në mënyrë alternative një certifikatë konsullore, të cilën aplikanti duhet t'ia dërgojë në mënyrë të pavarur autoritetit që e kërkon në Gjermani. Tarifa për këtë certifikatë është 34 euro. Kërkuesit i kërkohet të japë detajet e kontaktit të autoritetit që e kërkon (p.sh. duke e paraqitur e-mailin/letrën e autoritetit që e kërkon).

nach oben