Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
EES – Sistemi Evropian i hyrjes/daljes nga 12 tetori 2025: Regjistrimi digjital i hyrjes në zonën Schengen

Entry-/Exit System © EU Kommission
Wichtiger Hinweis
Nga data 12 tetor 2025, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së (përjashtuar Qipron dhe Irlandën), si dhe në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër, do të hyjë në fuqi një sistem i ri IT për regjistrimin digjital të hyrjeve dhe daljeve në zonën Schengen (EES = Entry/Exit System).
Gjermania gradualisht do ta zbatojë EES-në, fillimisht në aeroportin e Dyseldorfit, më pas në Frankfurt am Main dhe në një fazë të mëvonshme në aeroporte të tjera dhe në porte detare.
Rregullorja vlen për personat që duan të hyjnë në zonën Schengen për një qëndrim afatshkurtër (maksimalisht 90 ditë brenda 180 ditëve).
Mga kjo janë të përjashtuar shtetasit e BE-së, të Zonës ekonomike evropiane dhe shtetasit e Zvicrës. Udhëtarët vetë nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim shtesë.
Ndryshimi prek vetëm procedurat në pikat e kontrollit kufitar:
- Gjatë hyrjes, do të krahasohen fotografia e fytyrës dhe gjurmët e gishtave.
- Pasaportat nuk do të vulosen më. Hyrja dhe dalja do të regjistrohen në mënyrë digjitale, në përputhje me të drejtën evropiane për mbrojtjen e të dhënave.
- Në disa aeroporte të përzgjedhura, udhëtarët do të gjejnë terminale vetë-shërbimi për ta përshpejtuar procesin.
Informacione të mëtejshme mund të gjenden në faqet zyrtare të Bashkimit Evropian dhe të Policisë Federale Gjermane.