Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Është publikuar thirrja për aplikime për Bursën  Parlamentare Ndërkombëtare 2024!

24.05.2023 -

Si çdo vit, Bundestagu Gjerman dhe tre universitetet e Berlinit, edhe për vitin 2024 ndajnë rreth 120 bursa për studentë të rinj të diplomuar nga 50 shtete.

Për pesë muaj, Ju do të keni mundësinë të mësoni më shumë për demokracinë parlamentare dhe shoqërinë pluraliste në punëtori, seminare dhe një praktikë në zyrën e një deputeti të Bundestagut, veç kësaj, do të keni mundësi të përfitoni nga ofertat akademike të universiteteve.

Aplikoni deri më datën 31 korrik 2023 dhe dorëzoni dokumentet vetëm përmes emajlit në Ambasadën Gjermane në Shkup (info@skop.diplo.de)!

Informacione më të hollësishme lidhur me aplikimin mund të gjeni këtu.