Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Deklaratë për mbrojtjen e të dhënave personale sipas nenit 13 të DSGVO
Udhëzimet e mëposhtme shërbejnë për t’ju informuar, se kur dhe cilat informacione mbledhim në këtë faqe interneti dhe si i përdorim ato.
- 1. Bazat
- 2. Përpunimi i të dhënave që lidhet me hyrjen në këtë faqe interneti
- 3. Përpunimi i të dhënave personale në kuadër të vendosjes së kontaktit
- 4. Dërgimi i rubrikës informative
- 5. Porositja e produkteve të printuara
- 6. Aktivitete, puna me shtypin dhe publikun
- Të drejtat Tuaja
- 8. Personi përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale
Ministria Federale e Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë gjermane jashtë vendit përpunojnë informacionet personale në përputhje me Rregulloren Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave (DSGVO), Ligjin Federal për Mbrojtjen e të Dhënave (BDSG) si dhe eventualisht me dispozita të veçanta ligjore. Për t’ju sqaruar rreth përpunimit të të dhënave dhe të drejtave tuaja si dhe në përmbushje të detyrimit tonë të informimit (neni 13 dhe 14 i DSGVO), po ju informojmë rreth përpunimit të të dhënave personale në rast të përdorimit të faqes sonë të internetit, në rast të lidhjes së kontaktit (duke përdorur formularin tonë të kontaktit, email, telefon apo postë) si dhe në rast të abonimit të rubrikës sonë informative.
1. Bazat
1.1. Personi përgjegjës dhe i ngarkuari me mbrojtjen e të dhënave
Sipas § 2 të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm (GAD) Ministria e Jashtme Federale (Qendra) dhe përfaqësitë jashtë vendit përbëjnë një ent federal të njësuar.
Përgjegjësinë për përpunimin e të dhënave personale sipas nenit 4 Nr. 7 DSGVO e mbajnë:
Auswärtiges Amt
Werderscher Markt 1
10117 Berlin
Germany
Telefon: +49 (0)30 18 17-0 / Zyra për Qytetarët: +49 (0)30 18 17-2000
Telefaks: +49 (0)30 18 17-3402
Formulari i kontaktit për qytetarët
Me Të ngarkuarin/ën me Mbrojtjen e të Dhënave pranë Ministrisë së Jashtme Federale mund të kontaktoni përmes adresës:
Datenschutzbeauftragte/r des Auswärtigen Amts
Werderscher Markt 1
10117 Berlin
Telefon: +49 (0)30 18 17-7099
Telefaks: +49 (0)30 18 17-5 7099
Formulari i kontaktit me Të Ngarkuarin/ën me Mbrojtjen e të Dhënave
Nëse keni pyetje rreth mbrojtjes së të dhënave mund t’u drejtoheni edhe personave të kontaktit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave pranë përfaqësive jashtë vendit. Për të mësuar se si mund të kontaktoni me personin e kontaktit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave pranë përfaqësive jashtë vendit, shkoni në fund të faqes (shih pikën 8: Personi i kontaktit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave pranë përfaqësive jashtë vendit).
1.2. Të dhënat personale
Të dhënat personale janë të gjitha ato informacione që u referohen personave fizikë të identifikuar e të identifikueshëm. Si i identifikueshëm konsiderohet ai person fizik, që mund të identifikohet në mënyrë direkte apo indirekte - në mënyrë të veçantë përmes përkatësisë ndaj një emri, numri identifikimi, vendndodhjeje apo një identiteti online. (Art. 4 Nr. 1 DSGVO).
1.3. Baza ligjore e përpunimit të të dhënave
Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me:
- nenin 6 kreu 1 gërma a) e DSGVO, nëse ju jeni shprehur dakord me përpunimin (p.sh. për dërgimin e rubrikës informative),
- nenin 6 kreu 1 gërma b) e DSGVO, nëse përpunimi i të dhënave është i nevojshëm për përmbushjen e një kontrate apo të masave parakontraktuese,
- nenin 6 kreu 1 gërma c) e DSGVO, nëse përpunimi i të dhënave është i nevojshëm për përmbushjen detyrimi ligjor nga ana jonë,
- nenin 6 kreu 1 gërma d) e DSGVO, në rastin kur interesa jetësore të personave të prekur apo të një personi tjetër fizik e bëjnë të nevojshëm përpunimin e të dhënave personale,
- nenin 6 kreu 1 gërma e) e DSGVO i.V.m. § 3 BDSG, nëse përpunimi i të dhënave është i nevojshëm për ushtrimin e një detyre me interes publik apo ushtrimin e një funksioni publik (p.sh. për t‘u dhënë përgjigje pyetjeve të kontaktimit). Ndër funksionet publike të Ministrisë së Jashtme Federale dhe të përfaqësive jashtë vendit bëjnë pjesë në mënyrë të veçantë puna me publikun dhe vënia në dispozicion e informacioneve rreth Republikës Federale të Gjermanisë jashtë vendit (shih § 1 të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm – GAD).
2. Përpunimi i të dhënave që lidhet me hyrjen në këtë faqe interneti
2.1. Mbledhja e të dhënave
Për çdo herë që një përdorues/e akseson ofertën tonë në internet dhe thërret një dosje të caktuar, të dhënat rreth këtij procesi memorizohen përkohësisht në një dosje protokollare dhe përpunohen. Instrumenti „Tracking“ (matomo) që përdoret në funksion të analizave të përdorimit të të dhënave është i konfiguruar në mënyrë të tillë, që të mos mblidhen informacione personale të përdoruesit/es në fjalë.
Më tej adresa juaj IP anonimizohet ; kësisoj përdoruesi/ja nuk mund të gjurmohet. Okteti i fundit i Adresës së IP-së suaj shndërrohet në zero.
Instrumenti Tracking përdoret në serverat personalë në një zonë të rrjetit në Gjermani, që është e çertifikuar nga BSI (Zyra Federale për Sigurinë e Teknikës së Informacionit), kështu që informacionet e Tracking nuk dalin jashtë.
Krahas kësaj ju mund të përshtasni parametrat e browser-it tuaj në mënyrë të tillë që, vizita Juaj në faqen e internetit të mos regjistrohet dhe analizohet fare (parametri: do-not-track). Përmes përcjelljes së një variabli të browser-it faqja e internetit sinjalizohet, nëse vizitori/ja dëshiron apo jo të gjurmohet përmes tracking.
Për të mësuar se si duhet të veproni për këtë qëllim me browser-in tuaj, jepni në një nga faqet e kërkimit “aktivizo do not track (emri i broëser-it tuaj)“
Nga JavaScript-Tracking mblidhen këto informacione:
- Request (emri i dokumentit të kërkuar), data dhe koha e kërkesës
- Tipi/version i broëser-it (p.sh. Firefox 115.0)
- Gjuha e broëser-it (p.sh. gjermanisht)
- Sistemi operativ i përdorur (p.sh. windows 11)
- Tipi, modeli, marka e pajisjes
- Rezolucioni i ekranit
- Plugins-et e përdorura (p.sh. Flash, Java)
- Referues URL (faqja e vizituar më parë)
- Adresë IP e anonimizuar
- Vendi, rajoni, qyteti prej nga bëhet ‚request‘
- Shkarkimet
- Klikimet
- Numri i formularëve të dërguar (varur nga përkufizimet e destinacioneve)
2.2. Session Cookies
Kur thërrasim faqe të veçanta për të lehtësuar lundrimin përdoren të ashtuquajturat cookies të përkohshme. Session cookies nuk përmbajnë të dhëna të personalizuara dhe skadojnë me përfundimin e sekuencës. Edhe në rastin e përdorimit të Shportës së Artikujve përdoren Cookies. Edhe këto skadojnë me përfundimin e sekuencës.
Teknika, që mundësojnë gjurmimin e veprimtarisë së përdoruesit/es, nuk përdoren.
2.3. Përdorimi i Social-Media-Plug-ins
Aktualisht ne shfrytëzojmë këto Social-Media-Plug-ins: facebook, Twiter, Instagram dhe YouTube (Google) dhe përdorim zgidhjen e ashtuquajtur dopio-klik. Kjo do të thotë, që nëse ju vizitoni faqen tonë informacionet personale fillimisht dhe në parim nuk u përcillen ofruesve të Plug-ins. Vetëm nëse ju aktivizoni butonin e rrjeteve sociale atëherë të dhënat mbi personin i përcillen ofruesit të plug-ins të zgjedhur nga ju dhe memorizohen atje (pranë ofruesve amerikanë në SHBA). Ne shfrytëzojmë Social-Media-Plug-ins për të formësuar në mënyrë më interesante ofertën tonë informative përmes ndërveprimit me ju dhe përdoruesit e tjerë.
Ne dëshirojmë t’ju sjellim shprehimisht në vëmendje se rrjetet sociale i memorizojnë të dhënat e përdoruesve/eve të tyre (si p.sh. informacionet personale, adresat IP etj) në përputhje me rregullat e tyre të shfrytëzimit të informacionit dhe se i përdorin ato për qëllime biznesi. Lidhur me përpunimin e të dhënave nga rrjetet sociale mund të informoheni në linket e mëposhtme.
Facebook, X, Instagram, YouTube (Google)
Ne nuk kemi ndikim në mbledhjen e të dhënave dhe përdorimin e tyre të mëtejshëm nga rrjetet sociale dhe as mund të dallojmë se në ç’masë, ku dhe për sa kohë memorizohen këto informacione, apo deri në ç’masë rrjetet përkatëse respektojnë detyrimet e fshirjes së tyre, si analizohen më tej këto të dhëna, si ndërlidhen ato dhe kujt mund t’i përcillen.
Ndaj lutemi të verifikoni me saktësi se cilat informacione personale vendosni në dispozicion të rrjeteve sociale përmes shfrytëzimit të faqes sonë. Nëse nuk dëshironi që rrjetet sociale të marrin informacionet tuaja personale përmes komunikimit me faqen tonë, do të duhet të kontaktoni me ne në rrugë tjetër, për shembull përmes formularit të kontaktit në këtë faqe.
2.4 Google Maps
Në faqen tonë të internetit përfshijmë edhe shërbimin e hartave Google Maps, nga Google. Gjatë shfrytëzimit të kërtij shërbimi (përmes klikimit në hartë) Google përpunon të dhënat personale, në mënyrë të veçantë adresat IP dhe vendndodhjen e përdoruesve, që gjithsesi nuk bëhet pa miratimin Tuaj (zakonisht kur vendosen parametrat e aparateve të lëvizshme).
Ofruesi i shërbimit
Google Ireland Limited, Gordon House, Barrow Street, Dublin 4, Irland
Website: https://maps.google.de
Mbrojtja e informacioneve: https://policies.google.com/privacy
Mundësi kundërshtimi (Opt-Out-Plugin): http://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=de
3. Përpunimi i të dhënave personale në kuadër të vendosjes së kontaktit
Në rast kontakti me ne të dhënat e përcjella nga ju (emri juaj, adresa juaj e email-it dhe eventualisht adresa juaj e banimit, nr. i telefonit dhe nr. i faksit) sikundër edhe informacionet përmbajtësore të përcjella (eventualisht me të dhëna personale) do të përpunohen me qëllim lidhjen e kontaktit dhe trajtimin e çështjes suaj si dhe do të memorizohen në përputhje me afatet në fuqi të rregullores për arkivimin e korespondencës, e cila plotëson Rregulloren e Përbashkët për Funksionimin e Misnitrive Federale (GGO).
Nëse nuk jemi ne përgjegjës për trajtimin e çështjes suaj, mund të bëhet përcjellja tek autoritete të tjera të landeve apo federatës duke respektuar mbrojtjen e të dhënave pa qenë nevoja e dakordësisë, në rast se supozohet, që përcjellja e çështjes me qëllim dhënien e përgjigjes është në interesin tuaj dhe se kjo nuk ka prekur informacione personale sensitive (neni 6 kreu 1 gërma e) e DSGVO lidhur me § 3 BDSG, § 25 kreu 1 lidhur me § 23 kreu 1 Nr. 1 i BDSG).
4. Dërgimi i rubrikës informative
Ju mund të abonoheni në njërën nga rubrikat tona informative, me anë të të cilave ne ju informojmë rreth risive dhe informacioneve të shtypit nga Ministria e Jashtme Federale sikurse edhe rreth destinacioneve të udhëtimit apo çështjeve të sigurisë.
Për regjistrimin në njërën nga rubrikat tona informative ne përdorim procedurën e ashtuquajtur Double-opt-in. Kjo do të thotë që pas regjistrimit tuaj ju dërgojmë një email në adresën e email-it dhënë prej jush, përmes të cilit ju lutemi të konfirmoni, që kërkoni dërgimin e rubrikës informative në fjalë. Vetëm pas konfirmimit të linkut në email-in e dërguar adresa juaj elektronike do të memorizohet për dërgimin e rubrikës informative gjatë kohëzgjatjes së shfrytëzimit të ofertës sonë të rubrikës informative. Nëse ju nuk konfirmoni regjistrimin tuaj brenda 24 orësh, informacionet do të fshihen automatikisht.
5. Porositja e produkteve të printuara
Nëse porosisni përmes faqes sonë të internetit broshura, fletëpalosje apo produkte të tjera të printuara, atëherë për realizimin e porosisë suaj kemi nevojë për këto informacione personale:
- Mbiemri, emri,
- Rruga, nr. i banesës,
- Kodi postar, vendi
- Adresa email
Nëse porosia juaj nuk mund të realizohet prej nesh në mënyrë shteruese, atëherë të dhënat tuaja do t’u përcillen të tretëve (firmës dërguese, eventualisht enteve apo instituioneve të tjera, nëse janë këto që mund të dërgojnë materialin e porositur). Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja është miratimi sipas nenit 6 kreu 1 gërma a e DSGVO. Nëse nuk jepen të dhënat e sipërpërmendura atëherë porosia nuk mund të kryhet.
Të dhënat e përcjella prej jush do të fshihen 90 ditë pas kryerjes së porosisë.
6. Aktivitete, puna me shtypin dhe publikun
Në kuadër të përmbushjes së detyrave të saj Ministria e Jashtme Federale dhe përfaqësitë gjermane jashtë vendit kanë funksionin e organizatorëve apo bashkëorganizatorëve të aktiviteteve në fjalë.
Në rast ftesash për në një aktivitet apo pjesëmarrjeje në të ne përpunojmë të dhënat personale të përcjella (emri, adresa etj). Kjo mund të bëhet përmes rrugëve të ndryshme të komunikimit, për shembull përmes përmbushjes së një formulari kontakti, një formulari online, me email, me telefon apo përmes dorëzimit të një kartë-vizite.
Se cilat janë të dhënat personale, që na përcillen në këtë kontekst, kjo rezulton prej formularit përkatës, prej formatit të regjistrimit të të dhënave apo bisedës gjatë së cilës janë mbledhur këto informacione.
6.1. Mbledhja e të dhënave nga persona shoqërues
Për realizimin e rregullt të aktivitetit mblidhen dhe përpunohen të dhëna edhe nga personat shoqërues të pjesëmarrësve të ftuar. Këta persona kanë të njejtat të drejta sikundër të gjithë të prekurit nga mbledhja e informacioneve, përshkruar më poshtë në nr.7.
6.2. Mbledhja e të dhënave nga burime me akses publik
Ministria e Jashtme Federale mbledh dhe përpunon krahas kësaj të dhëna nga burime me akses publik, si p.sh. nga faqet në internet të personave në fjalë apo prej listave të aksesueshme nga publiku.
6.3. Procedura të tjera në mbledhjen e të dhënave
Të dhënat personale nuk u përcillen të tretëve në mënyrë të paautorizuar, por memorizohen dhe përpunohen për përdorim të brendshëm dhe qëllime të organizimit dhe zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme (si për shembull për hartimin e listave të të ftuarve, mundësimin e kontrollit të hyrjes etj). Ne mund t’ua përcjellim të dhënat personale një apo më shumë procesorëve, që i shfrytëzojnë këto informacione vetëm për përdorim të brendshëm për llogarinë tonë.
Në varësi të llojit të aktivitetit ne mund të marrim edhe funksionin e bashkëorganizatorit në krah të një partneri tjetër në bashkëpunim. Në raste të tilla informacionet e mbledhura për qëllime të aktivitetit u përcillen partnerëve në bashkëpunim si bashkëorganizatorë, të cilët duhet t’i përdorin këto informacione ekskluzivisht vetëm për qëllim të zhvillimit të rregullt të aktivitetit. Se cilët janë partnerët në bashkëpunim kjo bëhet e ditur veçmas në kuadër të organizimit të aktivitetit në fjalë.
Të dhënat memorizohen për aq kohë sa është e nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e aktivitetit në fjalë si dhe për përmbushjen e detyrave në kuadër të punës me publikun.
Duke qenë marrës i shkresave / ftesave ju mund të kundërshtoni në çdo kohë dërgimin e shkresave/ ftesave të tjera.
6.4. Fotografitë
Për qëllime të shtypit dhe marrëdhënieve me publikun të Ministrisë Federale për Punë të Jashtme dhe përfaqësive diplomatike gjermane bëhen dhe publikohen fotografi në ngjarje dhe takime, në të cilat eventualisht mund të shiheni edhe Ju. Ju mund të kundërshtoni fotografimin dhe / ose publikimin. Në lidhje me kundërshtimin Ju lutemi drejtohuni direkt tek fotografi ose përdorni të dhënat e kontaktit të cekura më sipër.
Ju lutemi kini parasysh se ne nuk kemi asnjë ndikim në fotografitë e bëra nga përfaqësuesit e mediave. Këta janë vetë përgjegjës në kuptimin e DSGVO.
Të drejtat Tuaja
7.1. Ju keni përkundrejt nesh këto të drejta lidhur me informacionet tuaja personale:
- Të drejtën për tu informuar, Neni 15 DSGVO
- Të drejtën për të raportuar, Neni 16 DSGVO
- Të drejtën për fshirjen e informacionit („E drejta për tu harruar“), Neni 17 DSGVO
- Të drejtën për të kufizuar përpunimin e të dhënave, Neni 18 DSGVO
- Të drejtën për transmetimin e të dhënave, Neni 20 DSGVO
- Të drejtën për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave, Neni 21 DSGVO
7.2.
Për sa kohë që përpunimi i të dhënave tuaja personale bëhet mbi bazën e miratimit tuaj, ju keni në çdo kohë të drejtën e tërheqjes së dakordësisë suaj, pa u dashur të jepni arsyet. Përmes tërheqjes së dakordësisë ligjshmëria e përpunimit të realizuar tanimë të të dhënave tuaja mbi bazën e miratimit tuaj mbetet e paprekur (neni 7 kreu 3 i DSGVO).
7.3.
Krahas kësaj ju keni të drejtë të ankoheni pranë Autoritetit për Kontrollin e Sigurisë së Informacionit për përpunimin nga ana jonë të të dhënave tuaja personale (neni 77 DS-GVO).
Autoriteti mbikqyrës përgjegjës për Ministrinë e Jashtme Federale dhe përfaqësitë gjermane jashtë vendit është:
I Ngarkuari Federal për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit
Graurheindorfer Straße 153
D-53117 Bonn