Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Parandalimi i Korrupsionit
Direktiva për parandalimin e korrupsionit në Administratën federale prej dates 30 korrik 2004 përcakton kornizën ligjore për parandalimin e korrupsionit në Ministrinë e Jashtme Federale dhe përfaqësitë jashtë vendit.
Parandalimi i Korrupsionit
Direktiva për parandalimin e korrupsionit në Administratën federale prej dates 30 korrik 2004 përcakton kornizën ligjore për parandalimin e korrupsionit në Ministrinë e Jashtme Federale dhe përfaqësitë jashtë vendit. Direktiva nëpërmjet rregullave të qarta synon të ofrojë një udhëzim mbi integritetin, qeverisjen e drejtë dhe transparente të administratës.
Parimet etike dhe refuzimi i korrupsionit duhet të jenë të ngulitura në ndërgjegjen e punonjësve të Ministrisë së Jashtme Federale, të ngarkuarve me punë dhe stafit lokal në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit. Vëmendje maksimale për parandalimin e korrupsionit në Ministrinë e Jashtme dhe përfaqësitë diplomatike i kushtohet sensibilizimit të punonjësve mbi çështjen e mbrojtjes kundër rreziqeve të mundshme të korrupsionit dhe ruajtjes së standardeve të larta etike dhe ligjore si një pjesë integrale e të gjitha veprimeve administrative.
Shpërblime, dhurata personale apo avantazhe të tjera
Vlen parimi: ndalohet pranimi I dhuratave!
Pa pëlqimin e instancës përkatëse, punonjësit e Ministrisë së Jashtme Federale, të ngarkuarit me punë dhe stafi lokal i përfaqësisë diplomatike nuk duhet të pranojnë shpërblime, dhurata apo përfitime të tjera në lidhje me detyrën e tyre. Të gjitha udhëzimet e tjera janë të përfshira në dekretet qarkore të BMI (Ministria për Punë të Brendshme) mbi ndalimin e pranimit të shpërblimeve dhe dhuratave në Administratën federale të datës 08.11.2004 dhe dekretet përkatëse të Ministrisë së Jashtme Federale. Më shumë informacione dhe përgjigje ndaj pyetjeve të shtruara mund të gjeni në faqen e BMI.
Pyetje dhe komente mbi temën e parandalimit të korrupsionit në Ministrinë e Jashtme Federale, Ju mund t’i drejtoni gjithashtu edhe të Ngarkuarit për Parandalimin e Korrupsionit në Ministrinë e Jashtme Federale.
I Ngarkuari lokal për parandalimin e korrupsionit
Personi i kontaktit për parandalimin e korrupsionit në Ambasadë është zoti Florian Träger-Steintjes.