Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
E drejta trashëguese
Dëshmi trashëgimie
Dëshmia mbi trashëgimin vlen si dëshmi se kush është trashëgues dhe lëshohet nga gjykata përgjegjëse për trashëgimi në Gjermani, pas kërkesës së një ose më shumë trashëgimtarëve. Kompetencat e gjykatës për trashigimi zakonisht orientohen sipas vendbaninit të fundit të trashëgimlënësit. Me parashtrimin e kërkesës për lëshimin e dëshmisë mbi treshëgiminë, trashëgimtari bën të qartë se ai e pranon trashëgiminë.
Kërkesa për lëshimin e dëshmisë mbi treshëgiminë përmbanë një deklaratë nën betim dhe prandaj duhet të legalizohet. Kërkesa mud të parashtrohet ose në gjykatën përgjegjëse ose në Ambasadën përkatëse gjermane. Nëse kërkesën doni ta parashtroni në Ambasadën gjermene në Shkup, Ju lutemi drejtohuni paraprakisht përmes emajlit (Link: info@skop.diplo.de) dhe përshkruani shkurtimisht situatën dhe dëshirën Tuaj. Ambasada pastaj do t’Ju dërgojë informacionet lidhur me dokumentet e nevojshme dhe procedurën e mëtejshme.
Refuzim trashëgimie
Në disa raste, për shembull nëse pasuria është e mbingarkuar me borxhe, një trashëgimi e tillë mund edhe të refuzohet.
Sipas ligjit gjerman, një trashëgimi, në parim, mund të refuzohet nga trashëgimtari brenda 6 javësh – nëse qëndrimi është jashtë Gjermanisë, brenda 6 muajve – pas njoftimit mbi trashëgiminë, përmes një deklarate në gjykatën gjermane për trashëgimi.
Nënshkrimi/et në deklaratën e refuzimit të trashëgimisë duhet të vërtetohen zyrtarisht. Vërtetimi i nënshkrimeve mund të bëhet në vetë gjykatën përgjegjëse ose në noter, ndërsa jashtë vendit gjithashtu edhe në Ambasadën përkatëse gjermane. Informacione plotësues lidhur me vërtetimin e nënshkrimeve nga ana e Ambasadës në Shkup mund të gjeni këtu. (Link: Vërtetimi i dokumenteve / Beglaubigungen und Beurkundungen)
Një teks mostër jodetyrues për deklaratë mbi refuzimin e trashëgimisë mund të gjeni dhe shkarkoni këtu.