Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Projekte të vogla të Ambasadës

Mbështetja financiare e projekteve të vogla nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë synon nxitjen e zhvillimit social dhe ekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me këto mjete, Ambasada mund të financojë masa në mënyrë fleksibile, të reagojë ndaj situatave të veçanta emergjente të popullsisë dhe të mbajë llogari për nevojat themelore të shtresave më të varfra të popullsisë. Për arritjen e këtij qëllimi me dobi publike dhe me efekt të menjëhershëm, për shembull, mbështetet furnizimi i pajisjeve materiale. Projektet, sa i përket kohëzgjatjes së tyre, janë gjithmonë të kufizuara në vitin përkatës kalendarik.

Në retrospektivë, Ambasada prej më shumë se 20 vitesh mbështet projekte të shumëllojshme dhe në shkallë vendi ka zbatuar me shumë sukses tashmë mbi 100 masa.

Udhëzime për projektet e pranueshme për financim, për aplikuesit si dhe për procedurën gjenden në një fletë informuese, të cilën mund ta shkarkoni në këtë faqe.

Partnerët e interesuar për projekte mund ta paraqesin fillimisht idenë e projektit me e-mail joformal, duke shënuar kostot e përafërta, përmes formularit të kontaktit më poshtë. 

Ju lutemi, të shmangni pyetjet telefonike!

Udhëzime për kërkesë