Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Udhëzime për kërkesë

Qëllimi: Projektet e vogla synojnë nxitjen e zhvillimit social dhe ekonomik dhe ato duhet të kenë parasysh drejtpërdrejtë për nevojat themelore të popullatës më të dobët për nga ana sociale.

Projekte përgjithësisht të pranueshme për financim:
Projekte që u shërbejnë komunave, p.sh. furnizimi me ujë të pijshëm, pajisja e shkollave ose spitaleve, furnizimi i pajisjeve të përbashkëta për komunitetin.

Shembuj të projekteve të vogla:

Infrastrukturë:

  • Furnizimi i pajisjeve gjithëpërfshirëse të lojërave për kënd lojrash
  • Pajisja e njësive vullnetare të zjarrfikësve (veshje mbrojtëse, pajisje)
  • Furnizimi i një pompe, një gjeneratori, një pajisjeje shpimi, një prese për tulla llaçi, furnizim sharrash motorike, tornoje ose pajisjesh saldimi

Përmirësimi i të ardhurave dhe ushqimit (sidomos në bujqësi) dhe mbrojtja e mjedisit:

  • Furnizimi me pajisje profesionale të pastrimit (p. sh. furnizimi i një enëlarëse industriale për shtëpi të të moshuarve / të personave me aftësi të kufizuara)

Shëndetësi dhe aparate sanitare:

  • Furnizimi i pajisjeve mjekësore / frigoriferëve për materiale të vaksinave / pajisjeve për distilimin e ujit / aparateve për anestezi dhe reanimacion
  • Furnizimi i shtretërve për shtëpi të të moshuarve / spitale / strehimore për fëmijë, kopshte për fëmijë
  • Furnizimi i karrocave për invalidë për institucionet për persona me aftësi të kufizuara.

Arsim dhe kualifikim profesional:

  • Furnizimi i mobilieve / pajisjeve laboratorike shkollore / mjeteve mësimore për shkolla dhe kopshte për fëmijë
  • Pajisja e punëtorive / klasave në shkollat profesionale

    (Lista nuk është përfundimtare)

Shembuj nga praktika për projekte që nuk janë të pranueshme për financim:

  • Dhënia e kredive/Pagesa e mjeteve në fonde kreditore „revolving“;
  • Financimi për blerje të tokës;
  • Pajisjet si laptop / aparat fotokopjimi et. për ministri, respektivisht autoritete shtetërore;
  • Broshura informative për turistë evropianë;
  • Furnizimi i automjeteve pa garanci të mjaftueshme për financimin e shpenzimeve pasuese dhe furnizime këmbimi;
  • Tavolinë operimi për spital, e cila do të përdorej si pike referimi nga shtetas gjerman.

Parakushtet:

  • Zbatimi i projektit në përgjegjësi të plotë të bartësit të projektit (prokurim, dhe sipas nevojës edhe punime ndërtimore); bartësi vendor jep kontribut të konsiderueshëm vetjak, p.sh. në formë pune
  • Efekt i qëndrueshëm;
  • Funksionimi dhe mirëmbajtja e instalimeve të reja duhet të jenë të garantuara, nuk duhet të shfaqen shpenzime shtesë për Ambasadën;
  • Kërkuesi: bartës vendorë si OJQ, grupe për vetë-ndihmë, institucione lokale, shkolla, kopshte për fëmijë, institucione publike shëndetësore.

Procedura:

  • Paraqitje joformale e projektit dhe e kostove të parashikuara përmes formularit të kontaktit të Ambasadës
  • Në rast të përzgjedhjes paraprake të projektit: vizitë në vendin e projektit nga përfaqësues të Ambasadës dhe kërkesë zyrtare nga bartësi i projektit me formularin e kërkesës të Ambasadës 
    ! Kërkesa duhet të plotësohet detyrimisht nga bartësi i projektit në gjuhën gjermane ose angleze;
  • Në rast miratimi të projektit nga Ambasada: lidhja e një kontrate projekti ndërmjet Ambasadës dhe bartësit të projektit;
  • Bartësi i projektit i zbaton masat në përgjegjësinë e vet;
  • Ambasada e paguan shumën e grantit me kërkesë të bartësit të projektit, në varësi të ecurisë së projektit dhe, sipas nevojës, me këste;
  • Dorëzimi i dëshmisë së përdorimit në gjuhën gjermane ose angleze nga bartësi i projektit (raport dhe listë e dokumenteve/kuponëve, përfshirë origjinalet);
  • Pas përfundimit, vizitë e projektit nga përfaqësues të Ambasadës.