Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Vërtetimi i nënshkrimit, vërtetimi i fotokopjeve dhe çertifikatave

Ju nevojiten fotokopje të vërtetuara për përdorim në Gjermani? Ose dëshironi ta vërtetoni nënshkrimin Tuaj? Këtu mund të gjeni informacione plotësuese.

Udhëzime të përgjithshme, termine dhe takime

Nëse ju duhet të dorëzoni dokumente tek një autoritet gjerman, si çertifikata, dokumente identiteti ose dokumente të gjendjes civile, por dëshironi t’i mbani origjinalet, Ambasada mund t’i vërtetojë fotokopjet e këtyre dokumenteve.

Personat që jetojnë në Maqedoninë e Veriut herë pas here gjithashtu kanë nevojë për vërtetim të nënshkrimeve, shenjave të dorës, nënshkrimeve të emrit dhe mbiemrit dhe vërtetimeve tjera zyrtare me dëshmi. Kur bëhet fjalë për kontratat e martesës, deklaratat lidhur me fëmijët, testamentet, kërkesat për çertifikata të trashëgimisë ose marrëveshjet e blerjes së pronëss që kërkohen në Gjermani, noteri maqedonas ose autoriteti maqedonas nuk mund të ndihmojnë gjithmonë. Kontaktit i duhur në këtë rast është Ambasada.

Për vërtetimin e fotokopjeve në Ambasadën në Shkup nuk Ju nevojitet termin. E njëjta gjë vlen edhe për vërtetimin e nënshkrimit (p.sh. aplikimi për një dëshmi penaliteti, aplikimi për informacionin nga Regjistri Qëndror për të Huaj (AZR) ose Sistemi Informatif i Schengenit (SIS). Ju mund të paraqiteni në ambasadën në çdo ditë pune nga, e hëna deri të enjten, prej orës 14:00 deri në 15:00. Vërtetimi i nënshkrimit mund të bëhet vetëm në se paraqiteni personalisht, ndërsa për vërtetimin e fotokopjes nuk duhet të paraqiteni personalisht, vërtetimi i fotokopjes mund të bëhet gjithashtu edhe nga një përfaqësues i autorizuar nga Ju.

Vërtetimi i fotokopjeve

Për vërtetimin e fotokopjes, Ju lutemi paraqisni vetëm origjinalet (dëftesa, çertifikata, dokumente, dokumente  identifikimi ose vërtetime, etj.) që duhet të vërtetohen. Një fotokopje e origjinaleve nuk duhet të paraqitet.

Nëse nuk dorëzohet dokumenti në origjinal, një fotokopje e thjeshtë e një origjinali nuk mund të vërtetohet.

Tarifat
Tarifa për vërtetimin e fotokopjes është 24,- €. Në rast të pagesës me kartë krediti, sigurohuni që ajo të jetë e aktivizuar për pagesa ndërkombëtare. Pronari i kartës duhet patjetër të jetë prezent.
Nëse vërtetimet Ju nevojiten për qëllime studimi ose në kuadër procedurës së njohjes së kualifikimit ose studimit Tuaj, Ju lutemi sillni me vete dëshmi për këtë.  Vetëm vërtetimet e kopjeve për qëllime studimi janë falas. Lidhur me vërtetimin e kopjeve për qëllime studimi në Gjermani, deri në tre kopje mund të vërtetohen zyrtarisht pa pagesë. Kopjet shtesë mund të vërtetohen vetëm kundrejt një tarife. Megjithatë, do të vërtetohen vetëm kopjet e dokumenteve që realisht kërkohen për t’i paraqitur në universitetin përkatës në formë të vërtetuar zyrtarisht.

Shënim: Nëse dorëzoni një numër të madh dokumentesh, për vërtetimin e tyre, varësisht nga kushtet dhe kapacitetet, mund të nevojiten disa ditë.

Vërtetimi i nënshkrimeve

A duhet të nënshkruani një dokument para një zyrtari konsullor në Ambasadën Gjermane? Ligji gjerman në parim njeh dy forma të ndryshme të lëshimit të dokumenteve publike: Forma e vërtetimit zyrtar të nënshkrimit dhe forma e vërtetimit me dëshmi. Në të dyja rastet nënshkruhet një dokument. Ligjvënësi dhe praktika gjyqësore përcaktojnë se cila formë në cilin rast kërkohet.

Vërtetim nënshkrimi

Me vërtetimin e nënshkrimit, noteri gjegjësisht zyrtari konsullor konfirmon se personi i përmendur e ka nënshkruar dokumentin përballë tij. Në shumicën e rasteve, ky lloj vërtetimi i nënshkrimit është i mjaftueshëm.

Nënshkrimi duhet të bëhet personalisht përpara zyrtarit përgjegjës konsullor ose të njihet prej tij. Nuk pason asnjë udhëzim për kuptimin juridik të dokumentit që duhet të nënshkruhet. Lidhur me këtë, Ambasada nuk mund të ofrojë as përkthim me shkrim, dhe as përkthim gojor aty për aty, të deklaratës së dorëzuar në një gjuhë të huaj.

Shembuj për vërtetime nënshkrimesh:

Gjatë paraqitjes për vërtetimin e nënshkrimit Ju lutemi dorëzoni dokumentet vijuese:

  1. Origjinalin e plotësuar të shkresës, kërkesës ose formularit dhe të panënshkruar, ku duhet të vërtetohet nënshkrimi Juaj,
  2. Pasaportën e vlefshme ose letërnjoftimin e vlefshëm

Tarifat
Tarifa për vërtetimin e nënshkrimit shpesh është 56,- € (p.sh. regjistrimi i martesës në Gjermani, etj.)
Tarifa për vërtetimin e nënshkrimit të deklaratës lidhur me marrjen e mbiemrit pas martesës është 80,- €.
Në rast të pagesës me kartë krediti, sigurohuni që ajo të jetë e aktivizuar për pagesa ndërkombëtare. Pronari i kartës duhet patjetër të jetë prezent.

Vërtetime zyrtare me dëshmi
Ky lloj vërtetimiështë forma “më e sigurt” gjatë kryerjes së veprimeve juridike. Zyrtari konsullor gjatë vërtetimit konfirmon gjithashtu identitetin e personit që nënshkruan, por gjithashtu edhe udhëzon të nënshkruarin për kuptimin juridik dhe pasojat e deklaratës së tij. Noterizimet mund të kryhet vetëm nga zyrtarë me autorizim të veçantë.

Para vërtetimit zyrtar, Ambasada duhet ta kontrollojë përmbajtjen dhe të përgatisë dokumentin. Kjo përgatitje ndonjëherë kërkon më shumë kohë, kështu që noterizimi mund të bëhet vetëm pasi të jetë caktuar një termin paraprakisht.
Nëse keni nevojë për kësi lloj vërtetimi, Ju lutemi gjithmonë ta kontaktoni Ambasadën paraprakisht përmes emajlit dhe përshkruani çështjen, duke bashkangjitur dokumente të përshtatshme. Ambasada do t'Ju informojë më pas në çdo rast individual, nëse mund të kryhet notzerizimi dhe cilat të dhëna dhe dokumente kërkohen.

Për llogaritjen e tarifës, vlera e veprimit juridik për të cilin Ju nevojitet dokumenti është vendimtare. Noterizimi i dokumenteve për njohjen e atësisë dhe i pëlqimeve për njohjen e atësisë është pa pagesë.

Në Ambasadën e Shkupit parimisht mund të vërtetohen me dëshmi veprimet e mëposhtme juridike:

  • Njohja e atësisë
  • Pëlqimi për njohjen e atësisë
  • Deklarata e kujdestarisë
  • Kërkesë për çertifikatë trashigimie
  • Kërkesë për çertifikatë evropiane të trashëgimisë
  • Deklarata nën betim

Përkthime

Ambasada nuk bën asnjë përkthim. Ambasada nuk mund të kontrollojë përkthimet ose të konfirmojë saktësinë e përmbajtjes (vërtetimi i përkthimit).

Autoritetet vendase përcaktojnën kërkesat e tyre për përkthime nga Maqedonia e Veriut. Ambasada merr vazhdimisht informacione se autoritetet vendase, si p.sh. agjencitë e punësimit ose autoritetet e njohjes së diplomave në Gjermani, pranojnë përkthime vetëm nga përkthyes të njohur në Gjermani.

Ju lutemi Tuaj të qaroni në interesin paraprakisht se cilat kushte lidhur me përkthimin e dokumenteve maqedonase janë vendosur nga autoriteti Juaj përgjegjës në Gjermani. Ambasada nuk disponon me emra të përkthyesve  të “njohur” prej saj në Maqedoninë e Veriut.

Listat e përkthyesve
Bazën e të dhënave për përkthyes dhe interpretë të administratave rajonale juridike  gjermane, e cila ofron përkthyes të betuar, të emëruar publikisht gjegjësisht  të autorizuar dhe përkthyes dhe interpretë sipas ligjit përkatës të shtetit, mund ta gjendet këtu.

faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut mund ta gjeni listën e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë të licencuar në Maqedoninë e Veriut.

Të gjitha të djënat bazohet në njohuri dhe
vlerësime të Ambasadës në momentin  e përpilimit të tekstit.
Për plotësinë dhe korrektësinë, veçanërisht për faktin që në ndërkohë  kanë
ndodhur ndryshime, nuk mund të jepet asnjë garanci.

Kontakti me departamentin ligjor dhe konsullor

Kontakti