Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Informacion nga Regjistri Qendror i të Huajve (AZR) ose nga Sistemi i Informacionit Shengen (SIS) dhe çertifikatat/vërtetimet e kalimit të kufirit - Grenzübertrittsbescheinigung

Cilat të dhëna personale janë ruajtur për mua në AZR ose në SIS? A kam ndalim-hyrjeje për në Gjermani? Ambasada nuk mund t'u përgjigjet këtyre pyetjeve drejtpërdrejt. Lidhur me afatin  e shfuqizimit eventual të ndalim-hyrjes duhet gjithashtu të lidheni  drejtpërdrejt me autoritetin që ka lëshuar këtë urdhër.

Ju kërkohet nga Zyra për të huaj në Gjermani të largoheni nga Gjermania. Për të dokumentuar largimin Tuaj, Zyra përgjegjëse për të huaj Ju ka lëshuar një vërtetim të kalimit të kufirit.

Informacione mbi të dhëna personale nga Regjistri Qendror i të Huajve

Kërkesa për informacone mbi të dhëna personale nga Regjistri Qebdror i të Huajve parashtrohent në formë të shkruar në gjuhën gjermane në Zyrën Federale të Administratës Bundesverwaltungsamt (BVA) në Köln. Për të shmangur që informacioni mbi të dhënat personale nuk do t’i dërgohet një personi të paautorizuar, këskesa për informacion mund të shqyrtohet në mënyrë përmbajtësore vetëm pas verifikimit të identitetit të personit në fjalë. Verifikimi i identitetit bëhet nga ana e Ambasadës përkatëse gjermane përmes legalizimit të nënshkrimit.

Vërtetimi i nënshkrimit nga ana e Ambasadës

Për vërtetimin e nënshkrimit në Ambasadën Gjermane në Shkup nuk është i domosdoshëm caktimi i një termini. Ju mund të paraqiteni në Ambasadë çdo ditë pune nga e hëna deri të enjten, prej orës 14:00 deri në orën 15:00. Vërtetimi i nënkrimit bëhet vetëm nëse paraqiteni personalisht. Dokumentet e nevojshme për vërtetimin janë:

  • Formulari i plotësuar Antragsformular des BVA, por ende i panënshkruar,
  • Dokumenti i identifikimit (pasaporta ose letërnjoftimi),
  • Tarifa e vërtetimit të nënshkrimit është 56,- euro (para në dorë).

Ju lutemi kërkesën dërgoni në:

Informacione mbi të dhëna personale nga Sistemi i Informacionit Shengen (SIS)

Kërkesa për informacion nga Sistemi i Informacionit Shengen duhet të parashtrohet me shkrim në Zyrën Federale të Kriminalistikës „Bundeskriminalamt (BKA)“ në Wiesbaden. Meqë informacioni duhet t’i dërgohet ekskluzivisht personit të autorizuar, BKA ka për detyrë të verifikojë identitetin e kërkuesit të informacionit dhe të kujdeset që vërtetë ai person ta merr informacionin në fjalë. Informacione plotësuese lidhur me dokumentet e nevojshme, gjegjësisht përfaqësimin përmes një avokati mund të gjeni në faqen e internetit të BKA.

Kërkesa parimisht duhet të dërgohen në:

Grenzübertrittsbescheinigung

Një vërtetim / çertifikatë për kalimin e kufirit („Grenzübertrittsbescheinigung“) Ju lëshon Zyra përkatëse pët të huaj, nëse nga Ju kërkohet që brenda një afati të caktuar kohor të largoheni nga Gjermania. Ky vërtetim shërben si dëshmi se Ju me të vërtetë jeni larguar nga Gjermania. Nëse largimi nga Gjermania, dhe njëkohësisht nga Zona e Shengenit, bëhet  përmes rrugës ajrore, ky vërtetim do të merret dhe përpunohet nga autoriteti përgjegjës kufitar. Nëse largimi bëhet përmes një shteti tjetër të Shengenit, vërtetimi për kalimin e kufirit duhet të dorëzohet personalisht në Ambasadën Gjermane në vendin e origjinës.

Ambasada në vetë formularin e Zyrës për të huaj do të konfirmojë se Ju jeni paraqitur personalisht në Ambasadën në Shkup. Ky konfirmim parimisht bëhet pa pagesë. Vërtetimi për kalimin e kufirit pastaj në mënyrë direkte i dërgohet Zyrës për të huaj, dhe nuk i kthehet aplikuesit.

Për dorëzimin e vërtetimit për kalimin e kufirit në Ambasadën Gjermane në Shkup nuk është i domosdoshëm caktimi i një termini. Ju mund të paraqiteni në Ambasadë çdo ditë pune nga e hëna deri të enjten, prej orës 14:00 deri në orën 15:00. Vërtetimi për kalimin e kufirit në Ambasadën në Shkup mund të dorëzohet vetëm personalisht, edhe fëmijët duhet të paraqiten personalisht. Duhet të paraqiten dokumentet vijuese:

  • Dokumenti juaj i vlefshëm i udhëtimit ose identifikimit me vulën për dalje nga shteti (në origjinal me një kopje të faqes së fotografisë dhe të gjitha faqet në të cilat ka vulë të daljes). Në rast se nuk paraqitni kopje të faqes së fotografisë dhe faqeve të pasaportës me vulat e daljes, do të duhet të paguani 24 Euro për vërtetimin e kopjeve. Prandaj, ju rekomandojmë që para se të paraqiteni në Ambasadë vetë t’i siguroni kopjet e duhura.
  • Dukumenti i Zyrës për të huaj në origjinal („Grenzübertrittsbescheinigung“).