Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Divorci

Në Maqedoninë e Veriut dhe gjithashtu në Gjermani, vendimet në çështjet martesore njihen nga shteti tjetër vetëm pas zbatimit të një procedure të veçantë.

Divorci jashtë vendit: A kërkohet njohja në Gjermani?

Vendimet lidhur me çështjet martesore që mirren në një nga vendet e BE-së (përveç Danimarkës) njihen rregullisht në shtetet e tjera anëtare, pa pasur nevojë për një procedurë të posaçme gjyqësore.

Vendime tjera të huaja, pra edhe ato maqedonase, me të cilat një martesë është shpallur e pavlefshme, e anuluar ose shkurorëzuar, ose me vendimet e tilla është konstatuar ekzistimi ose mosekzistimi i martesës, në parim është e nevojshme që të kryhet një procedurë njohjeje nga autoritetet rajonale të drejtësisë. Baza ligjore është neni 107 paragrafi 1 i Ligjit për Procedurat në çështjet familjare dhe në çështjet civile që zgjidhen në mënyrë vullnetare (FamFG). Sipas së drejtës gjermane, martesa e një shtetasi gjerman që është divorcuar nga një gjykatë maqedonase,  pa kaluar në një procedurë të tillë, vazhdon të jetë e vlefshme.

Procedura e njohjes nuk është patjetër e detyrueshme vetëm kur bëhet fjalë për vendime të gjykatave dhe autoriteteve të shtetit, nënshtetësinë e të cilit të dy bashkëshortët e kanë poseduar në momentin e marrjes së vendimit.

Kompetenca: Në nivel rajonal, përgjegjës është autoriteti  gjyqësor i krahinës federale në të cilën njëri nga bashkëshortët është me vendbanim të rregullt atje, ose – nëse asnjëri nga bashkëshortët nuk jeton në Gjermani – përgjegjës është autoriteti gjyqësor i krahinës federale në të cilën duhet të lidhet një martesë e re. Nëse asnjëri nga bashkëshortët nuk ka vendbanim në Gjermani, përgjegjës është Departamenti i Senatit për Drejtësi në Berlin (shih më poshtë).

Aplikimi: Vendimi merret vetëm në bazë të aplikimit. Përveç bashkëshortit në fjalë, të drejtë aplikimi ka çdo person, i cili justifikon një interes ligjor për sqarimin e çështjes së statusit së tij (p.sh. të fejuarit, bashkëshortët ose trashëgimtarët e ardhshëm). Për informacione plotësuese, p.sh. në lidhje me aplikimin, dokumentet e kërkuara ose tarifat, Ju lutemi kontaktoni Zyrën e cila është përgjegjëse për Ju.

Adresat e autoriteteve rajonale të drejtësisë, të publikuara në faqen e internetit të Zyrës Federale të Drejtësisë, mund t`i gjeni këtu.