Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Fletë-informacioni mbi dëshminë e njohurive të gjuhës

Gjatë procedurës për vizë për qëllime të ndryshme (ndër të tjera për tërheqjen e bashkëshortit/es, të fëmijëve nga 16 vjeç, punësime në profesione të mjekësisë, etj.) aplikuesit duhet të paraqesin dëshmi për njohuri të gjuhës gjermane të nivelit A1, A2, B1, B2, C1, C2 sipas Kuadrit të Referencës së Përbashkët Evropiane të Këshillit të Evropës. Si dëshmi, gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë,  duhet të paraqitet certifikatë e lëshuar në bazë  të provimit të standardizuar të gjuhës sipas standardit të „Association of Language Testers in Europe (ALTE)“. Informacione lidhur me nivelin e njohurive të gjuhës që kërkohet për qëllimin përkatës të qëndrimit, mund të gjeni në fletë-informacionet përkatëse.

Datat e provimeve të kursit të gjuhës, si dhe informacione mbi përmbajtjen dhe nivelin e provimit mund të gjenden në faqen kryesore ose duke telefonuar ofruesin përkatës të provimit. Ku dhe si fitohen aftësitë gjuhësore është e parëndësishme. Certifikata e gjuhës kontrollohet nga zyra e vizave për autenticitetin dhe, në raste të caktuara edhe për besueshmërinë dhe përditësimin e saj në lidhje me aftësitë aktuale gjuhësore të parashtruesit të kërkesës.

Po ashtu, NUK mund të njihen certifikata të pjesshme gjuhësore për shkathtësitë/modulet individuale “Të folurit, të shkruarit, të lexuarit, të dëgjuarit”, por vetëm certifikatat e testit të gjuhës që përfshijnë të 4 shkathtësitë/modulet. Ju lutemi vini re se certifikata e gjuhës në ditën e aplikimit NUK duhet të jetë më e vjetër se 1 vit. Certifikatat më të vjetra të gjuhës në përgjithësi nuk pranohen.

Të gjitha certifikatat dhe vërtetimet e tjera nga shkollat e gjuhës që konfirmojnë vetëm pjesëmarrjen në një kurs gjuhësor NUK pranohen në procesin e vizave.

Licencën për dhënien e certifikatave përkatëse në Maqedoninë e Veriut e posedojnë shkollat e mëposhtme të  licencuara për mbajtjen e provimeve gjuhësore për gjuhë gjermane:

Goethe-Institut
Blvd. 8 Septemvri 18-1/5, 1000 Shkup
Tel./Fax: +389 2 3121 604
E-maili: info-skopje@goethe.de
Interneti: https://www.goethe.de/ins/mk/de/index.html 

Qendra e licencuar provimeve ÖSD (ÖSD-Prüfungszentrum) në Tetovë
German Language Examination Center
Ilindenska 335, 201.01/4, 1200 Tetovë
Mob.: +389 71 784 185
E-maili: german.language@ecenter.com.mk
Interneti: www.osd.at

Shkolla për gjuhë të huaja LinguaLink
Vasil Gjorgov 33, 1000 Shkup
Tel./telefaks: +389 2 322 57 55, +389 2 322 2189; Mob.: +389 75 328 855, +389 70 212 129
E-maili: LinguaLink@on.net.mk , lingualink2002@gmail.com
Interneti: www.lingualink.com.mk

PLUS Education Center
Rr. Gjorgi Pop Hristov 4/Lokali 1, 1000 Shkup
Mob.: + 389 72 585 171
E-maili: german.language@ecenter.com.mk
Interneti: https://www.pluseducationcenter.com

VETËM certifikatat përkatëse nga ofruesit e mëposhtëm janë të vlefshme si certifikata të njohura të gjuhës gjermane në procesin e vizave, pavarësisht nëse ato janë lëshuar në Maqedoninë e Veriut apo në një vend tjetër:

  • Insitutit Gëte - Goethe-Institut e. V. (GI),
  • Shoqata austriake për diplomën e gjuhës gjermane - Verein Österreichisches Sprachdiplom Deutsch (ÖSD),
  • telc gGmbH (TELC) – duke përjashtuar çertifikatat e gjuhës të lëshuara nga Qendrat e provimeve në Serbi,
  • Konsorciumi Evropian i çertifikatave për njohjen e gjuhëve bashkëkohore - European Consortium for the Çertificate of Attainment in Modern Languages (ECL).

Kërkesat për dëshmi të njohurive të gjuhës angleze:
Në kuadër të kërkesave për vizë për qëndrime studimore ose për Kartën e mundësive mund të jetë e nevojshme një dëshmi mbi njohuritë e gjuhës angleze.
Në këtë rast pjesërisht mund të pranohen edhe teste gjuhësore që bëhen online.
Pranohen ofertues të ndryshëm

  • Test of English as a Foreign Language, TOEFL (Informacione më të hollësishme mund të gjeni këtu
  • Certifikate të gjuhës nga ofertues që janë të licencuar nga Association of Language Tests in Europe (ALTE), si më poshtë
    - Cambridge Assessment English
    - IELTS B2 bis C1 (Informacione më të hollësishme mund të gjeni këtu,
    - Cambridge English: First (B2), Cambridge English: First for Schools (B2), Cambridge English: Vantage (B2), Cambridge English: Advanced (C1), Cambridge English: Business Higher (C1), (Informacione më të hollësishme mund të gjeni këtu)
    - LanguageCert Test of English B2-C1 Computer-adaptive Test, LTE-CAT (Informacione më të hollësishme mund të gjeni këtu).
    - Trinity College London:
      Graded Exams in Spoken English, GESE, grades 7-11 për B2 deri në C1 (Informacione më të hollësishme mund të gjeni këtu)
    Integrated Skills in English, ISE 2 & 3 (Informacione më të hollësishme mund të gjeni këtu)