Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Përjashtime nga dëshmia e njohurive të gjuhës gjermane në kuadër të bashkimit familjar në Gjermani

Gjatë aplikimet për bashkim familjar, njohuri të gjermanishtes zakonisht duhet të dëshmohen para hyrjes në Gjermani. Kjo duhet t’Ju mundosojë që qysh nga fillimi, në situata të thjeshta në jetën e përditshme, të mund të komunikoni në gjermanisht. Megjitahtë, ligji parashikon gjithashtu edhe përjashtime, kur nuk duhet të dëshmohen njohuri të gjuhës gjermane.

Përjashtimi vlenë në rastet në vijim:

a) Përjashtimet që mund të arsyetohen nga vetë personi që aplikon:

  1. Njohuritë Tuaja të gjuhës gjermane janë të dukshme, d.m.th. që gjatë aplikimit, në bisedë e sipër, ato konstatohen menjëherë dhe pa asnjë dyshim. Nëse paraqitet ndonjë dyshim në lidhje me nivelin A1, duhet të paraqitet një çertifikatë zyrtare e gjuhës ose dëftesa përkatëse që i keni marrë gjatë shkollimit Tuaj në hapësirën gjermanisht-folëse (jo shkollë gjuhe.
  2. Ekzistojnë dukshëm parakushte për integrim të shpejtë: kjo zakonisht mund të supozohet, nëse keni kryer arsim universitar ose posedoni kualifikim të lartë profesional, ose ushtroni një veprimtari e cila parashen një kualifikim të tillë. Veç kësaj, duhet të parashikohet që Ju brenda një periudhe të arsyeshme kohore do të gjeni një vend të përshtatshëm pune dhe se do të jeni në gjendje të integroheni në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore në Gjermani, pa ndihmën e shtetit. Këto tre parakushte (kualifikimi, prognoza pozitive e punësimit, parashikimi pozitiv i integrimit) duhet të plotësohen që të gjitha. Vetëm paraqitja e një diplome universitare, pa u përmbushur kërkesat e tjera, nuk është e mjaftueshme për të supozuar një integrim të shpejtë!

    Prognoza pozitive e punësimit paraqet parakusht se i huaji me njohuritë ekzistuese gjuhësore mund të punësohet në Gjermani brenda një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me  kualifikimet e tij. Kjo do të thotë që mund të merren në konsideratë vetëm ato diploma ose kualifikime që ndoshta do t'Ju mundësojnë të filloni një punë në Gjermani në përputhje me kualifikimet Tuaja, ose, për shembull, punësime ku nevojiten njohuri të gjuhëve të huaja.

  3. Ju dhe bashkëshortja/ti Juaj nuk dëshironi përgjithmonë të qëndroni në Gjermani, por vetëm përkohësisht. Kjo vjen në konsideratë, p.sh. për bashkëshortët e personave të biznesit ose punonjësit e ndërmarrjeve  ndërkombëtare që punojnë dhe jetojnë në Gjermani vetëm për një periudhë të caktuar.

  4. Për shkak të një sëmundjeje, ose aftësie të kufizuar fizike, mendore, apo shpirtërore në mënyrë permanente, Ju nuk jeni në gjendje të përfitoni njohuri elementare të gjuhës gjermane. Nëse ekziston ose jo një rast përjashtues, do të vendoset në kuadër të procedurës së vizës pas konsultimeve me Zyrën për të huaj (Ausländerbehörde) në Gjermani.

  5. Rregullat për rrethanat jashtëuakonisht të rënda:

  • Një përjashtim ekziston gjithashtu nëse për shkak të rrethanave të veçanta, në raste individuale, nuk është e mundur ose nuk mund të pritet, që të përfitohen njohuri elementare të gjuhës gjermane para hyrjes në Gjermani.
  • Dëshmi për njohuri të gjuhës nuk do të kërkohet, nëse Ju p.sh. edhe krahas përpjekjeve serioze brenda një viti, nuk keni qenë në gjendje të merrni çertifikatën e duhur të gjuhës. Shumë e rëndësishme është që në raste të tilla të dëshmohen qartë përpjekjet serioze të të mësuarit (si p.sh. pjesëmarrja në kurse dhe paraqitja në provime). Njohuritë e kërkuara gjuhësore do të duhet të fitohen pas hyrjes në Gjermani, me qëllim që të merrni leje qëndrimi si bashkëshort. Nëse ekziston një rast përjashtues ose jo, do të vlerësohet gjatë procedurës së vizës në konsultim me Zyrën për të huaj (Ausländerbehörde).

b) Përjashtime që vlejnë për personin referues/personi që jeton në Gjermani:

  1. Nëse bashkëshortja/ti është nënshtetas i një shteti anëtar të BE-së (përveç Gjermanisë!), ose nënshtetas i shteteve ZEE (Zona Ekonomike Evropiane), Norvegjisë, Islandës, Lihtenshtajnit, ose Zvicrës.
  2. Nëse bashkëshortja/ti është nënshtetas i Australisë, Izraelit, Japonisë, Kanadës, Republikës së Koresë, Zelandës së Re, SHBA-ve, Btitanisë së Madhe, Andorrës, Hondurasit, Monakos oser San Marinos.
  3. Personi që jeton në Gjermani posedon leje qëndrimi sipas §18a AufenthG, §18b AufenthG, §18c Abs. 3 AufenthG, §18d AufenthG, §18f AufenthG, §19 AufenthG, §19b AufenthG, §19c Abs. 1 AufenthG i.V.m. §3 BeschV, §19c Abs. 1 AufenthG i.V.m. §5 BeschV, §19c Abs. 2 AufenthG i.V.m. § 6 BeschV, §19c Abs. 4 AufenthG ose §21 AufenthG.
  4. Nëse si prind me të drejtë kujdestarie shpërnguleni tek fëmija Juaj i mitur me nënshtetësi gjermane, gjegjësisht së bashku me të shpërnguleni në Gjermani, ose Jeni në pritje të një fëmije, i cili pas lindjes do të pajiset me nënshtetësi gjermane.
  5. Nëse bashkëshortja/ti shijon të drejtën e mbrojtjes në Gjermani dhe posedon lejeqëndrim në bazë të së drejtës së azilit (§25 Abs. 1 bzw. §26 Abs. 3 AufenthG) ose (§25 Abs. 2 bzw. §26 Abs. 3 AufenthG) dhe nëse martesa ka ekzistuar në momentin kur  bashkëshortja/ti Juaj e ka zhvendosur vendbanimin  në territorin federal gjerman.
  6. Nëse bashkëshortja/ti është banorë i përhershëm nga ndonjë shtet tjetër të BE-së dhe posedon lejeqëndrim sipas nenit 38a të Ligjit për qëndrim (§38a AufenthG), në rast se  martesa ka ekzistuar në momentin kur  bashkëshortja/ti Juaj e ka zhvendosur vendbanimin në territorin federal gjerman dhe bashkëshortët tashmë kanë bashkëjetuar në atë shtet të BE-së.