Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

VIZË PËR TËRHEQJEN E FËMIJEVE MINOREN NGA ANA E PRINDËRVE

Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.

Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.

Gjatë procedurës së shqyrtimit, Ambasada vendimin e merr në bashkëpunim me Zyrat përkatëse për të huaj në Gjermani. Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 10 deri 12 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel, shpeshherë kjo kohë është edhe më e gjatë. Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.

Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 1 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!

Gjatë aplikimit, varësisht nga kategoria, duhet të paraqiten dokumentet vijuese:

А. Bashkim familjar i fëmijëve të mitur me të dy prindërit

  • 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Formulari mund të plotësohet online ose të shkarkohet këtu 
  • 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
  • Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
  • 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi t'i ngjitni në formularin, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
  • Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 1 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme  së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
  • Tarifa - Tarifa është 40,00 euro. Tarifat mund të paguhen ose me para të gatshme në banknota EURO ose me kartë krediti, monedhat nuk pranohen.
  • Çertifikatë ndërkombëtare (internacionale) të lindjes, në origjinal dhe 1 fotokopje.
  • Çertifikata e  vendbanimit e prindërve në Gjermani, origjinal dhe 1 fotokopje.
  • Fotokopje e pasaportës së prindërve në Gjermani, me lejen e qëndrimit.
  • Në raste konkrete vendimi i birësimit/bijësimit (adoptimit) me përkthim në gjuhën gjermane, në origjinal dhe 1 fotokopje.
  • Dokumenta plotësues për fëmijët minoren të moshës 16-18 vjeçare:
  • Dëshmi për njohuri të gjuhës gjermane të nivelit gjuhësor C1, në original dhe 2 fotokopje.
  • Si çertifikata legale për njohuri gjuhësore vlejnë çertifikatat e Goethe Institut-it, Çertifikata ÖSD (Österreichisches Sprachdiplom) ose çertifikata të lëshuara nga shkolla të licencuara për mësimin e gjuhës (Telc GmbH) ose ECL. Më shumë informacione mund të gjeni këtu.
    Ligji parasheh edhe përjashtime nga detyrimi i paraqitjes së dëshmisë për njohuri të gjuhës gjermane. Informacione plotësuese mund të gjeni këtu.

B. Bashkim familjar i fëmijëve të mitur me vetëm njërin prind, nëse prindi tjetër nuk udhëton së bashku me fëmijën

  • 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Formulari mund të plotësohet online ose të shkarkohet këtu.
  • 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
  • Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
  • 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi t'i ngjitni në formularin, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
  • Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 1 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme  së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
  • Tarifa - Tarifa është 40,00 euro. Tarifat mund të paguhen ose me para të gatshme në banknota EURO ose me kartë krediti, monedhat nuk pranohen.
  • Çertifikatë ndërkombëtare (internacionale) të lindjes, në origjinal dhe 1 fotokopje.
  • Çertifikata e  vendbanimit e prindërit që jeton në Gjermani, në origjinal dhe 1 fotokopje.
  • Fotokopje e pasaportës e prindëit që jeton në Gjermani,  me lejen e qëndrimit.
  • Në raste konkrete aktgjykimi i shkurorëzimit të prindërve me vendimin për të drejtën e kujdestarisë, në origjinal dhe përkthim në gjuhën gjermane, me nga 1 fotokopje.
  • Deklaratë pëlqimi të noterizuar, e nënshkruar nga prindi i cili mbetet në Maqedoninë e Veriut për shpërnguljen e fëmijës në Gjermani, në origjinal me vulë apostille, dhe përkthim në gjuhën gjermane, me nga 1 fotokopje.
  • Fotokopja e pasaportës së prindit i cili mbetet në Maqedoninë e Veriut.
  • Dokumenta plotësues për fëmijët minoren të moshës 16-18 vjeçare:
    - Dëshmi për njohuri të gjuhës gjermane të nivelit gjuhësor C1, në original dhe 1 fotokopje.
    - Si çertifikata legale për njohuri gjuhësore vlejnë çertifikatat e Goethe Institut-it, Çertifikata ÖSD (Österreichisches Sprachdiplom) ose çertifikata të lëshuara nga shkolla të licencuara për mësimin e gjuhës (Telc GmbH) ose ECL. Më shumë informacione mund të gjeni këtu.
    Ligji parasheh edhe përjashtime nga detyrimi i paraqitjes së dëshmisë për njohuri të gjuhës gjermane. Informacione plotësuese mund të gjeni këtu.

UDHËZIMPARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG

U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.

Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.

  • Jam informuar se aplikimi im është i pakompletuar dhe për këtë arsye nuk aplikoj. (Ich wurde auf die Unvollständigkeit meines Antrags hingewiesen und sehe daher von der Beantragung ab.)
  • Jam informuar se aplikimi im është i pakompletuar dhe insistoj në dorëzimin e aplikimit. (Ich wurde auf die Unvollständigkeit meines Antrags hingewiesen und bestehe auf die Beantragung.)

Shkup / Skopje ___________________               Nënshkrimi / Unterschrift ______________________