Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
VIZË PËR BASHKIM FAMILJAR I PRINDËRVE ME FËMIJËT ME NËNSHTETËSI GJERMANE
Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.
Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.
Gjatë procedurës së shqyrtimit, Ambasada vendimin e merr në bashkëpunim me Zyrat përkatëse për të huaj në Gjermani. Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 10 deri 12 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel, shpeshherë kjo kohë është edhe më e gjatë. Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.
Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 1 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!
Gjatë aplikimit, varësisht nga kategoria, duhet të paraqiten dokumentet vijuese:
А. Bashkim familjar me fëmijë minoren me shtetësi gjermane, kur prindërit janë në kurorë |
- 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Formulari mund të plotësohet online ose të shkarkohet këtu
- 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
- Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
- 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi t'i ngjitni në formularin, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
- Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 1 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
- Çertifikatë lindjeje të fëmijës me shtetësi gjermane, në origjinal dhe 1 fotokopje.
- Fotokopje e pasaportës i fëmijës me shtetësi gjermane ose dëshmi mbi posedimin e shtetësisë gjermane.
- Çertifikatë ndërkombëtare (internacionale) e kurorëzimit, ose çertifikata gjermane e kurorëzimit, në origjinal dhe 1 fotokopje.
- Çertifikata e vendbanimit (fletëparaqitje) e bashkëshortes/it në Gjermani, në origjinal dhe 1 fotokopje.
- Fotokopje e pasaportës së bashkëshortes/it në Gjermani, në raste konkrete edhe fotokopje e lejes së qëndrimit në Gjermani, nëse bashkëshortja/ti nuk është shtetas gjerman.
B. Bashkim familjar me fëmijë minoren me shtetësi gjermane, kur prindërit nuk janë në kurorë |
- 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Formulari mund të plotësohet online ose të shkarkohet këtu
- 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
- Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
- 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi t'i ngjitni në formularin, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
- Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 1 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
- Çertifikatë lindjeje të fëmijës me shtetësi gjermane, në origjinal dhe 1 fotokopje.
- Fotokopje e pasaportës i fëmijës me shtetësi gjermane ose dëshmi mbi posedimin e shtetësisë gjermane.
- Çertifikata e vendbanimit të fëmijës gjerman, gjegjësisht dëshmi për vendbanimin e njërit prind në Gjermani, në origjinal dhe 1 fotokopje.
- Fotokopje e pasaportit të prindit që jeton në Gjermani.
- Dëshmi mbi pranimin e atësisë, në origjinal dhe 1 fotokopje.
- Dëshmi mbi të drejtën e kujdestarisë, në origjinal dhe 1 fotokopje.
UDHËZIM – PARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG
U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.
Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.
- Jam informuar se aplikimi im është i pakompletuar dhe për këtë arsye nuk aplikoj. (Ich wurde auf die Unvollständigkeit meines Antrags hingewiesen und sehe daher von der Beantragung ab.)
- Jam informuar se aplikimi im është i pakompletuar dhe insistoj në dorëzimin e aplikimit. (Ich wurde auf die Unvollständigkeit meines Antrags hingewiesen und bestehe auf die Beantragung.)
Shkup / Skopje ___________________ Nënshkrimi / Unterschrift ______________________