Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

VIZË PËR BASHKIM ME ANËTARË TJERË TË FAMILJES

Në parim, bashkimi familjar me anëtarët e tjerë të familjes është i mundur vetëm për të shmangur rrethanat jashtëzakonisht të rënda jetësore (krahaso nenin 36 (2) të Ligjit për qëndrim - §36 Abs. 2 AufenthG). Kërkohet një përjashtim i konsiderueshëm nga bashkimi i rregullt familjar (nenet 27 deri 32 të Ligjit për qëndrim - §§ 27 bis 32 AufenthG). Në raste të tilla duhet të ketë një rrethanë aq të rëndë në jetë, saqë në rastin individual, refuzimi i kërkesës për leje qëndrimi do të shaktonte një barrë të papërballueshme për personin, i cili, në mënyrë të jashtëzakonshme, parashtron kërkesë për vizë. Prandaj, dëshmitë për këtë lloj kërkese për vizë duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të besueshme. Vetë fakti që ekziston një aftësi e kufizuar ose sëmundje, nuk është i mjaftueshëm.

Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.

Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.

Gjatë procedurës së shqyrtimit, Ambasada vendimin e merr në bashkëpunim me Zyrat përkatëse për të huaj në Gjermani. Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 10 deri 12 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel, shpeshherë kjo kohë është edhe më e gjatë. Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.

Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 1 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!

Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:

  • 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Formulari mund të plotësohet online ose të shkarkohet këtu
  • 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
  • Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
  • 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi t'i ngjitni në formularin, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
  • Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 1 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme  së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
  • Tarifa - Tarifa është 75,00 euro. Tarifat mund të paguhen ose me para të gatshme në banknota EURO ose me kartë krediti, monedhat nuk pranohen.
  • Çertifikatë ndërkombëtare (internacionale) e lindjes, në origjinal dhe 1 fotokopje.
  • Vërtetim vendbanimi  i personit që jeton në Gjermani, në origjinal dhe 1 fotokopje.
  • Fotokopja e pasaportës e personit që jeton në Gjermani, dhe fotokopja e lejës së qëndrimit, nëse personi nuk posedon pasaportë gjermane.
  • Fotokopja e pasaportit ose të lejes së qëndrimit të personit që jeton në Gjermani.
  • Çertifikatë ndërkombëtare (internacionale) e lindjes e personit që jeton në Gjermania, në origjinal dhe 1 fotokopje.
  • Dëshmi për rrethanat jashtëzakonisht të rënda jetësore (varësisht nga rasti individual)
    - Dëshmi për llojin dhe ashpërsinë e sëmundjes/aftësisë së kufizuar dhe nevojën për përkujdesje, në origjinal dhe përkthim në gjermanisht, me nga 1 fotokopje.
    - Dëshmi për mungesën e personave të mundshëm referues dhe mundësitë e përkujdesjes në Maqedoninë e Veriut (p.sh. çertifikata ndërkopmbëtare e vdekjes, vendime gjyqësore, etj.), në origjinal dhe 1 fototkopje, në rast konkret, përkthim në gjermanisht.
    - Dëshmi të tjera për varësinë e personit nga mbështetja e anëtarit të familjes që jeton në Gjermani, në origjinal dhe 1 fotokopje, në rast konkret, përkthim në gjermanisht.

UDHËZIMPARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG

U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.

Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.

Shkup / Skopje ___________________               Nënshkrimi / Unterschrift ______________________