Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
VIZË PËR TËRHEQJEN E BASHKËSHORTES / BASHKËSHORTIT
Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.
Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.
Gjatë procedurës së shqyrtimit, Ambasada vendimin e merr në bashkëpunim me Zyrat përkatëse për të huaj në Gjermani. Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 10 deri 12 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel, shpeshherë kjo kohë është edhe më e gjatë. Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.
Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 2 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!
Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:
- 2 formularë - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Formulari mund të plotësohet online ose të shkarkohet këtu
- 2 formularë - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
- Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
- 3 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 2 fotografi t'i ngjitni në formularë, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
- Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 2 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
- Tarifa - Tarifa për aplikim 75,00 euro paguhet me para në dorë.
- Çertifikatë ndërkombëtare (internacionale) e kurorëzimit, ose çertifikata gjermane e kurorëzimit, në origjinal dhe 2 fotokopje.
- Çertifikatë zyrtare për njohjen e gjuhës gjermane “Start Deutsch 1” të Goethe Institut-it, “Start Deutsch 1” nga Telc GmbH apo diplomë austrtiake të gjuhës “Österreichisches Sprachdiplom Deutsch A1”, në origjinal dhe 2 fotokopje.
- Infomacione shtesë mund rë gjeni këtu.
- Ligji parasheh edhe përjashtime nga detyrimi i paraqitjes së dëshmisë për njohuri të gjuhës gjermane. Informacione plotësuese mund të gjeni këtu. - Çertifikata e vendbanimit (fletëparaqitja) në Gjermani bashkëshortes/bashkëshortit, në origjinal dhe 2 fotokopje.
- Fotokopje e pasaportës dhe të lejes së qëndrimit të bashkëshortes/bashkëshortit nga Gjermania, nëse nuk janë shteteas gjerman, në 2 fotokopje.
- Nëse aplikuesi për vizë dhe/ose bashkëshortja/ti ka qenë i kurorëzuar me herët, duhet të dorëzohen:
- Aktgjykimin e shkurorëzimit, në origjinal dhe 2 fotokopje, në raste të caktuara, me 2 përkthime në gjuhën gjermane.
- Njohjen e aktgjykimit të shkurorëzimit nga ana e gjyqit në Maqedoninë e Veriut, nëse martesa është lidhur në Maqedoninë e Veriut, ndërsa shkurorëzimi është bërë në Gjermani, në origjinal dhe përkthim në gjuhën gjermane, me nga 2 fotokopje.
- Njohjen e aktgjykimit të shkurorëzimit nga ana e gjyqit në Gjermani, nëse shkurorëzimi është bërë në Maqedoninë e Veriut dhe njëri nga partnerët ka qenë shtetas gjerman, në origjinal dhe 2 fotokopje.
- Informacione shtesë, nëse bashkëshortja/bashkëshorti aplikon së bashku me fëmijët, mund të gjeni këtu.
UDHËZIM – PARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG
U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.
Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.
Shkup / Skopje ___________________ Nënshkrimi / Unterschrift ______________________