Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
VIZË ME QËLLIM KUALIFIKIMI OSE PRAKTIKE
Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.
Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.
Gjatë procedurës së shqyrtimit, Ambasada vendimin e merr në bashkëpunim me Zyrat përkatëse për të huaj në Gjermani. Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 3 deri 4 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel, shpeshherë kjo kohë është edhe më e gjatë. Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.
Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 1 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!
Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:
- 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Ju lutemi printoni të gjitha faqet e aplikacionit dhe bashkëngjitni të gjitha faqet së bashku me kodin QR.
- 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
- Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
- 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi t'i ngjitni në formularin, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
- Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 1 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
- Tarifa - Tarifa është 75,00 euro. Tarifat mund të paguhen ose me para të gatshme në banknota EURO ose me kartë krediti, monedhat nuk pranohen.
- Kontratë për praktikë (jo më e vjetër se 6 muaj): e nënshkruar nga ndërmarrja dhe praktikanti, që përmbanë të dhëna mbi llojin, fillimin, kohëzgjatjen dhe fushën e praktikës, pagën mujore, orarin javor të punës dhe datën e nënshkrimit, në origjinal dhe 1 fotokopje.
- Në rast se paga mujore gjatë praktikës nuk e arrinë shumën mujore bruto prej 934,- euro, atëherë duhet të paraqitet një dëshmi për pjesën e munguar të finansimit, në formën e një
Deklrate detyrimi (fletëgarancion) – Verpflichtungserklärung (e lëshuar nga Zyra për të Huaj) nga një person që jeton në Gjermani për tërë qëndrimin, në origjinal dhe 1 fotokopje, ose
Vërtetim nga ndonjë bankë gjermene për hapjen e xhirollogarisë së bllokuar (“Sperrkonto”) në emrin Tuaj, për pjesën e shumës së munguar, në origjinal dhe 1 fotokopje.
- Nëse keni strehim falas ose ushqim, ju lutemi te sjellni dëshmi përkatëse. - Plan për praktikën, nëse përmbajtja e saj nuk është qartësuar në kontrtatë, në origjinal dhe 1 fotokopje.
- Biografia (CV) në gjuhën gjermane që përmbanë të dhëna mbi shkollimin e deritanishëm, eventualisht angazhimet Tuaja profesionale, e nënshkruar nga vetë personi.
- Letër motivuese në gjuhën gjermane, me arsyet e përzgjedhjes së praktikës, e nënshkruar nga vetë personi.
- Dëshmi mbi kualifikimin:
- për aplikues me shkollim të kryer: dëshmi mbi shkollimin e kryer (diploma, dëftesat e dy viteve të fundit, vërtetime për provimet e dhëna, etj.), në origjinal dhe përkthim në gjuhën gjermane me nga 1 fotokopje.
- për aplikues pa shkollim të kryer: vërtetim nga shkolla/fakulteti (vërtetim për provimet e dhëna, indeksi, etj.), në origjinal dhe përkthim në gjuhën gjermane me nga 1 fotokopje.
UDHËZIM – PARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG
U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.
Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.
Shkup / Skopje ___________________ Nënshkrimi / Unterschrift ______________________