Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
VIZË PËR STUDIME (§16 b AufenthG)
Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.
Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.
Gjatë procedurës së shqyrtimit, Ambasada vendimin e merr në bashkëpunim me Zyrat përkatëse për të huaj në Gjermani. Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 10 deri 12 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel, shpeshherë kjo kohë është edhe më e gjatë. Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.
Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 1 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!
Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:
- 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Ju lutemi printoni të gjitha faqet e aplikacionit dhe bashkëngjitni të gjitha faqet së bashku me kodin QR.
- 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
- Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
- 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi t'i ngjitni në formularin, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
- Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 1 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
- Dëshmi nëse diploma është njohur në Gjermani:
- Studime për herë të parë: diploma e maturës sahtetërore, në origjinal dhe përkthim në gjuhën gjermane, me nga 1 fotokopje,
- Shkëmbim studentësh: indeksi, pasqyra e notave, në origjinal dhe përkthim në gjuhën gjermane, me nga 1 fotokopje,
- Studime pasuniversitere “master”: diploma dhe pasqyra e notave për përfundimin e arsimit të lartë, në origjinal dhe përkthim në gjuhën gjermane, me nga 1 fotokopje.
- Dëshmi për financimin e qëndrimit dhe studimit: shuma mujore që duhet të dispononi duhet të jetë 992,- euro, në formë të:
- Deklrate detyrimi (fletëgarancion) – Verpflichtungserklärung (e lëshuar nga Zyra për të Huaj)për tërë qëndrimin nga një person i cili jeton në Gjermani, në origjinal dhe 1 fotokopje, ose
- nëse keni fituar bursë, dëshmia përkatëse për bursën, në origjinal dhe 1 fotokopje, ose
- Nëse vetëm pjesërisht keni fituar bursë, dallimi duhet të dëshmohet përmes fletë-grancionit ose xhillorollogarisë së bllokuar
- Vërtetim nga ndonjë bankë gjermene për hapjen e xhirollogarisë së bllokuar (“Sperrkonto”) në emrin Tuaj, me shumë mujore prej 992,- eurosh, ose së paku 11.904,- euro për 1 vit, në origjinal dhe 1 fotokopje. - Dëshmi për qëndrimin në Gjermani me qëllime studimi:
- Nëse tashmë jeni pranuar në universitet: Vërtetimin (njoftim pranimin) e fakultetit.
- Nëse keni aplikuar për studime por ende nuk posedoni vërtetim se jeni pranuar: Vërtetim nga universiteti në Gjermni për aplikacionin Tuaj.
- Nëse para fillimit të studimeve duhet të ndiqni kurs të gjuhës gjermane: Shkresë nga universiteti ose nga shkolla për mësimin e gjuhës. - Dëshmi mbi njohuri të gjuhës: nëse për studimet Tuaja kërkohen njohuri të gjuhës, atëhetrë duhet të paraqiten dëshmi për njohuri të gjuhës gjermane, gjegjësisht të gjuhës angleze për programet studimore në gjuhën angleze:
- Çertifikatë zyrtare të gjuhës të nivelit të duhur, në origjinal dhe 1 fotokopje.
- Çertifikata tjera ose vërtetime që dëshmojnë vetëm pjesëmarrjen në një kurs gjuhe NUK mund të pranohen.
- Më shumë informacione lidhur me çertifikatat për njohuritë e gjuhës gjermane mund të gjeni këtu.
Shënim: Aplikimi është pa pagesë.
UDHËZIM – PARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG
U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.
Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.
Shkup / Skopje ___________________ Nënshkrimi / Unterschrift ______________________