Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
VIZË PËR QËLLIME KUALIFIKIMI/TRAJNIMI PROFESIONAL (§16 a Abs. 1 oder 2 AufenthG)
Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.
Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.
Gjatë procedurës së shqyrtimit, Ambasada vendimin e merr në bashkëpunim me Zyrat përkatëse për të huaj në Gjermani. Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 3 deri 4 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel, shpeshherë kjo kohë është edhe më e gjatë. Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.
Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 1 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!
Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:
- 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Formulari mund të plotësohet online ose të shkarkohet këtu.
- 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
- Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
- 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi t'i ngjitni në formularin, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
- Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 1 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
- Tarifa - Tarifa është 75,00 euro. Tarifat mund të paguhen ose me para të gatshme në banknota EURO ose me kartë krediti, monedhat nuk pranohen.
- Kontrata për aftësim/trajnim profesional dhe planin e trajnimit (jo më e vjetër se 6 muaj): e nënshkruar nga ndermarrja e cila e kryen trajnimin si dhe nga nxënësi, në të cilën punëdhënësit e jep adresën e plotë, fillimin dhe kohëzgjatjën e trajnimit, përshkrimin e saktë të veprimtarisë së synuar, shumën e pagës mujore, orarin javorë të punës dhe datën e lidhjes së kontratës, në origjinal dhe 1 fotokopje.
- Kontrata duhet të konfirmohet nga shoqata përkatëse profesionale (p.sh. IHK).
- Nëse pagesa mujore nuk arrin një shumë mujore prej 927 € bruto, shuma që mungon duhet të dëshmohet me anë të një:
Deklrate detyrimi (fletëgarancion) nga një person që jeton në Gjermani për tërë qëndrimin, në origjinal dhe 1 fotokopje, ose
Vërtetim nga ndonjë bankë gjermene për hapjen e xhirollogarisë së bllokuar (“Sperrkonto”) në emrin Tuaj, me shumën që mungon, në origjinal dhe 1 fotokopje.
- Nëse keni strehim falas ose ushqim, ju lutemi te sjellni dëshmit përkatëse. - Kontrata me shkollën ose konfirmimi i regjistrimit nga shkolla profesionale, në origjinal dhe 1 kopje.
- Biografia (CV) në gjuhën gjermane e nënshkruar nga vetë personi.
- Dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane të nivelit gjuhësor B1, në origjinal dhe 1 fotokopje.
- Si certifikata legale për njohuri gjuhësore vlejnë çertifikatat e Goethe Institut-it, Çertifikata ÖSD (Österreichisches Sprachdiplom) ose çertifikata të lëshuara nga shkolla të licencuara për mësimin e gjuhës (Telc GmbH) ose ECL. Më shumë informacione mund të gjeni këtu.
- Më shumë informacione lidhur me procedurën e përshpejtuar për punonjës të kualifikuar mund të gjeni këtu. (LINK: Merkblatt ALB Merkblatt Beschleunigtes Fachkräfteverfahren PROCEDURË E PËRSHPEJTUAR PËR PUNONJËS TË KUALIFIKUAR
UDHËZIM – PARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG
U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.
Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.
Shkup / Skopje ___________________ Nënshkrimi / Unterschrift ______________________