Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

PROCEDURË E PËRSHPEJTUAR PËR PUNONJËS TË KUALIFIKUAR

I Informacione rreth procedurës

Procedura e përshpejtuar për punonjës të kualifikuar e shkurton procedurën e njohjes së arsimit profesional dhe procedurën e miratimit të vizës. Kjo procedurë vlenë për kategoritë vijuese:

  • Punonjës të kuakifikuar me arsim të mesëm profesional (§§ 16d und 18a AufenthG)
  • Punënjës të kualifikuar me  arsim universitar (18b AufenthG)
  • Persona me kualifiikim të lartë
  • Kërkues shkencorë/shkencëtarë
  • Ekspertë për pozita udhëheqëse
  • Arsim profesional dhe trajnim profesional (§16a AufenthG)
  • ormularë - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Formulari mund të plotësohet online (LINK: VIDEX-Formular) ose të shkarkohet këtu. (LINK: DEU/ALB Antragsformular)
  • 2 formularë - udhëzimi, (LINK: Belehrung § 54 NEU) të nënshkruar personalisht.
  • Të dhëna plotësuese për kontaktin, (LINK: Zusatzangaben Erreichbarkeit DEU/ALB) të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
  • 3 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 2 fotografi t'i ngjitni në formularë, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
  • Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 2 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme  së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
  • Tarifa - Tarifa për aplikim 75,00 euro paguhet me para në dorë.
  • Pëlqim/miratim paraprak (Vorabzustimmung) nga Zyra përgjegjëse për të huaj,  sipas nenit  §81a i Ligit për qëndrim (AufenthG), në origjinal dhe 2 fotokopje.
  • Dëshmi mbi përfundimin e shkollimit (diploma, dëftesa, vërtetime, etj.), në origjinal dhe përkthin në gjermanisht, me nga 2 fotokopje.
  • Dëshmi për njohjen e gjuhës gjermane. Nëse në kuadër të procedurës së përshpejtuar keni paraqitur çertifikatë pr njohuri të gjuhës gjermane, e njejta duhet të paraqitet edhe në Ambasadë gjatë

Punonjës të kuakifikuar në fushën e teknologjisë informative, pa arsim universitar

Informacionet/hapat vijues janë të rëndësishëm:

  1. Ju e keni autorizizuar punëdhnësin e ardhshëm/institucionin arsimor, që të fillojë me procedurën e përshpejtuar për punonjës të kualifikuar pranë Zyrës përkatëse për të huaj (“Ausländerbehörde”) në Gjermani. Mostër të autorizimit mund të gjeni këtu. 
  2. Zyra për të huaj e këshillon punëdhënësin Tuaj të ardhshëm/institucionin arsimor, e mbështetë në zbatimin e procedurës për njohjen e kualifikimit jashtë vendit dhe e siguron pëlqimin nga Agjensioni Federal për Punësim. Autoritetet përkatëse për njohjen e kualifikimit dhe Agjensioni Federal për Punësim janë të obliguara ta shqyrtojnë kërkesën brenda një afati rë caktuar kohor.
  3. Kur të jenë plotësuar të gjitha kushtet, Zyra për të huaj lëshon dokuemtin e ashtuquajtur pëlqim/miratim paraprak (Vorabzustimmung), të cilin Ju duhet ta pranoni nga punëdhënësi. Në dokumentin në fjalë janë cekur fotokopjet e dokumenteve, të cilat Ju gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë në Ambasadën gjermane duhet t’i dorëzoni në origjinal.
  4. Anëtarët e familjes Suaj duhet paralelisht të regjistrohen për Termin për bashkim familjar, në rubrikën Lista e pritjes për viza kombëtare - „Termin-Warteliste für nationale Sichtvermerke“. Ju lutemi në pjesën Qëllimi i aplikimit - „Grund der Beantragung“ shënoni: Mein Partner/Elternteil stellt erst noch einen Antrag als Fachkraft (FEG)“ -  partneri/prindi im do të parashtrojë kërkesë si punonjës i kualifikuar (FEG)“.
  5. Ju lutemi regjistroni të dhënat e anëtarëve të familjes në tabelën e mëposhtme dhe paraqiteni të njejtën gjatë aplikimit për vizë. Terminin përfundimtar për parashtrimin e kërkesës për vizë, anëtarët e familjes do ta marrin pasi të miratohet këskesa Juaj. Ju lutemi t’i përgatitni dokumentet e nevojshëm për vizë për anëtarët e familjes në përputhje me fletë-informacionet tona për bashkim familjar.

    Familienangehöriger
    (Anëterët e familjes)
    Ehepartner/in
    bashkëshorti / ja
    Tochter/Sohnbija / biri

    Name
    Mbiemri

    Vorname
    Emri

    Passnummer
    Nr. i
    asaportës

    Referenznummer
    Nr. i regjistrimit

  6. Vendimi lidhur me këskesën për vizë, të parashtruar me të gjitha dokumentet e nevojshme, zakonisht mirret në Ambasadën gjermane brenda 3 javësh.
  7. Tarifa e procedurës së përshpejtuar për punonjës të kualifikuar në Zyrën për të huaj është 411,- euro. Shpenzime plotësuese: tarifa për aplikim 75,- euro dhe shpenzimet për njohjen e kualifikimit profesional.

II Informacione rreth dokumenteve të nevojshme

Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.

Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 2 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!

Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:

  • 2 formularë - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Formulari mund të plotësohet online ose të shkarkohet këtu.
  • 2 formularë - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
  • Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
  • 3 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 2 fotografi t'i ngjitni në formularë, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
  • Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 2 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme  së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
  • Tarifa - Tarifa për aplikim 75,00 euro paguhet me para në dorë.
  • Pëlqim/miratim paraprak (Vorabzustimmung) nga Zyra përgjegjëse për të huaj,  sipas nenit  §81a i Ligit për qëndrim (AufenthG), në 2 fotokopje.
  • Dëshmi mbi përfundimin e shkollimit (diploma, dëftesa, vërtetime, etj.), në origjinal dhe përkthin në gjermanisht, me nga 2 fotokopje.
  • Dëshmi për njohjen e gjuhës gjermane. Nëse në kuadër të procedurës së përshpejtuar keni paraqitur çertifikatë pr njohuri të gjuhës gjermane, e njejta duhet të paraqitet edhe në Ambasadë gjatë aplikimit për vizë, në origjinal dhe 2 fotokopje.
  • Si çertifikata legale për njohuri gjuhësore vlejnë çertifikatat e Goethe Institut-it, Certifikata ÖSD (Österreichisches Sprachdiplom) ose çertifikata të lëshuara nga shkolla të licencuara për mësimin e gjuhës (Telc GmbH) ose ECL. Më shumë informacione mund të gjeni këtu.

UDHËZIMPARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG

U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.

Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.

Shkup / Skopje ___________________               Nënshkrimi / Unterschrift ______________________