Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
KARTONI I KALTËR I BE-së (§18g AufenthG)
Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.
Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.
Gjatë procedurës së shqyrtimit, Ambasada vendimin e merr në bashkëpunim me Zyrat përkatëse për të huaj në Gjermani. Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 3 deri 4 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel, shpeshherë kjo kohë është edhe më e gjatë. Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.
Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 1 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!
Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:
- 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht) në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Ju lutemi printoni të gjitha faqet e aplikacionit dhe bashkëngjitni të gjitha faqet së bashku me kodin QR.
- 1 formular - udhëzimi,të nënshkruar personalisht.
- Të dhëna plotësuese për kontaktin, (LINK: Zusatzangaben Erreichbarkeit DEU/ALB) të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
- 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi ta ngjitni në formularin për vizë kombëtare, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 fotografi të tretë shtesë duhet të keni me vete.
- Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 1 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
- Tarifa - Tarifa për aplikim 75,00 euro paguhet me para në dorë.
- Deklaratë për punësim - Agjensioni Federal për Punësim (Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis - Bundesagentur für Arbeit), (jo më e vjetër se 6 muaj): e plotësuar tërësisht (çdo pikë) dhe e nënshkruar nga punëdhënësi, në origjinal dhe 1 fotokopje.
Punësimi duhet patjetër të përputhet me kualifikimin.
- Për vitin 2023 paga Juaj vjetore bruto duhet të jetë së paku 43.800 euro.
- Në vitin 2024 duhet të dëshmohet paga minimale vjetore bruto prej 45.300 euro.
Cilët profesione bëjnë pjesë në kategorinë e profesioneve deficitare:
- Drejtues/udhëheqës në veprimtarinë e prodhimit, minierave dhe ndërtimtarisë, si dhe në logjistikë
- Drejtues/udhëheqës që ofrojnë shërbime në fushën e teknologjisë së informimit dhe komunikimit
- Drejtues/udhëheqës që mundësojnë shërbime në veprimtari të specializuara (p.sh. kujdesi për fëmijët në institucionet edukativo-arsimore, kujdesi shëndetësor, kujdesi për të moshuarit, kujdesi social, arsimi, shërbimet financiare dhe të sigurimit)
- Shkencëtarë, matematicientë dhe inxhinierë
- Mjekët
- Stafi mjekësor profesional me arsim sipëror dhe të lartë akademik të infermierisë dhe obstetrikës (akusherisë)
- Veterinerët
- Profesione të tjera akademike dhe te ngjashme të lidhura në fushën e shëndetësisë (p.sh. dentistët)
- Mësimdhënësit
- Stafi profesional akademik dhe të ngjashëm në fushën e teknologjisë së informimit dhe komunikimit.
- Për vitin 2023 paga Juaj vjetore bruto duhet të jetë së paku 39.682,80 euro.
- Në vitin 2024 duhet të dëshmohet paga minimale vjetore bruto prej 41.041,80 euro.
- Vlen për aplikuesit, të cilët janë pajisur me diplom universitare në tre vitet e fundit para se të aplikojnë për vizë DHE do të dëshmojnë pagë vjetore bruto më së paku prej 39.682,80 euro (për vitin 2023).
- Në vitin 2024 duhet të dëshmohet paga minimale vjetore bruto prej 41.041,80 euro.
UDHËZIM – PARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG
U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.
Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.
Shkup / Skopje ___________________ Nënshkrimi / Unterschrift ______________________