Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

SHOFERË PROFESIONISTË (§ 24a BeschV)

Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.

Nëse tashmë posedoni petantë shoferi të BE/ZEE (ZEE= “Zona Ekonomike Evropiane”), si edhe kualifikimet e kërkuara (kualifikimi themelor në përputhje me nenin 2 të Ligjit për kualifikimin e shoferëve profesionistë (§2  Berufskraftfahrerqualifikationsgesetz – BKrFQG) dhe/ose trajnim plotësues në përputhje me nenin 5 të Ligjit për kualifikimin e shoferëve profesionistë (§5 Berufskraftfahrerqualifikationsgesetz - BKrFQG), duhet t’i parashtroni dëshmitë sipas variantit 1.  Nëse nuk posedoni patentë shoferi të BE/ZEE dhe /ose kualifikime të kërkuara,  për Ju vlenë varianti 2.

Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.

Gjatë procedurës së shqyrtimit, Ambasada vendimin e merr në bashkëpunim me Zyrat përkatëse për të huaj në Gjermani. Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 3 deri 4 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel, shpeshherë kjo kohë është edhe më e gjatë. Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.

Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 2 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!

Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:

  • 2 formularë - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Formulari mund të plotësohet online ose të shkarkohet këtu.
  • 2 formularë - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
  • Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
  • 3 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 2 fotografi t'i ngjitni në formularë, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
  • Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 2 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme  së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
  • Tarifa - Tarifa për aplikim 75,00 euro paguhet me para në dorë.
  • Për persona mbi 45 vjeç, në mënyrë plotësuese:
    Dëshmi për  mjete të mjaftueshme jetese pas pensionimit
    . Dëshmia mund të paraqitet në formë të: pagës minimale mujore bruto prej 4.015,00 euro (2023)
    OSE
    Dëshmi
    mbi mjete përktëse jetese pas pensionimit, në origjinal dhe  2 fotokopje, në raste të caktuara edhe përkthim në gjermanisht (të ardhurat nga fondi pensional shtetëror/privat, sigurim jetësor, etj. Për shembull: Vërtetim mbi të dhënat për vitet e punës dhe pagën nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut - FSPIMV).

Varësisht nga varianta që që Ju përshtatet, duhet të paraqiten dokumentet vijuese:

Varianta 1:
Patantë shoferi e BE-së ose ZEE dhe kualifikimi i nevojshëm aktual

  • Patetntë shoferi i BE/ZEE i kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D ose DE, në origjinal dhe 2 fotokopje.
  • Deklaratë për punësim - Agjensioni Federal për Punësim (Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis - Bundesagentur für Arbeit), (jo më e vjetër se 6 muaj): e plotësuar  tërësisht (çdo pikë) dhe e  nënshkruar nga punëdhënësi, në origjinal dhe 2 fotokopje.
    Punëdhënësit i rekomandohet, para nënshkrimit të kontratës të interesohet në Agjensionin Federal për Punësim në Gjermani për nivelin aktual të pagës për vendin konkret të punës.
  • Dëshmi për kualifikim themelor për shoferë profesionist, në origjinal dhe 2 fotokopje, në raste të veçanta edhe përkthim në gjermanisht.
    Dëshmia mund të paraqitet në formën e një nga dokumenteve vijues:
    - Dëshmi se kodi  95 është shënuar në patantën e shoferit, të lëshuar në BE/ZEE OSE
    - Dëshmi mbi kulifikime për shofer në ndonjë shtet të BE-së/ZEE OSE
    - Vërtetim i BE-së për drejtimin e automjetit (EU-Fahrerbescheinigung).
  • Dëshmi se në periudhën kohore të përvetësimit të kualifikimeve themelore:

    1. keni qenë i punësuar në një ndërmarrje të ndonjë shteti të BE-së/ZEE
    Edhe nëse kualifikimi themelor është përvetësuar në Gjermani, dëshmia i mund të paraqitet në formën e një nga dokumenteve vijues:
    - Vërtetim i BE-së për drejtimin e automjetit (EU-Fahrerbescheinigung),
    - Vërtetim nga punëdhënësi se gjatë periudhës së përvetësimit të kualifikimit themelor të BE/ZEE për shoferë profesionistë,  keni qenë në marrëdhënie pune në një ndërmarrje,
    - Kontratë pune,
    - Vërtetime për pagat mujore.

    2. keni poseduar leje pune dhe leje qëndrimi, në orgjinal dhe 2 fotokopje, në raste konkrete edhe përkthim në gjermanisht.

Varianti 2:
Pa patentë shofeti të BE-së ose ZEE dhe/ose kualifikim të nevojshëm

  • Patent shoferi për shofer profesionist i kategorive vijuese C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D ose DE, në origjinal dhe 2 fotokopje.
    Shënim: Nëse posedoni patent shoferi të Maqedonisë së Veriut të kategorisë D të lëshuar para datës 09.10.2008 ose të kategorisë CE, C të lëshuar para  datës 09.10.2009, nuk nevojitet kualifikim themelor, por do duhet të realizoni trajnim plotësues në përputhje me nenin 5 të Ligjit për kualifikimin e shoferëve profesionistë, (§5 Berufskraftfahrerqualifikationsgesetz - BKrFQG), para se të punësoheni si shoferë profesionist
  • Deklaratë për punësim  - Agjensioni Federal për Punësim (Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis - Bundesagentur für Arbeit), (jo më e vjetër se 6 muaj): e plotësuar  tërësisht (çdo pikë) dhe e  nënshkruar nga punëdhënësi, në origjinal dhe 2 fotokopje.

    Punëdhënësit i rekomandohet, para nënshkrimit të kontratës të interesohet në Agjensionin Federal për Punësim në Gjermani për nivelin aktual të pagës për vendin konkret të punës.

    Nën pikën 7.4. të deklaratës së punësimit, punëshënësi duhet të konfirmojë se:
    masat për kualifikim (kualifikimi themelor ose trajmini plotësues) do të realizohen dhe se patantë shoferi  i BE-së/ZEE  do të lëshohet në një periudhë kohore prej 15 muajsh. Për këtë qëllim duhet të dëshmohet se cilat masa do të zbatohen për marrjen e patent shoferit dhe kualifikimin për shofer profesioist. Këtu bën pjesë edhe pjesëmarrrja në kurse pë mësimin e gjuhës, pas orarit të punës.

    Nën pikën 6 të deklaratës së punësimit duhet të theksohet se:
    cila veprimtari do të ushtrohet gjatë periudhës së zbatimit të masave për kualifikim, dhe cila veprimtari është paraparë pas përfundimit të masave për kualifikim.
  • Dëshmi mbi kualifikimet e synuara themelore ose trajnmet plotësuese, në origjinal dhe 2 fotokopje.
    Dëshmia mund të paraqitet në formën e  një nga dokumenteve vijues:
    - Vërtetim për regjistrim në një kurs/trajnim,
    - Kontratë për trajnim profesional me autoshkollë në Gjermani.
    Dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane të nivelit gjuhësor B1, në origjinal dhe 2 fotokopje.

    Dëshmia mbi njohurinë e gjuhës gjermane është e nevojshme për pjesëmarrje të suksesshme në procesin e përfitimit të kualifikimeve themelore.

    Si çertifikata legale për njohuri gjuhësore vlejnë certifikatat e Goethe Institut-it, Certifikata ÖSD (Österreichisches Sprachdiplom) ose certifikata të lëshuara nga shkolla të licencuara për mësimin e gjuhës (Telc GmbH) ose ECL. Më shumë informacione mund të gjeni këtu.

    Nëse duhet të realizohet vetëm trajnim për aftësim të mëtejshëm në Gjermani dhe me anë të vërtetimit komfirmohet se trajnimi do të zhvillohet në gjuhën Tuaj amtare, nuk jeni të detyruar të paraqitni dëshmi mbi njohuri të gjuhës gjermane. Nëse trajnimi në fjalë nuk zhvillohet në gjuhën Tuaj amtare, Ju duhet të paraqitni dëshmi mbi njohori të gjuhës gjermane të nivelit B1.

Shënim: Nga momenti i paraqitjes së vendbanimit të rregullt në Republikën Federale të Gjermanisë, patantë shoferi është i vlefshëm gjashtë (6) muaj. Informacione lidhur me pajisje me patentë shoferi gjermane mund të merrni nga autoritetet përgjegjëse në Gjermani.

UDHËZIMPARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG

U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.

Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.

Shkup / Skopje ___________________               Nënshkrimi / Unterschrift ______________________