Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
VIZA PËR RIHYRJE/RIKTHIM NË GJERMANI (Wiedereinreise)
Çfarë duhet të bëni nëse leja Juaj e qëndrimit në Gjermani ka skaduar, është humbur apo vjedhur?
Kërkesë për vizë për rihyrje / për tu kthyer përsëri në Gjermani (Wiedereinreise) mund të aplikohet nëse leja Juaj e qëndrimit për Gjermani ka skaduar, ka humbur ose është vjedhur.
Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.
Për aplikim të kërkesës për vizë për rihyrje Ju nevojitet termin. Ju lutemi të kontaktoni Ambasadën me emajl. për caktim të një termini për parashtrim të kërkesës për vizë hyrëse. Ju lutemi dërgoni të dhënat vijuese me emajl:
- Kopje të pasaportës.
- Nëse posedoni, kopje të lejes së skaduar të qëndrimit.
- Adresa e saktë e vendbanimit në Gjermani.
- Të dhënat e Juaja për kontakt: emajli dhe numri i celularit të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë procedurës së vizës Ambasada duhet të konsultojë Zyrën përgjegjëse për të huaj (Ausländerbehörde) në Gjermani. Për këtë arsye, procedura zakonisht zgjat të paktën dy javë, por në disa raste mund të zgjat edhe më shumë. Procedurën për vizë mund ta përshpejtoni duke kontaktuar Zyrën për të huaj në Gjermani dhe duke i kërkuar Zyrës përgjegjëse për të huaj (Ausländerbehörde) që t’i dërgojë ambasadës gjermane në Shkup një pëlqim/miratim paraprak (Vorabzustimmung) për rihyrje të e, përmes emajlit ose telefaksit. Gjatë parashtrimit të kërkesës ose gjatë procedurës së vizës mund të kërkohen edhe dokumente shtesë që nuk janë cekur këtu. Aplikacione të paplotësuara ose dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës. Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.
Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 1fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!
Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:
- 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Formulari mund të plotësohet online ose të shkarkohet këtu.
- 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
- Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
- 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi t'i ngjitni në formularin, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
- Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 1 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
- Tarifa - Tarifa është 75,00 euro. Tarifat mund të paguhen ose me para të gatshme në banknota EURO ose me kartë krediti, monedhat nuk pranohen.
- Leja e qëndrimit (Aufenthaltstitel), eventualisht në origjinal 1 fotokopje dhe certifikata aktuale e vendbanimit
Nëse është e vjedhur ose e humbur: vërtetim nga policia për humbjen ose vjedhjen e lejes së qëndrimit, në origjinal me përkthim në gjuhën gjermane me nga 1 kopje. - Dëshmi për largimin e fundit nga Gjermania.
UDHËZIM – PARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG
U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.
Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.
Shkup / Skopje ___________________ Nënshkrimi / Unterschrift ______________________