Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Termine për parashtrim të kërkesës për vizë kombëtare

Këtu do t’i gjeni të gjitha informacionet lidhur me rezervimin e termineve.

Rezervimi i një termini nga persona të tretë nuk është as i nevojshën dhe as i kuptimtë. Ambasada nuk basghkëpunon me asnjë agjenci turistike, zyrë avokatie ose me ndonjë ofrues tjetër komercial ose privat, ato madje nuk shijojnë asnjë privilegj dhe nuk kanë  qasje të lehtësuar për sa i përket rezervimit të termineve.   

Veç kësaj, Ambasada aktualisht nuk bashkëpunon me asnjë ofrues të jashtëm shërbimi lidhur me pranimin e kërkesave për viza.

Viza për qëndrime afatgjate (viza kombëtare)

Këtu keni mundësi të regjistriheni për një termin në portalin tonë të termineve; në të gjitha rastet do të caktohet termini më e hershëm i mundshëm.
Përjashtim: Për aplikime me qëllim punësimi sipas të së ashtuquajtirës „Rregullore për Ballkanin Perëndimor vlejnë rregulla të veçanta. Informacione plotësuese mund të gjeni këtu.

Gjatë rezervimit të terminit, Ju keni mundësinë të zgjidhni gjuhë të ndryshme. Nëse dëshironi informacione në shqip, zgjidhni variantin e rezervimit të termineve në anglisht. Nëse keni zgjedhur variantin në gjermanisht, informacionet do t’i merrni në maqedonisht dhe gjermanisht.

Ekzistojnë lista për pritje për kategori të caktuara vizash dhe mundësi për rezervim direkt të një termini për aplikime me qëllim punësimi (këtu përjashtohet Rregullorja për Ballkanin Perëndimor) dhe për studime.

Rezervimet e termineve për aplikime me qëllim punësimi sipas nenit 26 paragrafi 2 të Rregullores për punësim („Rregullorja për Ballkanin Perëndimor“) bëhen në një listë të vaçantë për pritje të termineve.

Edhe mëtej vlenë që vetëm personat me një termin të vlefshëm lejohen të hyjnë në Zyrën e vizave për të aplikuar për vizë.

Ju do të merrni një e-mail me konfirmimin e terminit  në kohën e duhur, para terminit të caktuar. Ju lutemi gjithashtu kontrolloni rregullisht edhe dosjen Tuaj SPAM.

Ju lutemi për durim dhe të përmbaheni nga paraqitjet personale në Ambasadë dhe nga pyetjet përmes telefonit ose me shkrim.

Udhëzime lidhur me procedurën e regjistrimit

Rezervoni një termin për të aplikuar për vizë. Ju lutemi përdorni vetëm portalin e termineve të Ambasadës.

Varësisht nga kategoria e dëshiruar, regjistrohuni në listën e duhur të pritje për termine ose rezervoni në mënyrë direkte një termin. Pasi të jeni regjistruar në listë, brenda 30 minutave do të merrni një konfirmim  përmes emailit me informacione plotësuese rreth procedurës dhe një numër të regjistrimit („Referenznummer“). Sapo të caktohet termini Juaj, do të merrni një mesazh tjetër konfirmi automatik me datën e saktë të aplikimit për vizë (konfirmimi i terminit). Njëkohësisht Ju lutemi të mos parashtroni pyetje ne në lidhje me terminet – kështu Ju do të ndihmoni për të shkurtuar kohët e gjata të pritjes.

SHËNIM I RËNDËSISHËM! 

Ju lutemi të rezervoni vetëm një termin për person! Në rast të rezervimeve të shumëfishta, aplikuesi do të hiqet plotësisht nga lista e termineve!

Ju lutemi sigurohuni që të keni gjithmonë qasje në emailin që keni shënuar në kërkesën Tuaj për termin. Përdorni adresën Tuaj personale të postës elektronike dhe mbani të sigurta të dhënat për qasje. Konfirmimi i terminit do të dërgohet vetëm në këtë adresë të emailit. Ambasada nuk ndryshon të dhënat në sistemin e regjistrimit, dhe as adresën Tuaj të emailit. Për sigurinë Tuaj, mos përdorni asnjë ofrues shërbimi dhe adresat e tyre të postës elektronike për të rezervuar termine. Nëse termini i Juaj i konfirmuar humbet për këtë arsye, do duhet të regjistroheni përsëri.

A udhëtoni në të njëjtën kohë me anëtarë të familjes që jetojnë me Ju në të njëjtën amvisëari? Ju lutemi të keni parasysh se për çdo anëtar të familjes duhet të rezervoni një termin. Kjo vlenë edhe për fëmijët e mitur. Nëse më shumë anëtarë të familjes Tuaj aplikojnë për vizë, duhet të rezervoni një termin për çdo person.

Për shkak të numrit të lartë të kërkasave, terminet pas regjistrimit do të caktohen vetëm në mënyrë kronologjike.

Ju lutemi vini re që kërkesa për termin të jetë e plotë dhe korrekte. Të dhënat e pasakta në kërkesën për termin mund të çojnë në refuzim në sportel dhe Ju duhet të rezervoni një termin të ri. Aplikuesve që paraqiten pa termin, jashtë një termini të konfirmuar ose kur regjistrohen në kategorinë e gabuar, nuk lejohen të hyjnë në Zyrën e vizave.

Ju lutemi sillni me vete patjetër konfirmimin e terminit dhe pasaportën të cilën e keni shënuar në sistemin e regjistrimit.

Nëse numri i pasaportës në ditën e aplikimit nuk përputhet me numrin e shënuar gjatë rezervimit të terminit, Ju nuk do të pranoheni në Zyrën e vizave dhe do të duhet të rezervoni një termin të ri. Nëse pas rezervimit të terminit keni pasaportë të re, Ju lutemi sillni me vete të dyja pasaportat. Nëse nuk jeni në gjendje të paraqiteni në terminin e caktiar anuloni atë në kohën e duhur duke përdorur linkun përkatës, në mënyrë që ai termin të jetë i disponueshëm për aplikues të tjerë. Terminet nuk mund të anulohen në ditën e paraqitjes dhe më pas.

Pasi të keni rezervuar një termin, Ju lutemi përpiquni që t’i kompletoni të gjitha dokumentet e përmendura në fletën përkatëse të informacionit për aplikim.

Shënim i rëndësishëm:
Ju lutemi, mos i dërgoni Zyrës së vizave dokumente që nuk kërkohen – veçanërisht jo para se të aplikoni. Këto dokumente nuk mund të ruhen dhe/ose të sistemohen.

Ju lutemi të keni parasysh se regjistrimi në listën e pritjes për takime nuk është aplikim për vizë.

Rezervimi i terminit dhe regjistrimi

Nëse dëshironi të rezervoni një termin, klikoni këtu.