Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Çfarë të bëni pas refuzimit të kërkesës për vizë?

Që nga data 01.07.2025, ndaj vendimeve të refuzimit në procedurën e vizave nuk mund të parashtrohet ankesë pranë përfaqësisë diplomatike. Ankesat që i dërgohen përfaqësisë diplomatike nuk prodhojnë efekt juridik dhe nuk trajtohen më. Për këtë arsye, nuk dërgohet konfirmim i pranimit dhe nuk u jepet përgjigje kërkesave lidhur me statusin e ankesave.

Ankesat tashmë të pranuara kundër vendimeve të refuzimit, me datë para 01.07.2025, do të shqyrtohen deri në përfundimin e tyre.

Nga data 01.07.2025, pas refuzimit të kërkesës për vizë, keni  mundësitë e mëposhtme:

  1. Ju mund të parashtroni në çdo rast një kërkesë të re për vizë, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.
    Në këtë kërkesë për vizë, duhet t’i dorëzoni përsëri të gjitha dokumentet dhe dëshmitë përkatëse. Kjo kërkesë për vizë do të shqyrtohet gjithashtu në mënyrë të paanshme bazuar në situatën ligjore në fuqi .
     
  2. Ju mund të bëni ankesë kundër vendimit për refuzim në Gjykatën Administrative në Berlin, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.
    Vendimi për refuzim përmban një udhëzim mbi mjetet juridike me të dhëna për mjetet juridike (ankesë), organin kompetent (Gjykata administrative e Berlinit) dhe afatin (1 muaj nga njoftimi i vendimit).

    Për parashtrimin e një ankese ju mund të angazhoni një avokat/avokate; megjithatë, nuk është një detyrim. Në lidhje me këtë mund të zbatohen tarifa të veçanta për angazhimin e avokatit.

    Gjuha e gjykatës është gjermanishtja (§ 184 Gerichtsverfassungsgesetz / neni 184 i Ligjit për Gjykatat).

    Procedura gjyqësore i nënshtrohet një tarife të caktuara. Shuma e tarifës gjyqësore përcaktohet nga gjykata. Tarifa zakonisht paguhet si paradhënie menjëherë pas parashtrimit të ankesës. Shuma e saj varet nga numri i vizave të kërkuara. Vlera e kontestit për çdo parashtrues të kërkesës për vizë është zakonisht 5.000 €, kështu që për një procedurë përcaktohet një tarifë gjyqësore prej aktualisht rreth 480 Euro. Ndihmë për shpenzimet e procedurës mund të kërkohet pranë gjykatës dhe zakonisht jepet vetëm nëse në procedurën e ankesës ka gjasa reale për sukses. Pyetjeve lidhur me shpenzimet dhe rregulloret përkatëse mund t’i përgjigjet vetëm Gjykata Administrative.

    Kohëzgjatjen e saktë dhe rrjedhën e procedurës gjyqësore i përcakton gjykata. Përfaqësia diplomatike nuk mund të japë deklarata konkrete në lidhje me këtë. Megjithatë, zakonisht duhet llogaritur me afate shqyrtimi prej disa muajsh. Shqyrtimi mund të përshpejtohet vetëm në rrethana të veçanta përmes një procedure të përshpejtuar. Për procedurat e përshpejtuara (kërkesë për mbrojtje të përkohshme juridike) duhet të paguhen edhe tarifa të veçanta gjyqësore.

    Informacione të mëtejshme mbi procedurat e kontestit administrativ në çështjet e vizave, veçanërisht lidhur me shpenzimet, mund t’i gjeni në faqen e internetit të Gjykatës Administrative të Berlinit.

    Fletë informacioni i Gjykatës Administrative të Berlinit lidhur me procedurën kontestimore në çështjen e vizave. 

    Ky fletë informacioni shërben vetëm për informim jodetyrues dhe nuk pretendon të jetë i plotë. Ju lutemi, informohuni në mënyrë të pavarur.