Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

PARASHTRIMI I KËRKESËS PËR VIZË

FAQ

FAQ

Formularët për aplikim duhet të plotësohen “online” dhe të printohen.

Përmes linkut mund t’i plotësoni formularët për vizë kombëtare.

Përmes linkut mund t’i plotësoni formularët për vizë Schengen.

Kërkesat për vizë mund të parashtrohen vetëm personalicht në terminin e caktuar.  Nuk ka përjashtime nga ky rregull. Dokumentet e dërguara do të shkatërrohen, pa informacion të mëtejshëm për dërguesin. 

Nëse në ndërkohë keni një pasaportë të re, ejani në terminin e caktuar me pasaportën Tuaj të re dhe të vjetër (të paktën një fotokopje të pasaportës së vjetër).

Таrifa për aplikim për vizë zakonisht është 75,00 euro dhe paguhet me para në dorë (vetëm në EURO) në Zyrën e vizave gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë.

Dokumentet e duhura për përgatitjen e aplikacionit Tuaj për vizë janë të shënuara në fletë-informacionet përkatëse, në rubrikën kategoritë e vizave.

Përdorni fletë-informacionet që i përshtaten qëllimit Tuaj të udhëtimit, dhe në bazë të një liste kontrolli mund të përgatitni dokumentacionin e plotë të aplikimit. Ju lutemi lexoni me kujdes fletë-informacionin për kategorinë Tuaj, mblidhni të gjitha dokumentet e listuara në të PARA se të aplikoni për vizë dhe merrni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë.

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të aplikojnë për vizë në Ambasadën Gjermane në Shkup vetëm nëse janë me vendbanim të rregullt në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nëse tashmë jeni me vendbanim të rregullt në Gjermani (p.sh. në rast të pezullimiz të përkohshëm të dëbimit – Duldung), përgjegjëse për Ju është Zyra përkatëse për të huaj (“Ausländerbehörde”) në Gjermani, dhe në rast të tillë nuk mund të lëshohet një vizë hyrëse. Nëse vendbanimi Juaj i rregullt është në ndonjë shtet tjetër, Ju lutemi kontaktoni Asmbasadën Gjermane në atë shtet.

Shetas nga vendet e treta kanë të drejtë të aplikojnë për vizë në Zyrën e vizave të Ambasadës në Shkup vetëm nëse posedojnë leje valide për një qëndrim më afatgjatë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.