Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

FAQ

Viza kombëtare që keni marrë nga Ambasada do të vazhdohet në Gjermani në Zyrën përgjegjëse për të huajt të administratës së qytetit ose të rrethit. Për ta bërë këtë, duhet që sa më shpejtë të paraqiteni në Zyrën për të huajt, më së miri do të ishte menjëherë pas hyrjes në vend.

Në rast se ju ka humbur leja juaj e qëndrimit ose ka skaduar para pak kohe dhe aktualisht jeni në Maqedoninë e Veriut, mund të bëni kërkesë për vizë për rihyrje. Për ta bërë këtë, mund ta rezervoni drejtpërdrejtë një takim. 

Në rast urgjence, dërgojeni numrin tuaj të regjistrimit (Referenznummer), fotokopjen e lejes së qëndrimit, certifikatën e vendbanimit dhe mundësisht një miratim paraprak (Vorabzustimmung) nga Zyra për të huaj, në konsulat@skop.diplo.de, me qëllim që të përshpejtohet  procedura. 

Informacione plotësuese mund të gjeni në fletë-informacionin përkatës.

Ju mund ta vërtetoni daljen nga Republika Federale e Gjermanisë, me atë që vërtetimin për kalimin e kufirit do ta dorëzoni personalisht në Zyrën e vizave në një ditë pune nga e hëna deri të enjten ndërmjet orës 14:00 dhe 15:00 (pa caktuar takim).

Për ta bërë këtë ju duhen si më poshtë:
-    Vërtetimi për kalimin e kufirit
-    Pasaporta në origjinal dhe një kopje e faqes me fotografi
-    Një kopje të vulës së daljes në pasaportë

Në rast se nuk keni vërtetim për kalimin e kufirit, Ambasada mund të lëshojë një vërtetim konsullor kundrejt një tarife.

Informacione të hollësishme mund të gjeni këtu.
 

Hyrja në Gjermani duhet të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe pa vonesa të panevojshme. Ju duhet ta keni parasysh se pranë autoriteteve përkatëse në Gjermani duhet të paraqiteni në kohën e duhur.

Për shtetasit maqedonas nuk kërkohet dëshmia e sigurimit shëndetësor gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë kombëtare. Për vazhdimin e vizës do t’ju kërkojë Zyra për të huaj të paraqisni sigurimin e vlefshëm shëndetësor. Këtë mund ta bëni në një kompani gjermane të sigurimit ose të paraqisni vërtetimin e Sigurimit shëndetësor maqedonas përmes marrëveshjes dypalëshe për sigurimet sociale.

Shpenzimet e jetesës zakonisht verifikohen nga Zyra për të huaj (Ausländerbehörde). Megjithatë, ka disa kategori vizash për të cilat kërkohet medoemos dëshmi gjatë parashtrimit të kërkesës. Nëse është ashtu, mund të kuptohet nga fletë-informacioni përkatës.

Gjatë parashtrimit të kërkesës, në bisedë e sipër verifikohet zotërimi i njohurive të gjermanishtes në përputhje me certifikatën e paraqitur. Në procedurën e vizës, certifikatat e gjuhës pranohen, nëse në momentin e parashtrimit të kërkesës nuk janë më të vjetra se një vjet. 

Gjatë parashtrimit të kërkesës certifikata e gjuhës duhet të dorëzohet në origjinal dhe një kopje.

Informacione të hollësishme në lidhje me dëshminë mbi njohuritë e gjuhës gjatë procedurës së vizave mund të gjeni këtu
 

Xhirollogaria e bllokuar shërben për të dëshmuar se dispononi mjete për shpenzimet e jetesës. Shpenzimet e jetesës mund të dëshmohen gjatë procedurës së parashtrimit të kërkesës për vizë duke hapur një xhirollogari të bllokuar (Sperrkonto).  Ju jeni të lirë për të zgjedhur ofertuesin. Informacione të hollësishme për hapjen e një llogarie të bllokuar në Gjermani mund të gjenden në  faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë këtu

Në rast se parashtruesi/ja i/e kërkesës nuk ka mjete të mjaftueshme financiare, është e mundur që një person i cili jeton në Gjermani, sikur një i afërm, dikush që e njeh apo edhe një kompani apo institucion, të obligohet për të ofruar mbështetje financiare. Ky person apo organizatë duhet të jetë në gjendje të dëshmojë për shpenzimet e tij/të saj të jetesës. Marrja përsipër e këtij detyrimi bëhet në formë të një Letër garancioni. Letra e garancionit (Verpflichtungserklärung) lëshohet zakonisht nga Zyra për të huaj, respektivisht nga autoriteti përkatës në vendin e banimit në Gjermani.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të qëndrojnë në zonën e Schengen-it deri në 90 ditë pa vizë brenda 180 muajve. Sa herë që hyni në Zonën Schengen, në kufi llogaritet se sa kohë keni qëndruar në një ose më shumë vende të zonës Schengen në 180 ditët e fundit. Këtij numri i shtohen ditët e qëndrimit të planifikuar. Numri i përgjithshëm nuk duhet të kalojë 90-ditëshin. 

Këtu mund t’i  llogaritni pa pagesë ditët e qëndrimit.

Viza Schengen nuk e shton numrin e ditëve të qëndrimit.
 

Jo, rimbursimi nuk është i mundur sepse tarifa e vizës paguhet për shqyrtimin e kërkesës dhe duhet paguar pavarësisht nga rezultati i procedurës së vizës.

Ju lutemi na shkruani një e-mail në konsulat@skop.diplo.de me të dhënat e mëposhtme:

-    Emrin dhe mbiemrin tuaj
-    Datën e lindjes

Ambasada do t’ju dërgojë një e-mail me informacionet e duhura për t’ua kthyer pasaportën.
 

Pyetjet në lidhje me çështjet e vizave në përgjithësi marrin përgjigje përmes e-mail-it. Ju lutemi lexoni informacionet në faqen tonë të internetit dhe në fletë-informacionet përkatëse përpara se të na kontaktoni.

Formulari i kontaktit 
Telefoni: +389 2 309 39 00
Faksi: +49 30 1817 67272
 

Pasaporta juaj mund të merret nga një person i autorizuar. Autorizimi mund të formulohet në mënyrë joformale me nënshkrimin e kërkuesit. 

Ju lutemi vini re si më poshtë:

Shtetasit e huaj duhet të hyjnë në Gjermani me vizën e duhur në përputhje me § 5 Paragrafi 2 Nr. 1 nga Ligji për qëndrim (AufenthG).

Kjo do të thotë se nëse kërkuesi aktualisht qëndron në Gjermani pa vizë, hyrja me vizë kombëtare është e nevojshme për të justifikuar një qëndrim afatgjatë.

Zyra për të huaj mund të refuzojë lëshimin e një leje qëndrimi për shkak të mungesës së dëshmisë së hyrjes pasi viza është lëshuar, ose mund t'i kërkojnë parashtruesit të kërkesës që fillimisht të largohet nga vendi nëse hyrja nuk ka ndodhur pasi viza është lëshuar.

Ambasada nuk mund të zbulojë për ju nëse ka një ndalim hyrjeje kundër jush ose të lehtësojë heqjen e një ndalimi aktual.

Informacione mbi procedurën e saktë mund të gjeni këtu