Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
KARTA E MUNDËSIVE
Jeni në kërkim të një vendi pune në Gjermani?
Ose dëshironi të bëni njohjen e kualifikimeve profesionale për të punuar në Gjermani?
Keni të paktën një diplomë të kualifikimit profesional ose një diplomë universitare?
E flisni gjuhën angleze ose gjermane?
Atëherë Karta e Mundësive është një mundësi për ju, të gjeni një vend pune në Gjermani, pa pasur nevojë të flisni gjuhën gjermane ose të keni pëlqim për një vend pune.
Kontrolloni drejtpërdrejtë me Self-Check, nëse i plotësoni parakushtet.
Karta e Mundësive ju jep të drejtën e hyrjes në Gjermani për një periudhë deri në 12 muaj, për të kërkuar punë atje ose për të ndërmarrë masa për njohjen e kualifikimeve të huaja profesionale.
Parakusht është që të mund t’I financoni shpenzimet tuaja të jetesës për kohëzgjatjen e qëndrimit tuaj. Gjatë periudhës kohore derisa kërkoni punë ju mund të punoni me kohë të pjesshme (20 orë në javë) ose të keni një vend pune me periudhë prove. Nëse mund të jepni dëshmi për një vend të planifikuar pune me kohë të pjesshme, ajo mund të përfshihet në vlerësimin se si do të financoni shpenzimet tuaja të jetesës.
Me një diplomë gjermane apo një diplomë të huaj profesionale ose universitare, që vlerësohet ekuivalente ose e krahasueshme me diplomat gjermane, në Gjermani do të konsideroheni si „punëtor i kualifikuar“ dhe nuk keni nevojë të plotësoni parakushtet tjera të posaçme përveç financimit të shpenzimeve tuaja të jetesës.
Por edhe pa një diplomë ekuivalente ose të krahasueshme, mund të merrni Kartën e Mundësive sipas kushteve të mëposhtme:
- të mund të dëshmoni njohuri elementare të gjuhës gjermane (A1) ose
- njohuri të mira të gjuhës angleze (B2),
si dhe të plotësoni një nga tre kriteret vijuese:
- të keni të paktën arsim të huaj profesional dyvjeçar, i cili njihet nga shteti në të cilin është marrë, ose
- të keni diplomë të huaj universitare, e cila njihet nga shteti në të cilin është marrë, ose
- të keni një diplomë të kualifikimit profesional nga një Odë Gjermane e Tregtisë me Jashtë, e cila ka për bazë trajnimet që përputhen me kërkesat për një kualifikim profesional të krahasueshëm në Gjermani.
Informacione më të hollësishme.
Kërkesën për kartën e mundësive mund ta përgatisni online në Portalin për shërbime konsullore. Zyra e vizave do t’ju japë informacione kthyese individuale për kërkesën tuaj, kështu që ju do të vini në takimin e caktuar vetëm me dokumentet e duhura origjinale.
Pavarësisht nëse konsideroheni tashmë si punëtor i kualifikuar (sipas §18 Paragrafi 3 i Ligjit për qëndrim) ose kualifikoheni për Kartën e Mundësive përmes sistemit të pikëve, në të dyja rastet, dokumentet e mëposhtme janë të domosdoshme.
Formulari i aplikimit | Formularin e aplikimit mund ta plotësoni drejtpërdrejtë në Portalin për shërbime konsullore dhe t’i ngarkoni aty dokumentet e duhura. |
Foto për pasaportë | 1 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetër se 6 muaj, me sfond të bardhë, në madhësi 45 х 35 milimetra. (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar) |
Tarifat | 75,00 Euro (me para në dorë në bankënota EURO ose me kartë krediti) |
Pasaportë e vlefshme | Pasaporta duhet të ketë të paktën 2 faqe të zbrazëta dhe të jetë e vlefshme të paktën 3 muaj pas skadimit të afatit të vizës. (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar) |
Dëshmi mbi financimin e shpenzimeve të jetesës, duhet të keni në dispozicion një shumë neto mujore prej 1.027,- €. | OSE PËRMES:
OSE
|
Opsioni 1: Nëse parashtroni kërkesë për Kartën e Mundësive si punëtor i kualifikuar do t’ju nevojiten edhe dokumentet e mëposhtme:
Dëshmi mbi kualifikim profesional ose diplomën universitare (Diplomë) | Diplomë me përkthim në gjuhën gjermane (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar) Pasqyra e notave me përkthim në gjuhën gjermane (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar) |
Dëshmi mbi njohjen e diplomës së huaj në Gjermani | Vendimi i njohjes |
Leje për ushtrimin e profesionit | VETËM për profesione të rregulluara me ligj, psh. mjekë, inxhinierë |
Opsioni 2: Nëse parashtroni kërkesë për Kartën e Mundësive përmes sistemit të pikëve sipas §20a Paragrafi 3 Nr. 2 n. l. m. §20b të Ligjit për qëndrim, do t’ju nevojiten edhe dokumentet e mëposhtme.
Për të mbledhur pikë përmes sistemit të pikëve, duhet të plotësohen dy parakushte themelore:
Dëshmi mbi arsimin e kryer akademik apo arsimin praktik profesional të pranuar nga shteti (me të paktën dy vjet kohëzgjatje të arsimit profesional) Diplomë e kualifikimit profesional nga një Odë Gjermane e Tregtisë me Jashtë e cila ka për bazë trajnimet që përputhen me kërkesat për një kualifikim profesional të krahasueshëm në Gjermani | Me arsim praktik profesional Certifikatë ZAB Me diplomë universitare, që nuk mund të gjendet në ANABIN |
Njohuritë gjuhësore | Njohuri të gjuhës gjermane (A1) |
Nëse plotësohen kërkesat e mësipërme, mund të grumbulloni pikë duke përdorur kriteret e mëposhtme (ju duhen të paktën 6 pikë)
Ekuivalenca e kualifikimit | 4 pikë Të dëshmohet përmes një vendimi të autoritetit përgjegjës gjerman në procesin e njohjes lidhur me ekuivalencën e pjesshme të diplomës suaj me një diplomë gjermane. Këto katër pika do t’i merrni edhe atëherë, kur në rastin e një profesioni të rregulluar me ligj do të kërkohen ende masa për kompensim për Lejen e ushtrimit të profesionit. |
Kualifikimi në profesione deficitare | 1 pikë Profesionet e mbuluara gjenden në grupet 132, 133, 134, 21, 221, 222, 225, 226, 23 ose 25 të Klasifikimit Standard Ndërkombëtar të Profesioneve. Këto profesione përfshijnë në veçanti: |
Përvoja profesionale | psh. certifikatë pune, vërtetime nga punëdhënësit e mëhershëm
|
Njohuritë gjuhësore | Njohuritë gjuhësore duhet të dëshmohen përmes certifikatave gjuhësore të certifikuara nga ALTE. Listën e certifikatave gjuhësore që mund të njihen mund ta gjeni këtu.
|
Qëndrimet paraprake në Gjermani | 1 pikë Këtë pikë do ta merrni nëse mund të dëshmoni se keni banuar ligjërisht dhe vazhdimisht në Gjermani për të paktën gjashtë muaj në pesë vitet e fundit. Këto përfshijnë, për shembull, qëndrimet për studime, kurse gjuhësore ose punësim. Përjashtohen qëndrimet thjesht turistike ose për vizita. Si dëshmi, mund të paraqisni kopje të pasaportave të vjetra dhe të vizave dhe vulave të hyrjes që ato përmbajnë. |
Potenciali i bashkëshortit/partnerit të jetës si punëtor i kualifikuar | 1 pikë Këtë pikë do ta merrni nëse jeni i martuar dhe dëshironi bashkërisht me partnerin/en tuaj të emigroni në Gjermani dhe partneri/ja juaj tashmë i plotëson kushtet për Kartën e Mundësive. Me rëndësi: Bashkëshorti/ja juaj duhet t’i plotësojë kushtet themelore (shih pika 1. dhe 2. tek opsioni 2) dhe të marrë 5 pikë, respektivisht t’i plotësojë kushtet sipas opsionit 1, ndërsa kërkesë për vizë duhet të parashtrohet tek Zyra e njëjtë e vizave si dhe hyrja në Gjermani të bëhet bashkërisht, respektivisht medoemos të synohet një hyrje e përbashkët. |
Mosha |
Nuk merrni pikë për aplikimet nga dita pas ditëlindjes së 40-të. |