Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Punësim afatshkurtër me kontingjent (§19c Abs. 1 i.V.m. §15d BeschV)

Për të kompensuar nevojat e larta sezonale afatshkurtra, ekziston mundësia e punësimit afatshkurtër në fusha të caktuara. Brenda një kontingjenti global vjetor, punëdhënësit kanë mundësinë të kontaktojnë Agjencinë Federale të Punësimit përgjegjëse për ta në vendi të tyre, me qëllim që të aplikojnë për miratim paraprak.
Për punësimin e synuar nuk duhet medoemos të ketë një profesion të kualifikuar.
Me një miratim paraprak të lëshuar nga Agjencia Federale e Punësimit ju mund të aplikoni me sukses për një vizë punësimi afatshkurtër sipas §15d BeschV.

Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Më rast se kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.

Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Në raste të veçanta, gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë,  mund të kërkohen dokumente plotësuese që nuk janë përmendur këtu. Kërkesat e paplotësuara në tërësi dhe dokumentet e paplota mund të çojnë në refuzimin e kërkesës për vizë.

Gjatë procedurës së shqyrtimit, Ambasada e merr vendimin në bazë të bashkëpunimit eventualisht me Zyrën kompetente për të huaj në Gjermani. Procedura zgjatë zakonisht 3 deri 4 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel, në raste individuale kjo kohë është edhe më e gjatë. Ambasada do t’ju njoftojë menjëherë, sapo të ketë një vendim përfundimtar. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës suaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.

Ju lutemi, renditni dokumentet sipas renditjes së dhënë në fletë-informacion.
Dokumentet vijuese duhet të dorëzohen në origjinal dhe 1 kopje.
Ju lutemi dokumentet jenë të bashkëngjitura vetëm me kapëse letrash (jo të mbërthyera)!

Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:

  • 1 formular - Kërkesë për vizë kombëtare , të plotësuar tërësisht me alfabet latin (në gjermanisht ose anglisht) në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Ju lutemi printoni të gjitha faqet e aplikacionit dhe bashkëngjitni të gjitha faqet së bashku me kodin QR.
  • 1 formular - Udhëzim, të nënshkruar personalisht.
  • 1 formular udhëzimi për ekzistencën e një oferte pune, të nënshkruar me dorë
  • Të dhëna plotësuese për kontakt, të plotësuar tërësisht me alfabet latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
  • 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi ta ngjitni në formularin për vizë kombëtare, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa 1 fotografi duhet ta dorëzoni bashkë me kërkesën për vizë.
  • Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 1 kopje, me të paktën 2 faqe të zbrazura (pa vula).
  • Tarifa - Tarifa për aplikim është 75,00 euro. Tarifat mund të paguhen me para të gatshme vetëm në EURO (monedhat nuk pranohen) ose me kartë krediti.
  • Miratim paraprak i Agjencisë Federale të Punësimit, në origjinal dhe 1 kopje.
  • Deklaratë për marrëdhënie pune - Bundesagentur für Arbeit, Agjencia Federale e Punësimit, (jo më e vjetër se 6 muaj): e plotësuar  tërësisht (çdo pikë) dhe e  nënshkruar nga punëdhënësi, në origjinal dhe 1 kopje.
  • Fletë shtesë për qëndrim në kuadër të punësimit afatshkurtër me kontingjent, fletë shtesë D – Agjencia Federale e Punësimit, (jo më e vjetër se 6 muaj): e plotësuar dhe e nënshkruar nga punëdhënësi, në origjinal dhe 1 kopje.

UDHËZIM – PARASHTRIM I KËRKESËS PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG
U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet më tej për shqyrtim vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet që janë të shënuara në fletë-informacion. Kërkesat e paplota do të refuzohen dhe tarifa e paguar për vizë nuk kthehet.
Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.

Shkup / Skopje ___________________                  Nënshkrimi / Unterschrift ______________________