Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Shfuqizimi i procedurës së ankesës nga 1 korriku 2025
Procedura e ankesës, e cila deri më tani kanë qenë e lejuar në mënyrë vullnetare, do të shfuqizohet në nivel global duke filluar nga data 01.07.2025, në mënyrë që të mund të përpunohen më shumë kërkesa për vizë dhe të shkurtohen afatet e pritjes për marrjen e vendimeve për vizat.
Në raste kur pas datës 01.07.2025 kërkesa juaj për vizë refuzohet, ju lutemi të mos paraqisni ankesë në ambasadë. Ambasada nuk do të përpunojë më ankesa të tilla.
Kundër një refuzimi të kërkesës suaj për vizë ju mund të ndërmerrni veprime ligjore duke parashtruar ankesë në Gjykatën Administrative të Berlinit (Gjermani). Kjo duhet të bëhet në gjermanisht dhe u nënshtrohet shpenzimeve gjyqësore.
Tani më shumë se kurrë, është e rëndësishme të ulni rrezikun e refuzimit duke dorëzuar që në fillim të gjitha dokumentet e kërkuara në formë të plotë. Nëse Zyra e vizave kërkon dokumente shtesë, ju lutemi t'i dorëzoni ato në kohën e duhur.
Edhe pas një refuzimi, natyrisht gjithmonë e keni mundësinë për të parashtruar një kërkesë të re për vizë.