Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Ambasadorja Anke Holstein

Të dashur vizitorë,

Mirë së erdhët në faqen e internetit të Ambasadës  Gjermane në Shkup!

Si ambasadore gjermane kam kënaqësinë ta përfaqësoj vendin tim tek Ju, dhe të përpiqem që vendet dhe popujt tanë t’i afroj edhe më shumë pranë njëri-tjetrit. Vitet e fundit, Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt integrimit euro-atlantik me një ambicie mbresëlënëse. Ambasada gjermane është krenare që është në gjendje të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në këtë rrugë si një partner i besueshëm.

Marrëdhëniet tona janë shumë dimensionale dhe të ngushta në të gjitha fushat – politikë, ekonomi dhe kulturë. Më shumë të dhëna për këtë, fakte interesante për Gjermaninë, por edhe informacione praktike dhe udhëzime, Ju mund të gjeni këtu.

Ne Ju ofrojmë informacione dhe linqe lidhur me temat:

- Gjermania dhe marrëdhëniet gjermano-maqedonase
- Politika e jashtme dhe ajo evropiane e Gjermanisë
- Çështje lidhur me viza, mundësi studimi, kontakte në Gjermani
- Çështje konsullore për shtetasit gjerman
- Aktivitetet e Ambasadës Gjermane në Shkup
- Institucione gjermane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pyetjet dhe sygjerimet Tuaja janë gjithmonë të mirëseardhura! Formularin e kontaktit e keni në dispozicion.
Ju uroj shumë argëtim dhe sukses gjatë lundrimit në internet dhe gjatë udhëtimit Tuaj virtual në Gjermani.

Me nderime

Anke Holstein
Ambasadore