Rr. Lerinska 59, 1000 Shkupi
Zyra e vizave, në parim, është e hapur vetëm për aplikues me termin të vlefshëm ose për ata që duhet të paraqesin dokumente plotësuese në kohën e përcaktuar.
Për çështje të tjera konsullore, Zyra ligjore dhe konsullore është e hapur nga e hëna deri të enjten, prej orës 14:00 deri në orën 15:00, pa termin të caktuar paraprakisht.
Njoftim i rëndësishëm lidhur me parkimin:
Meqenëse rruga Lerinska është e ngushtë dhe ka qarkullim në të dyja drejtimet, për fat të keq nuk ka mundësi parkimi drejtpërdrejt përpara ndërtesës.
Për të siguruar në çdo kohë kalimin e lirë të banorëve dhe të automjeteve të shërbimeve të emergjencës, ju lutemi të mos parkoni në rrugën Lerinska.
Në rrugët anësore përreth, shumë pranë ndërtesës, mund të gjeni vende të përshtatshme për parkim.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Pyetjet lidhur me vizat do të përgjigjen vetëm përmes emajlit. Para se të na kontaktoni, Ju lutemi lexoni fillimisht informacionet në faqen tonë të internetit dhe në fletët përkatëse të informacionit.
Ambasada është e paaksesueshme për persona me aftësi të kufizuara fizike për shkak të mungesës së infrastrukturës përkatëse.