Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Udhëzime të përgjithshme
Në fushën e sigurime shoqërore, ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut zbatohet marrëveshja për sigurimet shoqërore e datës 8 korrik 2003. Sigurimi gjerman për pension Bayern Süd (Deutsche Rentenversicherung Bayern Süd) është një nga organet ndërlidhëse për zbatimin e kësaj marrëveshjeje në fushën e sigurimit ligjor të pensioneve.
Informacione dhe udhëzime të mëtejshme mund të gjeni në këtë link.
Informacione lidhur me pagesën e pensionit tuaj mund të gjeni këtu

Udhëzime aktuale lidhur me certifikatën e jetës 2024
Udhëzime të përgjithshme lidhur me certifikatën e jetës 2024 mund të gjeni në këtë link.

Nga viti 2024, dëshmia vjetore e jetës mund të sigurohet fizikisht përmes një formulari ose në formë digjitale. Informacione më të hollësishme për të dyja procedurat mund të gjeni në:
www.rentenservice.de/LB
www.rentenservice.de/DLN

Dëshmia në formë digjitale aktualisht nuk është e mundur për përfituesit e pensioneve me banim në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, informacione të mëtejshme mbi certifikatën e jetës përmes formularit mund të gjeni këtu.

Nëse dëshironi që certifikatën tuaj të jetës ta vërtetoni në Ambasadën Gjermane në Shkup, atëherë ju lutemi vini re udhëzimet e mëposhtme:

Ju mund të paraqiteni në Ambasadë, pa caktuar termin, në çdo ditë pune nga e hëna deri të enjten nga ora 14:00 deri në ora 15:00.

Ju patjetër duhet të paraqiteni personalisht! Ju lutemi të sillni me vete një dokument zyrtar identifikimi me fotografi (p.sh. pasaportë, kartë identiteti). Në rast se nuk jeni në gjendje të paraqiteni për arsye shëndetësore, këtë mund ta bëjë për ju një person të cilit i besoni. Në këtë rast është i domosdoshëm vërtetimi mjekësor (jo më i vjetër se 48 orë) në pjesën e pasme të certifikatës së jetës në pjesën C1.

Lëshimi i certifikatës së jetës për qëllime pensioni bëhet pa paguar tarifë (Përjashtime: pensionet e kompanisë, pensionet shtesë, p.sh. nga sigurimet private për pension apo pensione nga vendet e huaja: për këtë ka një formular të gatshëm, ndërsa tarifa me kartë krediti është 34,10 euro).