Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kërkesa më është refuzuar.

15.06.2022 -

Si duhet të veproj?

Rregulla mbi ankesën
Nëse kërkesa Juaj për vizë është refuzuar dhe Ju nuk pajtoheni me këtë vendim,  mund të parashtroni ankesë  (të kundërshtoni refuzimin e vizës).
Ankesa duhet të paraqitet në formë të shkruar, në gjermanisht ose anglisht (ose e përkthyer) të përmbajë datën kur Ju e keni shkruar dhe e nënshkruar nga Ju personalisht.
Vetëm vetë aplikuesi (në rastin e të miturve, prindërit me kujdestari) ose një person i tretë, i autorizuar me shkrim, mund të parashtrojë ankesë. Në rast të tillë, ankesës duhet t‘i bashkëngjitet autorizimi.
Ankesa duhet të dorëzohet në Ambasadë brenda një muaji, nga data e shpalljes së vendimit të refuzimit. Si datë e shpalljes zakonisht llogaritet data e dërgimit të refuzimit në emajlin Tuaj.

Udhëzime të rëndësishme
Ankesa ka kuptim vetëm nëse mund të deklaroni fakte ose të paraqisni dokumente që kundërshtojnë  arsyet e refuzimit ose nëse gjendja faktike ka ndryshuar në favorin Tuaj.

Procedura
Pas pranimit të ankesës, kërkesa Juaj për vizë do të rishqyrtohet. Dokumentat e reja do të kontrollohen dhe vërtetohen gjatë shqyrtimit.
Nëse pas rishqyrtimit të kërkesës mënjanohen arsyet e refuzimit, do të  miratohet viza. Në rastin e kundërt, Ju do të merrni një njoftim lidhur me ankesën, ku shpjegohen në mënyrë të detajuar arsyet përse kërkesa Juaj për vizë është refuzuar. Kundër këtij vndimi Ju gjithashtu mund të parashtroni kërkesë-padi në Gjykatën administrative në Berlin.
Periudha e shqyrtimit zgjatë rreth 3 muaj, nga data e mbërritjes së ankesës në Ambasadë. Nëse duhet të konsultohen autoritete të brendshme, sidomos Zyrat për të huaj, procedura mund të zgjatë edhe më shumë. Andaj  Ju lutemi të mos parashtroni pyetje për gjëndjen e kërkesës Suaj, para se të kalojnë 3 muaj.