Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

VIZË PËR TË GJETUR NJË VEND PËR KUALIFIKIM/TRAJNIM PROFESIONAL (§17 Abs. 1 AufenthG)

Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.

Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.

Gjatë procedurës së shqyrtimit të kërkesës, Ambasada duhet të verifikojë nëse për personat që parashtrojnë kërkesë për vizë ekzistojnë të dhëna për ndonjë shkelje ligjore në Gjermani.  Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 2 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel. Nëse aplikuesi ka qëndruar më herët në Gjermani, procedura e shyrtimit mund të jetë edhe më e gjatë, sepse duhet kontaktuar edhe autoritet përgjegjëse në Gjermani.  Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.

Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 1 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!

Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:

  • 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Ju lutemi printoni të gjitha faqet e aplikacionit dhe bashkëngjitni të gjitha faqet së bashku me kodin QR.
  • 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
  • Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
  • 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi  1 fotografi ta ngjitni në formularin për vizë kombëtare, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 fotografi të tretë shtesë duhet të keni me vete.
  • Pasaportë e vlefshme, në original dhe 1 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme  së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
  • Tarifa - Tarifa është 75,00 euro. Tarifat mund të paguhen ose me para të gatshme në banknota EURO ose me kartë krediti, monedhat nuk pranohen.
  • Biografia (CV) në gjuhën gjermane që përmbanë të dhëna mbi shkollimin e deritanishëm, e nënshkruar nga vetë personi.
  • Letra motivuese me të dhënat lidhur me kualifikimin e synuar (sektori, rajoni, vendi i qëndrimit të planifikuar/vendbanimi etj.) gjuhën gjermane dhe e nënshkruar nga vetë personi.
  • Dëshmi mbi finansimin e qëndrimit, shuma mjore bruto pë mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit duhet të jetë 1.027,- еuro, në formën e një:
    Deklrate detyrimi (fletëgarancion) – Verpflichtungserklärung (e lëshuar nga Zyra për të Huaj) nga një person që jeton në Gjermani për tërë qëndrimin, në origjinal dhe 1 fotokopje, ose
    Vërtetim nga ndonjë bankë gjermene për hapjen e xhirollogarisë së bllokuar (“Sperrkonto”) në emrin Tuaj, me shumën mujore prej 1.027,- euro në origjinal dhe 1 fotokopje.
  • Dëshmi mbi përfundimin e shkollimit, diplomë e kualifikimit të njohur shkollor ose të krahasueshëm, i cili ju mundëson të regjistroheni në ndonjë universitet në Gjermani, në origjinal dhe përkthim në gjuhën gjermane me nga 1 fotokopje.
  • Konfirmim i printuar nga Baza e të Dhënave ANABIN që diploma Juaj e shkollës ju mundëson të regjistroheni në ndonjë universitet në Gjermani.
  • Dëshmi  mbi njohuritë e gjuhës gjermane të nivelit gjuhësor B2, në origjinal dhe 1 fotokopje.
  • Si çertifikata legale për njohuri gjuhësore vlejnë çertifikatat e Goethe Institut-it, Çertifikata ÖSD (Österreichisches Sprachdiplom) ose çertifikata të lëshuara nga shkolla të licencuara për mësimin e gjuhës (Telc GmbH) ose ECL. Më shumë informacione mund të gjeni këtu

UDHËZIMPARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG

U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.

Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.

Shkup / Skopje ___________________               Nënshkrimi / Unterschrift ______________________