Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

VIZË PUNE ME ARSIM TË NJOHUR UNIVERSITAR (§18 b Abs. 1 AufenthG)

Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.

Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.

Gjatë procedurës së shqyrtimit, Ambasada vendimin e merr në bashkëpunim me Zyrat përkatëse për të huaj në Gjermani. Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 3 deri 4 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel, shpeshherë kjo kohë është edhe më e gjatë. Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.

Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 1 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!

Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:

  • 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Ju lutemi printoni të gjitha faqet e aplikacionit dhe bashkëngjitni të gjitha faqet së bashku me kodin QR.
  • 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
  • 1 formular udhëzimi për ekzistencën e një oferte pune, të nënshkruar me dorë
  • Të dhëna plotësuese për kontaktintë plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
  • 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi t'i ngjitni në formularin, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
  • Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 2 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme  së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
  • Tarifa - Tarifa është 75,00 euro. Tarifat mund të paguhen ose me para të gatshme në banknota EURO ose me kartë krediti, monedhat nuk pranohen.
  • Deklaratë për punësim - Agjensioni Federal për Punësim (Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis - Bundesagentur für Arbeit), (jo më e vjetër se 6 muaj): e plotësuar  tërësisht (çdo pikë) dhe e  nënshkruar nga punëdhënësi, në origjinal dhe 2 fotokopje.
  • Punëdhënësit i rekomandohet, para nënshkrimit të kontratës të interesohet në Agjensionin Federal për Punësim në Gjermani për nivelin aktual të pagës për vendin konkret të punës.
  • Biografia (CV)gjuhën gjermane e nënshkruar nga vetë personi.
  • Dëshmi mbi përfundimin e shkollimit të lartë (diplomë dhe pasqyrë notash), në origjinal me përkthim në gjermanisht dhe 1 fotokopje.
  • Dëshmi mbi njohjen e shkollimit të lartë, edhe atë:
    1.    Konfirmim i printuar nga Baza e të Dhënave ANABIN nëse njihet diploma Juaj e shkollës së lartë ose është e  krahasueshme.

    Kërkimi në ANABIN duhet gjithmonë të bëhet si në pikëpamje të diplomës universitare, ashtu edhe të universitetit (nëse konsiderohet e krahasueshme shkolla e lartë dhe diploma (Vergleichbarkeit: Hochschule H + und Abschluss: entspricht).
    OSE

    2.    Vlerësimi i çertifiktës për mbarimin e shkollimit të lartë (Zeugnisbewertung) nga Zyra Qendrore për Arsimin e Huaj (Zentralstelle für ausländisches Bildungswesen – ZAB), në origjinal dhe 2 fotokopje.
  • Në qoftë se shkollimi Juaj universitar ose fakulteti nuk njihen ose nuk janë të barazvlefshëm në Gjermani, ekuivalenca e dipolmës Suaj universitare duket patjetër të konfirmohet.
  • Informacione lidhur me procedurën, autoritetet përkatëse dhe dokumentet e nevojshme mund të gjeni këtu.
  • Dëshmi plotësuese për profesione të rregulluara me ligj, për të cilat nevojitet leje për ushtrimin e veprimtarisë (si psh. mjekë, inxhinierë, etj.):
    - Leje për ushtrimin e profesionit (Berufsausübungserlaubnis) nga Zyra përkatëse për njohje, në origjinal dhe 2 fotokopje.
    Listën e profesioneve të rregulluara eme ligj (reglementierte Berufe) mund ta gjeni në linkun këtu.
    Informacione lihdur me procedurën e njohjes së kualifikimit, autoritetet përkatëse dhe dokumentet e nevojshme mund të gjeni këtu.
  • Dëshmi plotësuese për profesione të rregulluara me ligj (mjekë, veterinerë, dentistë, farmacistë, etj.):
  • - Dëshmi mbi njohori të gjuhës gjermane  në  fushën e profesionit të caktuar (Fachsprachkenntnisse) të nivelit C1, në origjinal dhe 2 fotokopje.

    Si çertifikata legale për njohuri gjuhësore vlejnë çertifikatat e Goethe Institut-it, Çertifikata ÖSD (Österreichisches Sprachdiplom) ose çertifikata të lëshuara nga shkolla të licencuara për mësimin e gjuhës (Telc GmbH) ose ECL. Më shumë informacione mund të gjeni këtu.
  • Dëshmi plotësuese për profesione në fushën e shëndetësisë:
  • - Dëshmi mbi njohuri të gjuhës gjermane të nivelit gjuhësor B2, në origjinal dhe 2 fotokopje.
  • Për persona mbi 45 vjeç, në mënyrë plotësuese: Dëshmi për  mjete të mjaftueshme jetese pas pensionimit. Dëshmia mund të paraqitet në formë të: pagës minimale mujore bruto prej 4.015,00 euro (2023)

    OSE

    Dëshmi mbi mjete përktëse jetese pas pensionimit, në origjinal dhe  2 fotokopje, në raste të caktuara edhe përkthim në gjermanisht (të ardhurat nga fondi pensional shtetëror/privat, sigurim jetësor, etj. Për shembull: Vërtetim mbi të dhënat për vitet e punës dhe pagën nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut - FSPIMV).

UDHËZIMPARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG

U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.

Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.

Shkup / Skopje ___________________               Nënshkrimi / Unterschrift ______________________