Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

PUNËSIM NË FUSHËN E INFERMIERISË

Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Më rast se kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.

Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Në raste të veçanta, gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë,  mund të kërkohen dokumente plotësuese që nuk janë përmendur këtu. Kërkesat e paplotësuara në tërësi dhe dokumentet e paplota mund të çojnë në refuzimin e kërkesës për vizë.

Gjatë procedurës së shqyrtimit, Ambasada e merr vendimin në bazë të bashkëpunimit me Agjencinë Federale të Punësimit, eventualisht me Zyrën kompetente për të huaj në Gjermani. Procedura zgjatë zakonisht 3 deri 4 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel, në raste individuale kjo kohë është edhe më e gjatë. Ambasada do t’ju njoftojë menjëherë, sapo të ketë një vendim përfundimtar. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës suaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.

Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 1 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!

Gjatë aplikimit, varësisht nga kategoria, duhet të paraqiten/dëshmohen dokumentet vijuese:

  • 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht) në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Ju lutemi printoni të gjitha faqet e aplikacionit dhe bashkëngjitni të gjitha faqet së bashku me kodin QR.
  • 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
  • 1 formular udhëzimi për ekzistencën e një oferte pune, të nënshkruar me dorë
  • Të dhëna plotësuese për kontaktin,të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
  • 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi t'i ngjitni në formularin, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
  • Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 1 fotokopje. Pasaporta duhet të ketë të paktën 2 faqe të zbrazura (pa vula).
  • Tarifa - Tarifa është 75,00 euro. Tarifat mund të paguhen ose me para të gatshme në banknota EURO ose me kartë krediti, monedhat nuk pranohen.
  • Deklaratë për marrëdhënie pune - Agjensioni Federal për Punësim (Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis - Bundesagentur für Arbeit), (jo më e vjetër se 6 muaj):

    e plotësuar  tërësisht (çdo pikë) dhe e  nënshkruar nga punëdhënësi, në origjinal dhe 1 kopje.
    Punëdhënësit i rekomandohet, para nënshkrimit të kontratës të interesohet në Agjencinë Federale të Punësimit në Gjermani për nivelin aktual të pagës në vendin dhe sektorin e caktuar.

  • Dëshmi mbi kualifikimin profesional, Diplomë mbi kualifikimin e kryer profesional për punonjës të kualifikuar shëndetësor në fushën e infermierisë dhe kujdestarisë për të moshuar, në origjinal me përkthim në gjermanisht dhe 1 kopje.
  • Për persona mbi 45 vjeç, në mënyrë plotësuese:
    Dëshmi për mjete të mjaftueshme jetese pas pensionimit. Dëshmia mund të paraqitet në formë të:
    - pagës minimale mujore bruto prej 4.015 euro (2023)
    - pagës minimale mujore bruto prej 4.152,50 euro (2024)  ose
    Dëshmi mbi mjetet përkatëse jetese pas pensionimit, në origjinal dhe 1 kopje, në raste të caktuara edhe përkthim në gjermanisht (të ardhurat nga fondi pensional shtetëror/privat, sigurim jetësor dhe të ngjashme).

  • Dëshmi mbi njohjen e  arsimit profesional në Gjermani:
    Dokument nga autoritetet gjermane për njohje lidhur me përcaktimin e ekuivalencës së arsimit profesional, në origjinal dhe 1 kopje.

    Parakusht për të ushtruar një veprimtari të kualifikuar në Gjermani është njohja e arsimit profesional. Ekuivalenca e diplomës suaj të arsimit profesional duhet të përcaktohet në një procedurë njohjeje në Gjermani para se të aplikoni për vizë. Autoriteti përkatës për njohjen e profesionit tuaj konstaton nëse kualifikimi juaj është ekuivalent me arsimin profesional në Gjermani dhe ju lëshon lejen të mbani referencën e profesionit “infermier/e”.

    Informacione lidhur me procedurën e njohjes së arsimit profesional, autoritetet kompetente dhe dokumentet e duhura mund të gjeni këtu.
  • Dëshmi mbi njohjen e gjuhës gjermane të nivelit B2, në origjinal dhe 1 kopje.
    Certifikata të pranueshme gjuhësore janë certifikatat gjuhësore të Goethe-Institutit, të ÖSD-së ose të një shkolle të gjuhëve të licencuar nga TELC ose ECL. Informacione plotësuese mund të gjeni këtu
  • Informacione lidhur me procedurën e përshpejtuar për punonjës të kualifikuar mund të gjeni këtu.

  • Fletë shtesë për masat e përshtatjes, Fletë shtesë A - Agjencia Federale e Punësimit, (jo më e vjetër se 6 muaj): e plotësuar tërësisht (çdo pikë) dhe e nënshkruar nga punëdhënësi, në origjinal dhe 1 kopje.
    Nëse për njohjen e arsimit profesional duhet të zbatohen masa përkatëse për kualifikim në Gjermani, punëdhënësi juaj i ardhshëm duhet ta plotësojë gjithashtu fletën shtesë.
  • Dëshmi mbi deficitin e konstatuar aktual lidhur me njohjen e kualifikimit profesional :
    Vendim për deficitin e konstatuar nga autoritetet kompetente në Gjermani (Dhoma e mjekëve, Qeveria e Qarkut, etj.), në origjinal dhe 1 kopje.
    Autoriteti kompetent për njohjen e profesionit tuaj konstaton se për njohjen e diplomës suaj duhet t’u nënshtroheni masave për kualifikim në Gjermani.
    Me vendimin për deficitin e konstatuar do të konstatohen dallimet ndërmjet kualifikimit profesional në Gjermani dhe kualifikimit tuaj jashtë Gjermanisë dhe do të përcaktohen orët dhe masat e nevojshme që duhet të ndiqni.
  • nëse parashihet me vendimin për deficit, në mënyrë plotësuese duhet të paraqiten edhe: fletëregjistrimi për kurse teorike, masa të ndërmarrjes për kualifikim (me plan për trajnim) ose kurse për përgatitjen e provimeve, në origjinal dhe 1 kopje.
  • nëse parashihet me vendimin për deficit, në mënyrë plotësuese duhet të paraqiten edhe: fletëregjistrimi i provimit të njohurive profesionale dhe eventualisht fletëregjistrimi për kurse përgatitore për provimin e njohurive profesionale, në origjinal dhe 1 kopje.
  • nëse në kuadër të masave për kualifikim parashihet të ndiqet një kurs i gjuhës gjermane, në mënyrë plotësuese duhet të paraqiten edhe: vërtetimi i regjistrimit nga shkolla e gjuhëve me të dhëna për fondin javor të orëve të kursit të rezervuar (kurs intensiv me të paktën 18 orë në javë) dhe vërtetimi për pagesën e tarifës së kursit, në origjinal dhe 1 kopje.
  • Plani i trajnimit profesional, në origjinal dhe 1 kopje.
    Punëdhënësi në Gjermani është në të shumtën e rasteve edhe trajnues. Prandaj ai duhet të bëjë edhe një plan trajnimi, nga i cili del se kur dhe në çfarë vëllimi do të ndiqen përmbajtjet e dhëna në vendimin për deficit dhe me atë të sigurohet se ka në dispozicion kohën e nevojshme për masat e njohjes profesionale.
  • Dëshmi mbi njohjen e gjuhës gjermane të nivelit B1, në origjinal dhe 1 kopje.
    Certifikata të pranueshme gjuhësore janë certifikatat gjuhësore të Goethe-Institutit, të ÖSD-së ose të një shkolle të gjuhëve të licencuar nga TELC ose ECL. Informacione plotësuese mund të gjeni këtu.

  • Dëshmi mbi njohjen e arsimit profesional në Gjermani me Referencën e profesionit – Ndihmës infermier/e:
    Dokument nga autoritetet gjermane për njohje lidhur me përcaktimin e ekuivalencës së arsimit profesional, në origjinal dhe 1 kopje.
    Ekuivalenca e diplomës suaj të arsimit profesional duhet të përcaktohet në një procedurë njohjeje në Gjermani para se të aplikoni për vizë. Autoriteti përkatës për njohjen e profesionit tuaj konstaton nëse kualifikimi juaj është ekuivalent me arsimin profesional në Gjermani si ndihmës infermier dhe ju lëshon lejen të ushtroni profesionin që ju është njohur.
    Informacione lidhur me procedurën e njohjes së arsimit profesional mund të gjeni këtu
  • Në raste të caktuara, leje për ushtrim të profesionit nga Zyra e njohjes së diplomave për profesionet e rregulluara me ligj, për të cilat sipas dispozitave juridike të landeve është e nevojshme leje për ushtrim të profesionit, në origjinal dhe 1 kopje.
    ALTERNATIVË: Vërtetim nga Zyra kompetente, se për profesionin përkatës nuk është e nevojshme të keni leje për ushtrim të profesionit, në origjinal dhe 1 kopje.
  • Dëshmi mbi njohjen e gjuhës gjermane të nivelit B1, në origjinal dhe 1 kopje.
    Certifikata të pranueshme gjuhësore janë certifikatat gjuhësore të Goethe-Institutit, të ÖSD-së ose të një shkolle të gjuhëve të licencuar nga TELC ose ECL. Informacione plotësuese mund të gjeni këtu.

  • Në raste të caktuara leje për ushtrim të profesionit nga Zyra e njohjes së diplomave për profesionet e rregulluara me ligj, për të cilat sipas dispozitave juridike të landeve është e domosdoshme leje për ushtrim të profesionit, në origjinal dhe 1 kopje.
    ALTERNATIV: Vërtetim nga Zyra kompetente, se për profesionin përkatës nuk është e nevojshme të keni leje për ushtrim të profesionit, në origjinal dhe 1 kopje.
  • Dëshmi mbi njohjen e gjuhës gjermane të nivelit B1, në origjinal dhe 1 kopje.
    Certifikata të pranueshme gjuhësore janë certifikatat gjuhësore të Goethe-Institutit, të ÖSD-së ose të një shkolle të gjuhëve të licencuar nga TELC ose ECL. Informacione plotësuese mund të gjeni këtu.
  • Nëse ka, Dëshmi mbi kualifikimin profesional, Diplomë mbi kualifikimin e kryer profesional për punonjës të kualifikuar shëndetësor në fushën e infermierisë dhe kujdestarisë për të moshuar, në origjinal me përkthim në gjermanisht dhe me nga 1 kopje.

Informacione lidhur me procedurën e përshpejtuar për punonjës të kualifikuar mund të gjeni këtu.

UDHËZIM – PARASHTRIM I KËRKESËS PËR VIZË
U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet më tej për shqyrtim vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet që janë të shënuara në fletë-informacion. Kërkesat e paplota do të refuzohen dhe tarifa e paguar për vizë nuk kthehet..

Shkup,  ___________________                     Nënshkrimi ______________________