Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Procedurë e përshpejtuar për punonjës të kualifikuar (§81a AufenthG)

24.02.2025 -

Procedura e përshpejtuar për punonjës të kualifikuar e shkurton procedurën e njohjes së arsimit profesional dhe procedurën e miratimit të vizës dhe mund të përdoret për:

  • Punonjës të kualifikuar me arsim të mesëm profesional
  • Punonjës të kualifikuar me  arsim profesional universitar
  • Persona me kualifikim të lartë (Karta e Kaltër EU)
  • Kërkues shkencorë/shkencëtarë 
  • Ekspertë për pozita udhëheqëse 
  • Arsim profesional dhe trajnim i mëtejshëm në sipërmarrje 
  • Punonjës të kualifikuar të TI-së pa arsim profesional

Informacionet/hapat vijues janë me rëndësi: 

  1. Ju e autorizoni punëdhënësin e ardhshëm/institucionin arsimor, që të fillojë me procedurën e përshpejtuar për punonjës të kualifikuar pranë Zyrës përkatëse për të huaj (“Ausländerbehörde”) në Gjermani. Mostrën e autorizimit mund ta gjeni këtu
  2. Zyra për të huaj e këshillon punëdhënësin tuaj të ardhshëm/institucionin arsimor, e mbështetë në zbatimin e procedurës për njohjen e kualifikimit jashtë vendit dhe e siguron pëlqimin nga Agjencia Federale për Punësim. Autoritetet përkatëse për njohjen e kualifikimit dhe Agjencia Federale për Punësim janë të obliguara ta shqyrtojnë kërkesën brenda një afati rë caktuar kohor. 
  3. Kur të jenë plotësuar të gjitha kushtet, Zyra për të huaj lëshon dokumentin e ashtuquajtur Pëlqim/miratim paraprak (Vorabzustimmung), të cilin jua dërgon punëdhënësi. Në dokumentin në fjalë janë të theksuara cilat kopje të dokumenteve janë shqyrtuar, të cilat ju gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë në Ambasadën gjermane duhet t’i dorëzoni në origjinal. 
  4. Do t’i renditni dokumentet (siç është përshkruar më poshtë) në Portalin për shërbime konsullore (Auslandsportal) dhe në takimin e caktuar i sillni me vete vetëm dokumentet që duhet të dorëzohen në origjinal.
  5. Anëtarët e familjes suaj i përgatisin dokumentet e parashtrimit të kërkesës sipas Fletëve tona informuese. Fatkeqësisht, anëtarët tuaj të familjes ende nuk mund të përdorin Portalin për shërbime konsullore për të përgatitur dokumentet e tyre. Megjithatë, ata mund të vijnë me ju së bashku në takimin e caktuar.
  6. Vendimi lidhur me kërkesën për vizë, të parashtruar me të gjitha dokumentet e nevojshme në Ambasadën gjermane, zakonisht merret brenda 3 javësh.
  7. Tarifa për procedurën e përshpejtuar për punonjës të kualifikuar në Zyrën për të huaj është 411,- euro. Kësaj i shtohet tarifa për vizën 75,- euro, si dhe tarifa për njohjen e kualifikimit profesional. 

Informacione të mëtejshme gjithashtu mund të gjenden këtu.  

Kërkesën për vizë me Pëlqim paraprak në procedurë të përshpejtuar për punonjës të kualifikuar e përgatitni online në Portalin për shërbime konsullore (Auslandsportal). Zyra e vizave do t'ju japë informatë kthyese individuale për kërkesën tuaj, kështu që në takimin tuaj të caktuar do të vini vetëm me dokumentet e nevojshme origjinale.

Formularin e kërkesës mund ta plotësoni drejtpërdrejtë në Portalin për shërbime konsullore (Auslandsportal) dhe aty t’i ngarkoni dokumentet e nevojshme.

Tarifa është 75,00 Euro dhe paguhet në takimin tuaj personal. Tarifa mund të paguhet me para në dorë, në bankënota EURO (monedhat nuk pranohen) ose me kartë krediti.